-
Ministri i Mjedisit, Koka firmos
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka firmosur deklaratën Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë. I pranishëm në koferencën e 7-të që zhvillohet në Madrid, Koka theksoi se cështja e pyjeve është primare për Shqipërinë ashtu si të gjitha vendet e tjera evropiane.
deklaratën për mbrojtjen e pyjeve
21 Tetor 2015, 14:55 -
Tare zbulon misterin 1-shekullor të
Zbulimet e kohëve të fundit nga ekspedita kërkimore shkencore e kryesuar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, relike të periudhës së Luftës së Parë Botërore, nga humbja e nëndetëses austro-hungareze SMU-16 dhe zbulimi i saj u publikuan së fundmi në Akademinë e Shkencave në Tiranë, në kuadrin e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
nëndetëses austro-hungareze SMU-16
21 Tetor 2015, 14:25 -
Videolajm/ Rrufeja godet disa herë
Stuhia dhe rrufetë në Australi kanë shkaktuar panik për pasagjerët e një avioni. Ata kanë shpëtuar mrekullisht pasi rrufetë ranë shumë ranë avionit. Autoritetet e Sydney kanë raportuar se nuk pati probleme për avionin apo për pasagjerët.
avionin, në Sydney dy të lëndua
21 Tetor 2015, 14:10 -
Gjermani, u konvertua në katolik
Një refugjat u sulmua brutalisht pasi ishte konvertuar nga myslyman në të krishterë. Ngjarja ndodhi në Hamburg të Gjermanisë kur një 24-vjeçar afgan goditi me shufër hekuri emigrantin i cili sipas tij kishte kryer mëkat.
refugjati sulmohet me shufër hekuri
21 Tetor 2015, 13:37 -
MPJ: Javët e ardhshme pritet fluks
Ministria e Jashtme parashikon që javët e ardhshme të rritet fluksi i refugjatëve nga lindja që mund të përdorin vendin tonë si tranzit. Zëvendësministri i jashtëm Selim Belortaja njoftoi masat e marra deri tani dhe kërkoi më shumë vëmendje për suportin financiar të situatës.
refugjatësh nga Lindja në Shqipëri
21 Tetor 2015, 12:45 -
100-vjeçarja e braktisur, OSHEE
Barbulle Pepa është plot 100 vjeç. Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz. Kjo banesë e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish ndodhet në Fang të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit. VIDEO
e la 3 muaj në errësirë për fatura
21 Tetor 2015, 12:40 -
Shiu lë në mëshirë të fatit Vasilikën
Familja e Vasilika Ferracakut në fshatin Zhelizhan të Lushnjës prej ditësh jeton në qiell të hapur. Reshjet e ditëve të fundit e rrënuan plotësisht banesën ku Vasilika jeton me djalin e saj të vogël. Premtimet e pushtetit lokal për rikonstruksionin e banesës për këtë familje nuk u konkretizuan asnjëherë, ndaj apeli për ndihmë është e vetmja “armë” e kësaj familje.
dhe djalin e saj, pa çati mbi kokë
21 Tetor 2015, 12:26 -
Slloveni, flakët pushtojnë kampin
Shpërthen një zjarr i madh në kampin e refugjatëve në Slloveni. Si rezultat 140 emigrantë burra, gra dhe fëmijë rrezikuan nga flakët të cilët përfshinë tendat e kampit. Policia nuk raporton për të lënduar por vetëm dëme materiale.
e refugjatëve, ngroheshin me zja
21 Tetor 2015, 12:21 -
Foto-analizë - Si pushtoi
Ali Podrimja ka shkruar vargjun e madh “sikur te shiheshim me vetvehten sy me sy / a do ishim puth a kishim me u pshty”. A nuk vlen kjo thënie për disa që ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë, por dhe për një shoqëri në errësirë apo dilemë? Le të shohim këto foto simbolike me diference 2002-2015!
betoni Shqipërinë këto 15 vite
21 Tetor 2015, 11:50 -
Nis çlirimi i shesheve të pallateve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes disa fotove të postuar në rrjetin social Facebook, njoftoi se bashkia ka nisur aksionin për të liruar hapësirat publike në sheshet mes pallateve. Ndërhyrja e parë është shënuar në njësinë numër 11 ku janë shembur disa ndërtesa të vjetra FOTO
nga 'kioskat', Veliaj: Tashmë parqe
21 Tetor 2015, 11:48 -
Ati i Shenjtë me tumor në tru?
"Ati i Shenjtë i Papa Françesku është prekur nga një tumor i parrezikshëm në tru". Kështu raporton këtë të mërkurë, gazeta italiane "Quotidiani Nacionale". Por Vatikani e mohon kategorikisht lajmin, duke deklaruar se Papa gëzon shëndet të plotë.
Vatikani e mohon kategorikisht
21 Tetor 2015, 11:16 -
Meta në Elbasan: Mbështesim
Në kuadër të zhvillimit të biznesit dhe rritje të punësimit kryeparlamentari Ilir Meta vizitoi në Elbasan ambientet e kompanisë “Nettuno” e cila merret me përpunimin e peshkut. Gjatë fjalës Meta tha se kjo është rruga e duhur e zhvillimit pasi kjo kompani brenda vitit ka arritur të punësojë 450 persona.
sipërmarrjet që sjellin punësim
21 Tetor 2015, 11:13 -
Njihuni me Katerinën, amerikanen
Katerina Bohen eshte një nuse amerikane që ka lidhur jetën me këto bjeshkë prej vitesh dhe me një djalë nga bjeshket, Alfred Selimajn. Katerina jetonte në Bruklin, pasioni i saj ka qenë gjithmonë të eksplorojë vende të ndryshme dhe ka qenë përherë në lëvizje. Në Valbonë u njoh me Selimajn dhe aty jeta e saj mori tjeter rrjedhe.
që u dashurua me Bjeshkët…/Foto
21 Tetor 2015, 10:56 -
Fier, kapen 121 kg Cannabis Sativa
Është finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve në qytetin e Fierit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 121 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo që kishte si destinacion Italinë. Arrestohen Bektash Isufaj dhe Ervis Isufaj.
drejt Italisë, arrestohen 2 persona
21 Tetor 2015, 08:24 -
Fleckenstein sot në Shqipëri:
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. "Do të vijë dita kur ne do të jemi të bashkuar në Unionin Evropian”.
Do vijë dita kur do jemi në BE
21 Tetor 2015, 08:20 -
Luftë kancerit! Beqaj: Ende s'jam
“Ende nuk e ndjej veten ministër shëndeti, unë jam ministër sëmundje”. Me këtë shprehje, ministri Ilir Beqaj çeli Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për sensibilizimin në luftën kundër kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës. Në sinkron me moton e kësaj konference “Të vendosur kundër kancerit - krahas gruas për parandalim”, edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj drejtoi gishtin nga vetja se duhet bërë ende më shumë për parandalimin e sëmundjes dhe jo thjesht rendjen pas saj. VIDEO FOTO
ministër shëndeti, por sëmundjeje
21 Tetor 2015, 08:00 -
Greta Koçi shpall fitoren në FRPD...
Kandidatja per kreun e FRPD-se Greta Koçi ka postuar në Instagram një urim të Soni Malaj: ”Greta të uroj suksese në garën për Forumin Rinor. Fitore, jam me ty!” Kur zgjedhjet për kreun e FRPD-së ende nuk janë zhvilluar Greta Koçi shkruan: Urimi për fitoren time në Krye të FRPD më ka ardhur dhe nga mikja ime Soni Malaj! Flm me zemër Soni”.
por zgjedhjet mbahen pas 1 muaji!
20 Tetor 2015, 21:26 -
Mungesë me/pa arsye? Mandati
Në një seancë me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që përbëjnë Këshillin e Mandateve vendosën t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim në lidhje me mandatin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, i cili prej gjashtë muajsh ndodhet nën masë arresti. Avokati Saimir Visha: Vetem Kushtetuesja mund te caktoje nese mungesa e Frrokut ne Kuvend mund te cilesohet me apo pa arsye. Ristani: Me kembenguljen e opozites u vendos te hiqet mandati i depuetetit Arben NdokaVIDEOBelgjikë, shtyhet gjyqi ndaj Frrokut
i Mark Frrokut në Kushtetuese
20 Tetor 2015, 19:00 -
A është një shaka? Ja videoja 35
A mund të bëhet një shaka e tillë me një fëmijë të vogël? Apo nuk quhet fare shaka? Postimi i kësaj videoje, ku një baba me shtetësi rumune shihet në filmim duke i vendosur të miturit në gojë një cigare, pas kësaj, i jep të pijë edhe alkool duket se do t'i kushtojë shtrenjtë këtij prindi.
sekondëshe që po bën xhiron e botës
20 Tetor 2015, 18:50 -
Ja lista me kodet e infermierëve që
Urdhëri i Infermierit ka publikuar listën e kandidatëve që duhet të përsërisin Praktikën Profesionale si dhe Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik. UISH bën me dije se kandidatët që kanë një nga kodet e mëposhtme nuk mund të japin provimin e shtetit që do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor.
duhet të rijapin provimin profesional
20 Tetor 2015, 17:28 -