-
Muxhahedinët,Rama-Nokës:Do vijnë
Partia Demokratike ka publikuar sot letrën e kryeministrit Edi Rama për muxhahedinët iranianë të drejtuar nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare Flamur Noka. Në letër thuhet se në vitin 2016 do të vijnë dhe 1900 të tjerë dhe se Shqipëria është në krah të SHBA-ve.
edhe 1900 të tjerë, jemi krah SHBA
PDF/Letra e Ramës drejtuar Nokës
8 Qershor 2016, 18:51 -
-
Shkencëtarët ndërkombëtarë s'janë
Ekspertë nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania kanë kërkuar moratorium 30-vjeçar për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumin e Vjosës. Kjo vjen për arsyen se ky është lumi i fundit natyror në Evropë dhe sipas shkencëtarëve është pothuajse i pa studiuar.
dakort për projektet në Vjosë
8 Qershor 2016, 18:02 -
Tahiri: SHBA-BE e thanë qartë se
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për reformën në drejtësi. Nga panairi i Policisë, Tahiri deklaroi se BE-SHBA e thanë qartë se kush e bllokon reformën. Ai theksoi se pala tjetër ka ende kohë të reflektojë dhe të bindet se s'ka rrugë tjetër veç miratimit të draftit kushtetues. VIDEO
kush e bllokon reformën në drejtësi
8 Qershor 2016, 17:35 -
Shpresë për Marsela Çaushajn
Banesë dhe çerdhe falas për fëmijët. Është kjo zgjidhja që ka ofruar shërbimi social në Vlorë, për Marsela Caushajn, nënën e 3 fëmijëve që u dhunua barbarisht nga ish-bashkëshorti një ditë më parë. Ajo është kthyer në shtëpi pas trajtimit në spital, ndërkohë që kërkon ndihmë për të gjetur një punë. VIDEO
SHSSH: Banesë dhe çerdhe falas
Ja 3 urdhrat e mbrojtjes për Marselën
8 Qershor 2016, 17:18 -
Drejtësia, SHBA: Faji është i PD
Ndërkombëtarët i japin bekimin qeverisë shqiptare të vazhdojë e vetme reformën në drejtësi. Në 2 deklarata për mediat Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e BE-së shprehin zhgënjimin për dështimin e takimit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të arritur një konsensus për këtë reformë. VIDEO
Lu: Opozita s'tregoi fleksibilitet
8 Qershor 2016, 17:03 -
-
8-vjeçarët sirianë që lufta i detyroi
Daily Mail përmes një artikulli ka sjellë histrorinë e disa fëmijëve sirianë të vendosur në Liban, që në moshë të vogël detyrohen të punojnë për të mbajtur shtëpinë. Ata janë rreth moshës 8 vjeç dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda.
të jenë ''burrat e shtëpisë''
8 Qershor 2016, 15:02 -
Formularët e Rroshit e Bushit, KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot pas verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit për kryebashkiakët socialistë Elvis Rroshi dhe Artur Bushi, t'i çelë dritën jeshile Prokurorisë për hetim të thelluar ndaj tyre.
dritë jeshile Prokurorisë për hetim
8 Qershor 2016, 14:10 -
Ja lista e vendimeve skandaloze
Gjyqtari Arjan Aliaj i cili firmosi pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki8 Çako është shkarkuar nga KLD pasi ka dhënë një sër vendimesh në shkelje me ligjin. Shqiptarja.com zbardh listën e vendimeve për të cilët KLD dha këtë vendim n vitin 2000. Ashtu sikurse tha dhe minsitri i Brendshëm sot gjyqtari ka liruar vrasës dhe përdhunues
që dha gjyqtari që shkarkoi Çakon
8 Qershor 2016, 13:49 -
Zgjidhet kryetari i ri i FRPR, Mediu:
Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme me të rinj të partisë Republikane në Konventën e Rinisë së Partisë Republikane. Ai i ka cilësuar ata si forcën më shpresëdhënëse që do bëjnë të mundur revolucionin e ri politik për të cilin ka aq shumë nevojë Shqipëria. Në përfundim të Konventës u zgjodh kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Republikane, Endi Shkupi.
Rinia mund të bëjë revolucion
8 Qershor 2016, 13:47 -
-
Gjyqtari që pezulloi Cakon, ja si
Gjyqtari Arjan Aliaj që pezulloi nga detyra drejtorin e policisë së shtetit rezulton i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për shkelje të rënda ligjore. Ai është shkarkuar në vitin 2000 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, port re vite më vonë ka qenë gjykata kushtetuese e cila e ka rikthyer sërish në punë dhe pse kish shkelur ligjet. Report TV zbardh vendimin që riktheu në detyrë gjyqtarin i cili pasi u gjet me shkelje emigroi drejt Francës. VIDEO
u fal nga kolegët në vitin 2003
PDF/Vendimi që riktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj
8 Qershor 2016, 12:52 -
Rama: E tepruar të thuhet se ka
Në 32 muaj, ekonomia shqiptare ka ndryshuar strukturë, duke u orientuar nga investimet në prodhim, ndërkohë që klima e biznesit është përmirësuar dukshëm. Në takimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Edi Rama u theksoi përfaqësuesve të sipërmarrjes se kjo Qeveri është më pro biznesit se të gjithat paraardhëset e saj, ndërkohë që është korrupsioni në gjyqësor ai që mban peng klimën e biznesit. VIDEO
përkeqësim të klimës së biznesit
PD:Ekonomia në rënie,Rama mburret
8 Qershor 2016, 12:45 -
-
Pas shembjes së ish-INSIG, nis
Pasi Bashkia e Tiranës ka fituar betejën ligjore dhe ka shembur godinën e ish-INSIG tanimë më mund të vijohen punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël. Kjo ndërtesë është shembur gradualisht pa pasur nevojë të përdoren lëndë eksplozive dhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të punonjësve të ndërmarrjes së Bashkisë dhe shërbimit zjarrfikës. FOTO
faza e fundit e ''Unazës së Vogël''
8 Qershor 2016, 12:25 -
Video/ E dashura e rreh, ai: Të dua
Daily Mail ka publikuar videon e një çifti në Rusi të cilët gjatë diskutimit degradojnë në sherr me grushta. Është vajza ajo që ka nisur të gjuajë djalin ndërkohë që ai përgjigjej vetëm më përqafime , por një pozicion i tillë i favorshëm nuk ka zgjatur shumë. Djali i ka humbur durimin dhe është kthyer duke i gjuajtur brutalisht vajzës.
ajo vazhdon, ja ç'bën djali 'i duruar'
8 Qershor 2016, 11:50 -
Kushtetuesja vendos të mos
Këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë mandatin e deputetes Valentina Leskaj. Sipas Kushtetueses, kërkesa për Leskajn nuk plotëson kushtet për të vënë në lëvizje gjykatën
shqyrtojë mandatin e Leskajt
PDF/Vendimi i Gjykatës për mandatin
8 Qershor 2016, 11:47 -
Pezullimi i Çakos,Tahiri:Gjyqtari
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka akuzuar sot me tone të ashpra gjyqtarin Arjan Aliaj i cili një ditë më parë vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai e ka cilësuar gjyqtarin si të korruptuar dhe që ka liruar vrasës e përdhunues. Edhe kryeministri Rama akuzoi ashpër gjyqtarin, duke e cilësuar atë si pjesë të kënetës së sistemit të drejtësisë. VIDEOUGJSH: Tahiri sulme të përsëritura ndaj gjyqësorit
Aliaj liroi vrasës, i korruptua
8 Qershor 2016, 11:45 -
Baleti “Arrëthyesi'' ringjitet në
Pas shfaqjes së suksesshme të janarit të këtij viti baleti “Arrëthyesi” me koreografi të Ilir Kernit e muzikë të Çajkovskit po bëhte gati për një ringjitje tjetër në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Arrëthyesi do të shfaqet këtë fundjavë për publikun. VIDEO
TKOB në datat 10 e 11 Qersho
8 Qershor 2016, 11:12 -
’Sky Sport’ reportazh special për
Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 për herë të parë në histori sigurisht që nuk mund të kalonte pa vëmendje. Televizioni i madh italian ‘’Sky Sport’’ ka përgatitur një reportazh special për kombëtarën shqiptare të futbollit.
kombëtaren shqiptare në Euro 2016
8 Qershor 2016, 11:05