-
“VodafoneBooks” ja aplikacioni
Vodafone Albania sjell një tjetër risi duke prezantuar në treg bibliotekën e parë dixhitale. Tani, me Vodafone ju mund të lexoni libra me një klik të vetëm nga Smartphoni juaj, në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni. Vodafone Albania, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria” prezantuan sot për herë të parë gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Kombëtar të Librit, aplikacionin VodafoneBooks.
ku mund të lexoni online librat tuaj
12 Nëntor 2015, 09:32 -
Parkingje me pagesë, Këshilli
Pas rreth 3 orësh debat, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për parkimin me pagesë për 71 rrugët kryesore të kryeqytetit. Mbledhja u shoqërua me debate të forta, ku këshilltarët e PD-së ishin kundër këtij propozimi. Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme u miratua dhe indeksimi i pagës për punonjësit e bashkisë, ku kreu i bashkisë, Veliaj përjashtoi veten e tij dhe nënkryetarët nga efekti i këtij vendimi. VIDEOMiratohet indeksimi i pagës në Bashki
Bashkiak miraton vendimin
Ja TARIFAT e parkimit për 71 rrugët
11 Nëntor 2015, 18:16 -
-
'Lazarati', furnizoi me armë grupin e
U shpall në kërkim si personi që furnizoi me armë grupin e zjarrit mes tyre dhe vëllezërve Aliko të dyshuar për vrasjen e policit Ibrahim Basha në Lazarat, por fiton lirinë pak orë pas arrestimit. Asqeri Gaba 46 vjeçari nga Lazarati i cili 5 muaj ju fsheh drejtësisë, ka mundur të bindë gjykatën që të hetohet me masën detyrim paraqitje.
zjarrit, lirohet pak orë pas arrestimit
11 Nëntor 2015, 16:19 -
Kapet në Angli dhe administratori
Ditën që është ndaluar pronari i Agon Channel Francesco Becchetti në Londër, në pranga ka rënë dhe administrator i televizionit Mauro De Renzi. Biznesmenët e hetuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje e mos pagim taksash janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës për ekstradim drejt Shqipërisë, ndërsa aktualisht ata kanë fituar lirinë pas depozitimit të garancive bankare për drejtësinë angleze.
i 'Agon', liri me kusht si Becchetti
11 Nëntor 2015, 16:14 -
Qeveria kthen dënimet për shpifje
Kryeministri Edi Rama propozon rikthimin e veprës penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve në Kodin Penal. Përmes një propozimi drejt Kuvendit, qeveria kërkon dënimin me gjobë deri në tre vjet burg për cilindo që do të gjendet në faj nga drejtësia per shpifje ndaj zyrtareve.
ndaj zyrtarëve: "Burg deri 3 vjet"
11 Nëntor 2015, 15:59 -
Tiranë, përplasje mes grupeve
Enton Nika, 30 vjeç, nga Tirana, mbeti i vdekur pasi u qëllua nga persona ende të panjohur në parkimin e bar restorant "Muraga" i cili ndodhet në rrugën nacionale Tiranë- Dajt. I plagosur në ngjarje mbeti edhe Ismet Gaxheri 30 vjeç, bashkëpronar i restorantit ku ndodhi ngjarja. Nika mësohet se ka qenë në ambientet e restorantit mikun e tij, Gaxheri, kur dy persona që gjithashtu dyshohet se kanë qenë duke drekuar, kanë nisur të debatojnë me të. Po ashtu personat kanë goditur me grushte dhe sende të forta viktimën, ndërsa më pas ka ndërhyrë miku i tij, bashkëpronari i restorantit ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. FOTO
vritet anëtari i bandës "Gaxhait"
11 Nëntor 2015, 14:46 -
Audit italian UKT-së, Veliaj
Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimet Tiranë do t’i nënshtrohet një auditi teknik dhe financiar nga Ujësjellësi i Puglias dhe më pas do të fillojë faza e investimeve për të garantuar 24 ujë të pijshëm në rubinetet e çdo familjeve në kryeqytet. Sot u firmos memorandumi nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Puglias Michele Emiliano. VIDEO
firmos me kryetarin e Puglias /VD
11 Nëntor 2015, 14:27 -
Fotolajm/ Një pyetje në testimin
Rreth 19 mijë mësues në Tiranë ju nënshtruan të martën testimit online për të vlerësuar njohuritë e tyre, por alternativat për pyetjet duket se nuk kanë qenë të formuluara saktë. Në rrjetet sociale është publikuar e fotografuar nga kompjuteri pyetja e katërt e testit: Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re, ju duhet:
online që bëri "lëmsh" mësuesit
11 Nëntor 2015, 12:54 -
Videolajm/ Si të krijosh melodi pa
Kërkuesit po përpiqen të krijojnë një muzik nëpërmjet sinjaleve elekrike të trurit të cilat gjenerohen nga përformuesi. Shpresa është se në të ardhmen e afërt një pjesë e shkurtër do ta lejojë kompozitorin që ta mendojë drejtpërdrejt muzikën, pa patur nevojë për ta shkruar atë.
instrumente, por duke e "menduar"
11 Nëntor 2015, 12:11 -
Foto/ A është grushti komunist
A është grushti komunist personifikues i "studentëve të vezës" që protestojnë kundër reformës në arsimin e lartë ai komunist? Disa ditë më parë u komentua në rrjetet sociale domethënia e grushtit përdorur nga studentët në incidentin ndaj kryeministrit si komunist.Por a ka ai domethënien e tillë?
simbol i "studentëve të vezës"?
11 Nëntor 2015, 12:10 -
Banka Societe Generale Albania
Në një ceremoni të posaçme, u inaugurua rinovimi i degës së Bankës Societe Generale Albani në qytetin e Korçës. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin ambasadori i Francës Bernard Fotiussi, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe shumë klientë dhe bashkëpunëtarë të kësaj dege.
inauguron Degën e Rinovuar në Korçë
11 Nëntor 2015, 12:07 -
Siguria, Tahiri: Vëmë me shpatulla
Ministri i Punëve të Brendshme prezantoi këtë të mërkurë me detaje projektligjin për sigurinë publike. Me këtë draft - tha Tahiri - arrihet të preken të gjithë zinxhirët e parandalimit, hetimit dhe rezultatit, duke vënë me "shpatulla pas murit" - siç theksoi ai - gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në këtë kontekst, ministri tha se qeveria është e angazhuar për të realizuar reformën në drejtësi. VIDEO
pas murit gjyqtarët e korruptua
11 Nëntor 2015, 11:00 -
Intervista/ Robert Aliaj: Mjaftojnë
Ai është artist dhe si i tillë gjithmonë ka folur drejtpërdrejtë! Ky është Robert Aliaj, artisti i cili di të rrëfej ‘live’ çdo mendim, vërejtje apo adhurim. Edhe pse shpesh herë është etiketuar si ‘delja e zezë’ në spektaklin “Dance With Me” ai ka treguar se di të vlerësoj atë që vërtetë bën art, jep maksimumin dhe nuk është banal përballë një publiku të gjerë.
mbathjet e bukura dhe ti ke vlerë
11 Nëntor 2015, 09:57 -
Reforma në Drejtësi, Lu e Vlahutin
Menjëherë pas progres-raportit që kritikon sistemin e drejtësisë, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në këtë dikaster, do të vijojë diskutimet publike. Me praninë e dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Ministria e Drejtësisë do të zhvillojë nesër një tryezë me ekspertë të drejtësisë për organet e reja të kontrollimit të sistemit gjyqësor.
nesër në 15:00 tryezë për KLD-në
10 Nëntor 2015, 21:09 -
Ikën Drejtoresha e Lojërave të Fatit
Zhani Çakuli, djali i Filip Çakulit, do të jetë drejtori i ri i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pas dorëheqjes së Luneda Sufali, e emëruar në këtë post prej tetorit të vitit 2013 kur qeveria "Rama" erdhi në pushtet.
e zëvendëson djali i Filip Çakulit
10 Nëntor 2015, 20:47 -
Ikja e Naços, Nishani dekreton
Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe emërimin në këtë post të nënkryetarit të LSI-së Ylli Manjani. Përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme kreu i shtetit Bujar Nishani pranoi kërkesat e kryeministrit Edi Rama, atë të dorëheqjes së Naços dhe propozimit në këtë post të Manjanit.Basha: Tallje të flasësh për NaçonNaço kryeprokuror? Pengesë ReformaSONDAZH / Pas Naços, a duhet të dorëhiqen ministra të tjerë?Naço në tetor: Unë kam nevojë për impulse/VIDEOManjani ministër: Kontributi i opozitës i nevojshëm për drejtësinë
Manjanin ministër të Drejtësisë
10 Nëntor 2015, 17:26 -
Hakerat i vjedhin 215 mijë euro
Një vjedhje e pazakontë është kallëzuar një ditë më parë në Policinë e Tiranës ku me anë të një e-maili janë vjedhur 215 mijë euro. Pre e vjedhjes me anë të mashtrimit kompjuterik nga hakerat ka rënë financierja e një depoje farmaceutike në kryeqytet e cila pas një e-maili ka transferuar paratë në një bankë të nivelit të dytë në Bullgari.
kompanisë së ilaçeve në Tiranë
10 Nëntor 2015, 16:50 -
Konferenca gjyqësore në 14 dhjetor
Kur ende mungon një afat se kur do të kalojë reforma në drejtësi gjyqtarët kanë vendosur të mos ndikohen prej saj por të caktojnë 14 dhjetorin për të kryer zgjedhjet në Konferencën Gjyqësore, zgjedhje nga ku do të dalin katër anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto zgjedhje ishin planifikuar për më 26 tetor, por u shtyn me argumentin se do të pritej më parë reforma.
30 gjyqtarë për 4 vendet e KLD-së
10 Nëntor 2015, 16:28 -
-
Djegia e flamurit grek, Dule takon
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ku i ka shprehur shqetësimin lidhur me djegien e flamurit grek në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritet Etnik Grek, Omonia në Sarandë, ngjarje e cila ka ndodhur një ditë më parë.
Tahirin: Zbuloni autorët e ngjarjes
10 Nëntor 2015, 15:30