-
Ambasadori frances: Shqipëria jo
Nga Korça, ambasadori fracez Bernard Fitoussi, deklaroi se Shqipëria nuk është vend pritës i emigrantëve sirianë, por ai nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë në të ardhmen nëse emigrantët do të përdornin Shqipërinë si vend tranzit. Sipas tij ende nuk ka një vendim nga BE.
vend pritës i sirianëve, s'ka vendim
12 Nëntor 2015, 18:43 -
-
“VodafoneBooks” ja aplikacioni
Vodafone Albania sjell një tjetër risi duke prezantuar në treg bibliotekën e parë dixhitale. Tani, me Vodafone ju mund të lexoni libra me një klik të vetëm nga Smartphoni juaj, në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni. Vodafone Albania, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria” prezantuan sot për herë të parë gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Kombëtar të Librit, aplikacionin VodafoneBooks.
ku mund të lexoni online librat tuaj
12 Nëntor 2015, 09:32 -
Tiranë, përplasje mes grupeve
Enton Nika, 30 vjeç, nga Tirana, mbeti i vdekur pasi u qëllua nga persona ende të panjohur në parkimin e bar restorant "Muraga" i cili ndodhet në rrugën nacionale Tiranë- Dajt. I plagosur në ngjarje mbeti edhe Ismet Gaxheri 30 vjeç, bashkëpronar i restorantit ku ndodhi ngjarja. Nika mësohet se ka qenë në ambientet e restorantit mikun e tij, Gaxheri, kur dy persona që gjithashtu dyshohet se kanë qenë duke drekuar, kanë nisur të debatojnë me të. Po ashtu personat kanë goditur me grushte dhe sende të forta viktimën, ndërsa më pas ka ndërhyrë miku i tij, bashkëpronari i restorantit ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. FOTO
vritet anëtari i bandës "Gaxhait"
11 Nëntor 2015, 14:46 -
Fotolajm/ Një pyetje në testimin
Rreth 19 mijë mësues në Tiranë ju nënshtruan të martën testimit online për të vlerësuar njohuritë e tyre, por alternativat për pyetjet duket se nuk kanë qenë të formuluara saktë. Në rrjetet sociale është publikuar e fotografuar nga kompjuteri pyetja e katërt e testit: Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re, ju duhet:
online që bëri "lëmsh" mësuesit
11 Nëntor 2015, 12:54 -
Banka Societe Generale Albania
Në një ceremoni të posaçme, u inaugurua rinovimi i degës së Bankës Societe Generale Albani në qytetin e Korçës. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin ambasadori i Francës Bernard Fotiussi, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe shumë klientë dhe bashkëpunëtarë të kësaj dege.
inauguron Degën e Rinovuar në Korçë
11 Nëntor 2015, 12:07 -
FOTOLAJM / Kreu i PBDNJ-së
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka shfrytëzuar dekorimin e zv.presidentit amerikan, Joe Biden me çmimin “Athenagorac” për ta takuar atë në Ju-Jork. Dule, i cili ka publikuar dhe foton me Biden thotë se e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në luftën për të drejtat e njeriut.
me zv.presidentin amerikan Biden
7 Nëntor 2015, 22:11 -
Sekuestro tokës 9 mln € të 100
Plazhi i njohur si gjiri i Llamanit në bregdetin e jugut është sekuestruar për llogari të prokurorisë së Vlorës e cila po heton 7 persona për falsifikim dokumentesh. Pronar i 45 hektarë truall me vlerë tregu prej 9 milion euro rezulton 100-vjeçari nga Himara, Jani Qirici për të cilin prokuroria ka dyshime se është përdorur për të kamufluar falsifikimet e kryera me pronën shtetërore e regjistruar në hipotekë si pronë pyll.
vjeçarit në plazhin e Llamanit
7 Nëntor 2015, 10:42 -
-
E rrallë/ "Macja qen" në Tropojë
Një ngjarje e rrallë vjen nga zona Lekbibaj e Tropojës. Një mace e egër në përmasat e një qeni ka ngrënë një gic dhe 2-3 pula të një banori të zonës. Edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.
fshatari e "burgos" pasi i hëngri...
3 Nëntor 2015, 09:36 -
Tender për stresin, OSHEE i jep
Drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë zgjedhur ti japin 727 milion lek (te vjetra) një kompanie private,e cila do kryejë trajnimin e stafit të OSHEE brenda një afati 120 ditor. Kompania që është shpallur fituese nga procedura e OSHEE, është “ABKONS” dhe administrohet nga shtetasit Besnik Leskaj, Redjan Basha dhe Arta Gurabardhi. Ndërkohë Besnik Leskaj deklaron per Shqiptarja.com se ABKONS qe ishte i vetmi garues,u terhoq pas shpalljes sw rezultatit dhe me pas tenderi është anulluar.
727 milionë lekë firmës ABKONS
2 Nëntor 2015, 18:38 -
-
Policia ndihmon Samir Manen
Një tjetër rast si "Laguna blu" shpërthen këtë herë në qendër të Tiranës. Çifti Aleksandër Frangaj-Samir Mane ndihmohen nga policia për të bllokuar në mënyrë të paligjshme parkimet e banorëve në rrugën publike poshtë superpallatit Ambasador 3. Qëllimi? Shitja e garazheve të Mane-Frangajt, të mbetura stok. Banorët peticion: Abuzim flagrant me pronën e përbashkët! "Laguna blu" banorët qëllojnë me 1000 vezë vilën e Frangajt
kundër banorëve për parkingjet
2 Nëntor 2015, 16:43 -
Rasti i rrallë,10-vjeçari me trompozë
Kristi Maze, një 10 vjeçar nga Pogradeci i shtruar në Pavionin e Pediatrisë Speciale prej më shumë se një viti ndodhet me një këmbë në varr e një jashtë. Kjo pasi ai vuan nga tromboza në mëlçi ose sindroma Budd-Chiari dhe vetëm transplanti i mëlçisë do të mund ta shpëtonte .
në mëlçi, familjarët kërkojnë ndihmë
2 Nëntor 2015, 13:53 -
Varri i dëmtuar në Kishën e Pllanës
Pas raportimit të ditës së djeshme për dëmtimin e Kishës së Pllanës në qytetin e Lezhës ka reaguar ministria e Kulturës e cila përmes një njoftimi për mediat sqaron se nuk ka asnjë prekje të saj as tentativë plackitjeje, por është dëmtuar një varr i vjetër i një banori të fshatit.
Ministria Kulturës: Jo momunent
31 Tetor 2015, 17:38 -
Himn për jetën e pasionin në TIFF
Gara ne TIFF/ "Xhilda dhe Martini po kalojnë disa ditë në hotelin e një province. Ajo është shtatzënë dhe nuk do ta mbajë fëmijën ndërsa Martini përpiqet ta bindë të krijojnë një familje së bashku……” Këtu nis dilema mes zgjidhjes dhe zgjedhjes, e një historie njerëzore që regjisorja Suela Bako sjell në filmin e saj të pestë “Mëngë këmishe”
Suela Bako sjell “Mëngë këmishe”
31 Tetor 2015, 17:22 -
Fotolajm/ Zyrtarisht kryetari i PD!!
Një foto me përmasa kaq të mëdha sapo e sheh të sjell ndër mënd diktatorin Hoxha. Por këtu nuk jemi në një zyrë të Partisë Komuniste por në një të Partisë Demokratike, dhe ky në foto është kreu i të djathtëve Lulzim Basha.
Basha në poster gjigand si Hoxha
31 Tetor 2015, 15:46 -
Apeli lë në burg Ballistin, fati i
Gjykata e Apelit vendosi të lë në burg Ismail Morinën njohur ndryshe si ”Ballistin e dronit”. Apeli la kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe rrëzoi kërkesën e avokatit Ardian Visha i cili kërkoi lirinë për të riun nga Kukësi të arrestuar me armë pa leje. Visha tha pas seancës gjyqësore tha se do të bëjë rekurs të vendimit. Ne sallen e gjyqit edhe nena e Morines, perlotet kur shikon djalin. Po ashtu per te ndjekur seancen edhe 18-vjecari qe qelloi me gure autobusin me ekipin serb.
tij vendoset në Gjykatën e Lartë
30 Tetor 2015, 10:41 -
Afganistani dhe Pakistani bashkë
Afganistani së bashku me Pakistanin po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti 7.5 ballë që preku të hënën këto dy vende. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e thella malore për të shpërndarë ushqime dhe veshmbathje për njerzit në nevojë. FOTO
për të ndihmuar njerëzit pas tërmetit
Tërmeti,150 të vrarë,qindra të plagosu
27 Tetor 2015, 10:11 -
Afganistani bilanci nga tërmeti mbi
Afganistani së bashku me Pakistanin po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti 7.5 ballë që preku të hënën këto dy vende. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e thella malore për të shpërndarë ushqime dhe veshmbathje për njerzit në nevojë. FOTO
300 të vdekur dhe 2000 të plagosu
27 Tetor 2015, 10:11 -
Tiranë, tentoi të vrasë gruan me
Një 54 vjeçar nga Tirana në gjendje të rënduar psiqike mëngjesin e sotëm ka nxjerrë armën për të vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten. Skena është parë nga vajza e familjes e cila ka qëndruar pranë të atit Besim Pengili duke mos e lejuar kështu të vetëvritej.
urdhër mbrojtje, vajza ndalon krimin
27 Tetor 2015, 09:06