-
5-mujori, Financat sigurojnë 8.1%
Me 163.8 miliardë lekë të arkëtuara në periudhën janar-maj 2016, ministria e Financave ka arritur të sigurojë realizim 100% të planit të periudhës, por edhe një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, pasi të ardhurat në total janë rritur 8.1%. Sipas njoftimit zyrtar, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u rritën 12.6% krahasuar me një vit më parë dhe 2% më shumë se sa ishte planifikuar.
më shumë të ardhura së në 2015
PDF/Bilanci i të ardhurave 01-06-2016
14 Qershor 2016, 18:21 -
Basha sulm BE e SHBA:Venecia
Menjëherë pas konferencës së kryeminsitrit Rama për mediat ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD i cili tha se modeli i Ramës është kpaja e sitemit në Drejtësi. Basha tha se draftin PD është gati ta votojë që sot ndërkohë që akuzoi kryeministrin se atë se lë vëllazëria me krimin të japi "ok" VIDEO
s'mund të zëvendësohet nga askush
14 Qershor 2016, 18:06 -
VIDEO/ Kur Jonida Vokshi e 'tundte
Shumë prej jush mund të mos e dinë që moderatorja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, e ka filluar karrierën e saj në televizion nëpërmjet muzikës. Bukuroshja e Digitalb është prezantuar me një këngë në edicionin e parë të “Top Fest”, kur ishte ende një gjimnaziste.
dhe shkundte' në skenën e Top Fest
14 Qershor 2016, 17:52 -
Video/ A nuk është ky babai më i
Prindërimi përveçse një detyrë me shumë përgjegjësi është edhe një art që kërkon shumë imagjinatë. Por ka disa prindër që dijnë ta bëjnë mirë rolin e tyre. Ky është rasti një babai që është parë teksa kishte improvizuar një rimorkio që i bashkangjitej makinës lodër të djalit të tij.
çmendur dhe më me imagjinatë?
14 Qershor 2016, 17:25 -
'Drejtësia' Rama: Opozita makth
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp pas miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi në komisionin e posacëm është shprehur i qartë këtë të martë pas miratimit nen për nen të draftit i të Reformës në Drejtësi se mazhoranca nuk i pranon dhe s'do ti pranojë vendet e rezervuara. Rama vijoi akuzat ndaj PD kur tha se nuk e duan reformën në Drejtësi pasi nuk duan të prishin vëllazërinë siç e cilësoi ai me gjyqtarët e korruptuar. Për këtë arsye tha kryeministrit ata kërkojnë vendet e rezervuara. Kryeministri tha se votimi sot është bërë në kohë të kronometruar, ndërsa deklaroi se mankthi i pozitës mbetet “vetingu” pika e kuqe e panegociueshme, sipas Ramës. Basha: Të biem dakord, në të kundërt 'tungjatjeta' Meta: Drafti në Kuvend edhe pa vullnetin e opozitës
nga Vetingu, i panegociueshëm
14 Qershor 2016, 17:11 -
Euro 2016, Hungaria gjunjëzon
Hungaria debuton me fitore, teksa ka mundur në ndeshjen e parë Austrinë me rezultatin e pastër 0-2. Rezultati ishte surprizë, pasi pritshmëritë ishin më të mëdha për ekipin e Austrisë, por hungarezët treguan karakter në fushë duke shënuar dy herë në pjesën e dytë dhe marrë 3 pikët e para që i afrojnë më shumë me kalimin në fazën tjetër. Tashmë fati i Austrisë është në fije të perit, pasi duhet që të fitojë dy ndeshjet e mbetura për të kaluar më tej. Në mbrëmje zhvillohet ndeshja Portugali- Islandë.
Austrinë më lehtë se sa pritej
14 Qershor 2016, 17:00 -
Tensione në Francë, sindikatat në
Mesa duket tensionet nuk kanë të sosur në Francë, pas përleshjeve të huliganëve në Marsejë, vrasjes së dy policëve mesa duket tashmë rradha është e sindikatave të cilat kanë bllokuar një pjesë të transportit duke e vështirësuar qarkullimin jo vetëm për shtetasit francez por edhe për turistët dhe tifozët të cilët kanë shkuar në Francë për të shijuar kampionatin e futbollit Euro 2016.
protest kundër reformës së punës
14 Qershor 2016, 16:54 -
-
-
-
Video/ Ja tifozëria shembullore në
Tifozët e Irlandës dhe Suedisë kanë dhënë shembullin e një tifozërie perfekte duke u harmonizuar midis tyre pavarësisht rezultatit dhe ndeshjes. Në fund të fundit kjo është ajo që futbolli pretendon, të argëtojë dhe socilaizojë njerëzit pa pasur rëndësi se cili është rezultati.
"Euro2016" s'ka vetëm huliganizëm
14 Qershor 2016, 16:05 -
Vajzat shqiptare zgjidhen tifozet
Sipas një shkrimi të ‘’Total Sportek’’ vajzat shqiptare janë tifozet më të nxehta të këtij Europiani. Problemet midis tifozëve huliganë përgjatë ndeshjes Rusi-Angli dhe rreziqet e tjera të sigurisë nuk kanë ndalur dot shfaqjen e vajzave të bukura në mbështetje të skuadrave të tyre.
më të nxehta të ‘’Euro 2016’’
14 Qershor 2016, 15:40 -
Shqipëria anëtarësohet në sistemin
Burgjet shqiptare bëhen pjesë e rrjetit europian të burgjeve në europë “EuroPris”. Vendimi për të pranuar Shqipërinë është marrë një ditë më parë në Holandë ku pas prezantimit të objektivave, ndryshimeve dhe reformës së ndërmarrë në sistemin tonë penetecinar është vendosur pranimi i Shqipërisë si një vend anëtar me të drejta të plota.
europian të burgjeve, lë pas Turqinë
14 Qershor 2016, 14:39 -
Letra prekëse që nëna i shkruan
Vetëm pak javë pasi çifti u gëzua me lajmin e madh u përballën me lajmin se fëmija që prisnin është diagnostifikuar me sindromën doun(Down syndrome). Mjeku që ju dha lajmin u sugjeroi prindërve që ta abortonin fëmijën pasi jeta me të do të ishte në kushte shumë të vështira.
doktorit pasi ai i thotë të abortojë
14 Qershor 2016, 14:37 -
Video/ Vajza filmon masakrën
25-vjeçarja Amanda Alvear ishte një nga viktimat e lokalit ku u bë një masakër e vërtetë në Orlando të SHBA. Vajza po argëtohej me miqtë në mesnatën e së shtunës ndërkohë po xhironte çdo moment për ta shpërndarë “Snapchatin” e saj.
e Orlandos para se të vritet
14 Qershor 2016, 13:39 -
"Euro 2016", kombëtarja mbërrin
Kombëtarja është nisur mëngjesin e sotëm drejt Marsejës ku nesër në mbrëmje do të përballet me Francën. Pasditen e djeshme skuadra zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në Perros Girek ku u provuan edhe skemat e fundit pasi priten ndryshime në formacioin nga De Biasi. Dilema mbetet kush do zëvendësojë Canën me Ajetin si favorit ndërsa priten titullar edhe Memushaj me Kaçen.
në Marsejë, Franca ul në stol yjet
14 Qershor 2016, 12:30 -
Meta: Reforma në Kuvend edhe
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike se, insiston për arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për reformën në drejtësi. Kryetari i LSI theksoi se forca politike që ai drejton ka insistuar që në krye të herës për konsensusin e reformës në drejtësi. Ndërsa kërkon edhe reflektimin e mazhorancës për kërkesat e opozitës, Meta shtoi se reforma do të shkojë në Kuvend edhe pa vullnetin e PD. VIDEO
pa vullnetin e PD, jo referendum
14 Qershor 2016, 10:35 -
Berisha sërish bllof me foto kanabisi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish bllof me fotot e kanabisit që publikon në Facebook. Berisha ka postuar në mesditë një foto ku duket një parcelë e kultivuar me marihuanë. “Në arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit në Shkodër rrethina”, shkruan Berisha në Facebook. Në foto duken dy të rinj në mes të një are, ndërsa është e vështirë të përcaktohet vendndodhja e kësaj parcele.
Komentuesi: Jam unë në Hollandë
13 Qershor 2016, 22:49 -
Mes këngëve e valleve,Tropoja mbyll
Për artdashësit e shumtë tropojanë,të mbledhur për dy ditë në stadiumin e lojërave me dorë dhe natën e tretë,natën finale në pallatin e sportit “”Valbona” ,Unioni Artistik i Kombit Shqiptar risolli për të 14-in vit me radhë në “ Sofrën Dardane” vlerat e folkut mbarëshqiptar nga treva të ndryshme ,duke prezantuar vlerat më të mira kulturore shqiptare.Sipas studiuesve të foklorit,mendohet se më shumë duhet treguiar vemendje prurjeve të reja të këngëve dhe valleve ,duke qëmtuar në thesarin e pashterrur të popullit.
edicionin e 14-të të 'Sofrës Dardane'
13 Qershor 2016, 21:57 -
-