-
Peleshi letër SafeJournalist: Asnjë masë kufizuese ndaj gazetarëve, të hapur të diskutojmë procedurat e akreditimit me standardet e BE! Organizata: Merrni masa konkrete
Peleshi thotë se nuk kanë marrë masa kufizuese ndaj gazetarëve por shton se janë të hapur për të përmirësuar procedurat e akreditimit dhe komunikimit me standardet ndërkombëtare. Organizata, në reagim të përgjigjes së kryetarit të Kuvendit, thotë se duhet të merren masa dhe veprime konkrete.
28 Tetor 2025, 13:56 -
-
-
Përfundon evidentimi i dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës, 33 banesa dhe dhjetëra mijëra rrënjë ullinj të djegura! Më të prekura Delvina dhe Finiqi
Aktualisht ka përfunduar vetëm procesi i evidentimit të dëmeve, ndërsa ende nuk është përcaktuar data e fillimit të demshpërblimeve për familjet e prekura. 33 banesa janë djegur, dhjetëra mijëra hektarë kullota dhe rrënjë ullinj, dhjetëra krerë bagëti etj. Më të prekurat rezultojnë bashkitë Delvinë dhe Finiq.
28 Tetor 2025, 12:57 -
Raporti/ Zyrat ligjore ndërkombëtare: Persekutim politik ndaj Veliajt! Paraburgimi i pajustifikuar, pretekst antikushtetues për ta larguar nga detyra
Një raporti i ri nga zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, thotë se Erion Veliaj po mbahet në paraburgim, ndonëse nuk paraqet rrezik për t’u arratisur dhe as për prishur hetimet, pasi tashmë çështja është dërguar për gjykim.
28 Tetor 2025, 12:30 -
-
Dosja në hetim nga SPAK/ PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor për abuzimet me fondet e IPARD
Një ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani foli për hetimet për fondet e IPARD nga Struktura e Posaçme, PD kërkon që edhe parlamenti të hetojë paralelisht. Me firmë të 45 deputetëve, PD dorëzoi sot zyrtarisht në kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes dhe për të identifikuar shkeljet.
28 Tetor 2025, 11:18 -
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Rama: Gjykata e Hagës ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit! Turp që e trajtojnë Thaçin si armik politik
“A nuk është e turpshme që shpëtimtarët e Kosovës duhet të dëshmojnë se lufta për liri nuk është krim?!” Kjo është pyetja që ngre Kryeministri Rama përmes një postimi pas konfirmimit të lajmit se ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, do të dëshmojë në Hagë.
28 Tetor 2025, 11:11 -
-
-
Tirana tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse
Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.
28 Tetor 2025, 07:10 -
-
-
-
Kuvend/ Dumani pyetet për Ballukun: Çështje në hetim! 71 persona në ‘sitën’ e SPAK për 3 inceneratorët! Unë nuk dorëzohem, s’ka të paprekshëm (VIDEO)
Në seancën maratonë në parlament, Altin Dumani qëndroi mbi 7 orë. Ai iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës për çështje të ndryshme. Për Aeroportin e Vlorës ai tha se është në fazën e hetimit parparak. Ndërsa për Arben Ahmetaj në arrati, kreu i SPAK deklaroi se është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë.
27 Tetor 2025, 16:47 -
Zgjedhjet e 9 nëntorit, kandidati i pavarur për Vlorën fton qytetarët ta mbështesin, Dionis Sota: Fushata ime do jetë transparente dhe me integritet
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota thekson përkushtimin për të sjellë ndryshime reale dhe për të ndërtuar një bashki më të mirë për të gjithë qytetarët.
27 Tetor 2025, 15:53 -
Drejtësia/ Xhafaj kritika: Ia kalojmë edhe BE-së për masat arrest me burg! Nxjerrja e sekreteve hetimore në media e papranueshme (Fjala e plotë)
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj me tone kritike adresoi disa prej problemeve me të cilat po përballet sot drejtësia, por njëherëzi duke vlerësuar reformën në drejtësi. Xhafaj tha se krijimi i SPAK dhe GJKKO i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë, duke theksuar se tashmë askush nuk është mbi ligjin.
27 Tetor 2025, 15:22 -
-
-
-
Afera Partizani/ Rrëzohet kërkesa e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive! Shtyhet gjyqi në GJKKO
Në GJKKO pritej të mbahej edhe seanca për dosjen Partizani, ku gjykata do shprehej mbi kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve. Seanca u shty pasi mungoi një avokat.
27 Tetor 2025, 12:59