-
-
Tiranë, hapet panairi i 7 i kulinarisë
Arti i kulinarisë do të shfaqet për dy ditë radhë për të gjithë të interesuarit në panairin e organizuar nga kompania Neranxi dhe Instituti i kulinarisë Neranxi. Ky është panairi i 7 që organizohet në vend për kulinarinë.
Neranxi: Ka ende punë për të bërë
25 Prill 2015, 18:52 -
3- mujori: MF, të ardhurat llogariten 86.620 milionë lekë
TIRANË, 25 Prill/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 86.620 milionë lekë. Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 21 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur përgjatë 2015-ës. Gjatë këtij viti qeveria planifikon […]
25 Prill 2015, 18:48 -
Fitojnë Dortmundi, Bayern dhe Interi
Borusia e Dortmundit po ngjit shkallët drejt zonës së Europës. Fitorja e fundit përballë Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-0 me golat e Abumajang dhe Kagavës e ka ngjitur ekipin e Klop në vendin e 8, 3 pikë larg vendit të gjashtë, që mbahet nga Augsburg.
Tottenham e Liverpool "X", Barça +5
25 Prill 2015, 18:46 -
Tiranë, çelet panairi i 7 i kulinarisë
Është çelur sot panairi i 7 i kulinarisë Neranxi. Panairi i cili tashmë është bërë një traditë e përvitshme, synon që të nxjerrë në pah të gjitha risitë që sjell çdo vit kompania lider në vend për sjelljen e produkteve të kulinarisë. VIDEO
Neranxi: Ka ende punë për të bërë
25 Prill 2015, 18:36 -
-
Braho: Takimi im me Frrokun s'ka
Pas lajmit se Spartak Braho kishte shkuar në spital për të takuar deputetin Mark Frroku, ka reaguar menjëherë shefi i Komisionit të Sigurisë. Sipas Brahos e gjithë kjo është një sajesë e mediave që kanë si qëllim dezinformimin.
ndodhur, sajesë e disa mediave
25 Prill 2015, 17:08 -
"Dhoma e harresës", instalacioni
“Dhoma e Harresës” përbëhet nga një mjedis i kompletuar me mobilje dhe pajisje të tjera shtëpiake që janë pikturuar plotësisht në ngjyrë të bardhë.Vizitorët ftohen që kur të hyjnë në këtë mjedis të ngjisin mbi mobilje ose mure, pafund letra me ngjyra që i japin dhomës një dimension shumëngjyrësh.
i ngjyrave që shërojnë psikologjinë
25 Prill 2015, 16:56 -
-
Liqeni ngjyrë pink në Australinë
Liqeni Hillier është një liqen me ngjyrë pink në Ishullin Midlle, që është pjesë e Arkipelagut “Recherche” në kufirin jugor të Australisë perëndimore. Ai është rreth 600 metra i gjatë dhe rrethohet nga pyje të dendura.
perëndimore, një çudi e natyrës?
25 Prill 2015, 16:05 -
Njerku i Kardashian:
Njerku i personazhit të njohur televiziv Kim Kardashian Bruce Jenner është shprehur se ai gjithnjë e ka parë veten si grua. Njerku i motrave Kardashian ka konfirmuar se ai është duke menduar të bëjë disa operacione plastike për kalimin nga mashkulli në femër.
"Jam ndjerë gjithnjë femër"
25 Prill 2015, 16:03 -
Protestë te ministria: Na hoqën
Përjashtimi nga ndihma ekonomike e qytetarëve në njësitë bashkiake në kryeqytet, është ngritur kësaj radhe si shqetësim nga qytetarët të cilët ishin para Ministrisë së Mirëqenies. Koordinatori i PD Akil Kraja i bëri thirrje ministrit Veliaj të reflektojë për këtë situatë. Reagon PS që përmes deputetes Olta Xhacka tha se puna e ministrit këto dy vjet ka qenë efikase. VIDEO
ndihmën. Xhaçka:Veliaj punë efikase
25 Prill 2015, 14:58 -
Veliaj takon "Presidentin e tij": Ide
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëkohësisht kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu dhe deputetin socialist Pandeli Majko.
për Tiranën...e kujtime ushtarakësh
25 Prill 2015, 14:48 -
Garë ndërkombëtare për uniformat
Rikthimi i besimit në komunitet është një ndër sfidat e policisë për një ambient më të sigurt. Ka qenë ky mesazhi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë ekspozitës “Policia që Duam”, teksa ka bërë publik dhe projektin për konkursin ndërkombëtar të uniformave të reja të policisë. VIDEO
blu, Tahiri në ekspozitë me djalin
25 Prill 2015, 12:48 -
Ekskluzive/ Pamjet nga kampet
A1Report sjell pamje ekskluzive nga një kamp në Gjermani ku janë strehuar me qindra shqiptarë të cilët shpresojnë deri në marrjen e azilit ekonomik. VIDEO Orikum, eksodi që largoi fëmijëtnga vendlindja drejt Gjermanisë Kina, destinacion i ri punësimit Ja shqiptari që punon si mësues Azilkërkuesit e kthyer në Kapshticë, romët e Korçës nisen për GjermaniKapshticë, kapet 32-vjeçari, do çonte 4 romë për azil në Gjermani
ku rrinë shqiptarët në Gjermani
25 Prill 2015, 12:31 -
-
I lodhur! Kosova:Nuk ndikohem
“Halim Kosova është e kundërta e doktorit të parë. Ky doktori tjetër është burrë i mirë, por shumë i lodhur”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama duke se nuk do të ndikojë në konsideratën që kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës ndan për kreun e qeverisë. Përkundrazi! Sipas Halim Kosovës edhe Rama ndan vlerësim të veçantë për të. VIDEO
Kam konsideratë për Edi Ramën
25 Prill 2015, 11:04 -
Skandal në Lezhë, viktima me
Pezullohen nga detyra tre punonjësit e policisë rrugore dhe një specialist i hetimit të krimit në Policinë e Lezhës, pas publikimit të pamjeve shokuese në A1 Report, ku kufoma e një të moshuari u trajtua në mënyrë çnjerëzore duke u transportuar me një kamionçinë dhe jo me ambulancën e morgut të spitalit. Gjithashtu hetimi ka filluar edhe për personelin e urgjencës dhe morgut të spitalit të Lezhës për mos marrjen e masave për transportimin e të viktimës. VIDEO
kamionçinë, pezullohen policët
25 Prill 2015, 10:36 -
Katastrofë humanitare në Nepal
Bilanci i viktimave të dy tërmeteve, më i fuqishmi me magnitudë 7.9 ballë, që kanë goditur Nepalin e kanë kthyer këtë fenomen natyror në një tragjedi, ku deri tani janë konfirmuar 1130 persona që kanë humbur jetën. Numri i viktimave pritet të jetë edhe më i lartë, për shkak se shumë persona mund të jenë nën rrënojat e objekteve të ndryshme. VIDEO FOTOMobilizim ndërkombëtar për të ndihmuar banorët në Nepal
mbi 1130 të vdekur nga tërmeti
25 Prill 2015, 10:00 -
Skulptura/ Monumenti i 100
Pllakat metalike të zhdukura dhe disa prej tyre të deformuara, që “i kanë rezituar” zhvatjes, në qendrën e qendrës së Tiranës dhe vetëm 20 metra larg Bashkisë së kryeqyetit, e bëjnë Monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë të duket si një kazan i përmbysur plehrash.
vjetorit shkatërrohet për skrap
25 Prill 2015, 08:00 -