-
Shiten biletat e Europianit, tifozët
UEFA ka mbyllur sot (e hënë) përfundimisht procedeurën e shitjeve të biletave për Kampionatin Europian. Kualifikimi i parë në histori i Shqipërisë për në Francë 2016 ka sjell të njëjtin bum kërkesash si në çdo ndeshje të kohëve të fundit të përfaqësueses sonë.
shqiptarë marrin rreth 27 mijë
1 Shkurt 2016, 19:58 -
Zbardhen debatet/ Ruçi i pret
Duket se ëndrra e Ben Blushit për të kryesuar Partinë Socialiste është prerë ne mes këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force. Ka qenë kryetari i grupit Gramoz Ruçi ai i cili bëri të qartë se në kongres do të zbatohet pikë për pikë vetëm rendi i ditës i miratuar në mbledhjen e asamblesë së 18 korrikut 2015, në të cilin nuk parashikohet një votim ose garë për kryetarin e partisë. Report Tv ka zbardhur debatet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura. VIDEO
ëndrrën Blushit: S'ka zgjedhje
1 Shkurt 2016, 14:09 -
Ministria e Spiro Kserës, paratë
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e drejtuar nga Spiro Ksera kryente pagesat për aktivitetet e zhvilluara pa i justifikuar me fatura, madje dhe duke dhënë si provë vente të zhvilluara në vende të tjera nga ajo që ishte përcaktuar. Nën këtë akuzë Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-ministrin Ksera i akuzuar për përfshirjen në vjedhje për 30 milionë lekë. Burimet kanë bërë të ditur se mungesa e faturave dhe e zhvillimit të eventeve është parë në të paktën dy raste.
e projekteve jepeshin pa fatura
31 Janar 2016, 14:09 -
Dosja/ Zbardhen 2 nga 6 shkeljet
Janë zbardhur 2 nga 6 shkeljet, që ish ministr Spiro Ksera, tashmë i arrestuar, ka kryer në vitin 2013. Bëhet fjalë për aktivitetin “Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta” dhe “Kaperceni paragjykimet- Njihni romet”. Në të dyja rastet, janë konstatuar se në dvd-të brenda dosjes së aktivitetit, ishin pamje të aktivitetete të mëparshme. VIDEO
e Kserës me fondet e Ministrisë
30 Janar 2016, 20:59 -
Lotaria e kuponit, skualifikohen
Ministria e Financave ka përfunduar hetimin e dokumentacionit të 511 fituesve të lotarisë së kuponit tatimor, nga ku rezulton se 242 konkurrentë nuk plotësojnë kriteret për tu shpallur fitues, ndërsa 369 janë fitues. Gazeta Shqiptarja.com boton listën e plotë të fituesve pas verifikimeve.
242 aplikantë! Ja 369 fituesit /Lista
30 Janar 2016, 08:00 -
-
Dule: Qeveria largon minoritetin
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e NJeriut dhe dega e OMONIA-s në Himarë kanë bërë një reagim të fortë kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë se po tenton të largojë komunitetin grek nga krahinë e Himarës. VIDEO
grek nga Himara, të ndërhyjë PD
28 Janar 2016, 11:09 -
Hoffmann: Trashëgiminë e ruajtur që
Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmuth Hoffmann, u ka bërë dje një apel institucioneve të kulturës për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke tërhequr vëmendjen se Durrësi i ruajtur që nga antikiteti e Bizanti u shkatërrua vetëm për 20 vjet. VIDEO
nga antikiteti e shkatërruat për 20 vjet
27 Janar 2016, 17:24 -
-
-
Ministrja Kodheli takohet me nxënës
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në vijim të fushatës së rekrutimit për ushtarë/detarë aktivë që ka nisur në FA, zhvilloi një takim me nxënës maturantë të gjimnazit “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit.
të gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan
26 Janar 2016, 19:10 -
Nga 1 shkurti ndryshon çmimi për
Teksa na ndan më pak se 1 javë nga hyrja në fuqi e biletave me çmim të rritur për transportin urban, kompanitë që ofrojnë këtë shërbim nuk i kanë ende gati abonetë e reja. Nga shoqatat bëhet me dije se vonesat janë për shkak se tashmë nuk do të ketë më abone pa foto të përdoruesit për të shmangur përdotrimin e një aboneje nga e gjithë familja. VIDEO
abonetë, duhen të gjitha me foto
26 Janar 2016, 16:46 -
600 mln lekë dëm shtetit, në gjyq
Ish drejtori i Porit të Durrësit, Eduard Ndreu dhe dy vartësit e tij Mehmet Borshi dhe Agron Çopja i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 600 milion lekësh ndaj dhe Prokuroria e Durrësit ka vendosur që ti dërgojë ata në Gjykatë për veprën penale “Shpërdorim Detyre’.
ish-drejtori i portit Durrës, Ndreu
26 Janar 2016, 15:32 -
Port jahtesh në Shëngjin, financojnë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës i ka hapur rrugën ndërtimit të një porti jahtesh në Shëngjin. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë “Adriatik As”, ndërsa shtohet se nuk ka pasur asnjë ankesë gjatë procedurave. Investimi për ndërtimin e portit të jahteve do të prekë vlerën e 730 milion lekëve. Ndërsa kontrata do të zgjasë për 35 vite.
disa kompani,Ministria: 730 mln lekë
25 Janar 2016, 19:35 -
Aksioni i IKMT në Himarë, banorët
Është tensionuar situata në qytetin e Himarës, gjatë aksionit të IKMT-së për shembjen e disa ndërteasave. Mësohet se banorët kanë qëlluar me gurë ndaj policisë, punonjësëve të IKMT-së dhe medias. IKMT po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, pasi së shpejti do të nis ndërtimi i shëtitores së qytetit. VIDEO
qëllojnë me gurë policinë e median
25 Janar 2016, 13:44 -
Kosto e përmbytjeve: Natyra
Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Vetëm fatura paraprake e reshjeve të një dite (6 janarit) llogaritet 9 milionë euro.
lëshon kuponin 35 milionë € në vit
24 Janar 2016, 12:18 -
-
Durrës,u kapën me 600 gramë
Policia e Durrësit ka njoftuar sekuestrimin e 600 gramëve heroinë dhe arrestimin e 4 personave. Personat e arrestuar janë Leonard Vangjeli, Endrin Hoxha, Idlir Topçiu dhe Adriatik Beli. Këta persona janë me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës. Finalizimi i operacionit "Kumini" ka ardhur pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale.
heroinë, arrestohen 4 persona
23 Janar 2016, 10:44 -
-
-
Pakistan, terroristët sulmojnë
Një sulm terrorist ka ndodhur në një universitet në veriperëndim të Pakistanit, mëngjesin e kësaj të mërkure ku kanë mbetur të vdekur të paktën 20 persona dhe mjaft të plagosur. Dy prej autorëve janë ekzekutuar nga policia ndërkohë që tre të tjerë sipas mediave lokale kanë marrë peng disa të tjerë brenda universitetit.
universitetin, rreth 20 të vdeku
20 Janar 2016, 08:00
