-
Prokuroria e Tiranës zbardh skemën e mashtrimit me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln euro! 9 masa sigurie! Qytetarit i bllokuan 14 pasuri për 348 mijë lekë (EMRAT+FOTO)
Gjykata e Tiranës ka caktuar 9 masa sigurie për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”. 5 prej masave janë arrest në burg kurse 4 arrest në shtëpi.
23 Maj 2024, 09:31 -
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Everett në shtetin e Uashingonit për riparim muajin e kaluar, shkaktoi bujë të madhe në qytetin prej 110 mijë banorësh.
23 Maj 2024, 07:25 -
Nga Shqipëria 26 kg kokainë e heroinë me autobus në Milano, arrestohen 2 shqiptarë, 1 italian (FOTO)
Ekzekutimi i këtij vendimi fillon ditën e arrestimit të të pandehurit kryer për llogari të këtij procedimi penal, në datën 02.08.2022, dhe pjesa e mbetur e pavuajtur e dënimit, do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
22 Maj 2024, 22:53 -
Fatos Çoçoli: Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë, 14.1 milionë do shiten këtë vit!
Faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka biletat më të lira në botë e zbulon gazeta e mirënjohur italiane “Corriere della Sera”, në një shkrim-investigim të saj të datës 24 maj 2024, me titull :”Biletat me kosto të ulët: sfida Rayan Air-Wizz Air me goditje skontosh në Shqipëri”.
22 Maj 2024, 20:28 -
Takimi i Ramës në Milano, Trimçe për Report Tv: Pritet që të ketë pjesëmarrje masive! Si do të llogariten pensionet e shqiptarëve në Itali
Pas takimit me shqiptarët e Athinës, takimi i radhës i kryeministri Edi Rama me diasporën që do të zhvillohet në Milano më 26 maj në pallatin e sportit “Busto Arsizio”
22 Maj 2024, 20:05 -
Zbulohet skandali në Vlorë/ Gurorja ku humbi jetën 24 vjeçari ishte pa leje! Kryeinspektorja: S’kemi kontrolluar! 3 inspektorë për 6 mijë subjekte
Gurorja në Brataj ku vdiq punëtori 24-vjeçar nuk kishte leje pune ndaj Inspektorati i Punës në Vlorë nuk kishte kryer asnjëhere kontrolle.Përgjegjësja pranon se me qindra biznese të tjera që operojnë në ndërtim apo gurore, ku ka rrezikshmëri të lartë, janë jashtë kontrollit per shkak te stafit te reduktuar te inspektoreve
22 Maj 2024, 19:36 -
SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij
Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi I gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë, dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.
22 Maj 2024, 19:19 -
-
-
Lufta në Ukrainë, Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në samitin e Paqes, Zelensky i telefonon Ramës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
22 Maj 2024, 17:13 -
Menaxhimi i integruar, bizneset kërkojnë riciklim të mbetjeve jo direkt asgjësim! Vendi riciklon vetëm 18% të totalit të mbetjeve urbane
Bizneset prodhuese kërkojnë që mbetjet e tyre të mos i dërgojnë direkt në landfill, por fillimisht ato të riciklohen. Manifaktura thotë se procesi i riciklimit ju jep mundësi atyre që nga mbetjet të përfitojnë edhe produkte të reja. Për këtë drejtim të ri, për të kaluar nga incenerimi tek riciklimi po punon edhe vetë qeveria, si një metodë për të nxitur ekonominë qarkulluese.
22 Maj 2024, 16:17 -
Ferrari iu dogj në rrugë, Elseid Hysaj ngushëllon veten me makinën 316 mijë euroshe
Lajmi për Elseid Hysaj, mbrojtësin e Lazios, është ende i freskët dhe ka të bëjë me Ferrarin e tij 488 GTB, me vlerë mbi 230 mijë euro, i cili mori flakë teksa vetë lojtari dhe vjehrri i tij ndodheshin brenda.
22 Maj 2024, 16:08 -
-
-
-
Kunguj jahni, recetë tipike plot shije e stinës së verës nga zonja Albana
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.
22 Maj 2024, 12:21 -
Vota e diasporës, Propozimet e KQZ-së për grupin e Dialogut: Regjistrimi me aplikacion! Votimi disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit
KQZ merr përsipër ndërtimin e një sistemi online për të regjistruar shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 2025. Para grupit të dialogut, Ilirjan Celibashi propozoi që votimi nga jashtë të bëhet disa ditë resht para datën së zgjedhjeve. Opozita dhe maxhoranca nuk i thanë as po as jo këtij drafti, por shprehën pikëpyetjet e tyre.
22 Maj 2024, 11:55 -
-
-
Vlorë/ 24-vjeçari vdiq teksa po punonte, arrestohet drejtuesi teknik i gurores ‘Brataj Stone 22’! Familjarët kërkojnë drejtësi: Të zbardhet ngjarja
Një ditë pas aksidentit të rëndë në punë, ku vdiq në guroren e Bratajt, 24 vjeçari Jurgen Veshi familjarët kërkojnë drejtësi. Ata thanë se duhet të vendosen para drejtësisë përgjegjësit, ndërsa Inspektorati i Punës, përgjegjës për kushtet e sigurisë ka nisur inspektim vetem pas aksidentit fatal. Policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik të kompanisë “Brataj Stone 22”
22 Maj 2024, 09:25