-
Foto/ PD denoncon disa raste
Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses së Partisë Demokratike janë denoncuar disa raste, ku sipas PD-së kemi të bëjmë me tentativë për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Duke i cilësuar këto raste flagrante të shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe standardeve të zgjedhjeve, PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. VIDEO
të manipulimit të zgjedhjeve
17 Qershor 2015, 14:09 -
Videolajm / Lionel Messi
Lionel Messi konsiderohet nga të gjithë si futbollisti më magjik i dekadës, duke u quajtur edhe një aktor që fut në kurth sa herë që do mbrojtësit kundërshtarë. Aftësitë e yllit të Barcelonës kanë arritur në një nivel më lart gjatë ndeshjes Argjentinë-Uruguai, e vlefshme për Kupën e Amerikës. Messi ka hipnotizuar mbrojtësin uruguaianin, Diego Godin duke bërë që ai ta imitojë në mimikë dhe çdo lëvizje.
hipnotizon Diego Godin
17 Qershor 2015, 13:53 -
Përgjon me kamer në makinë ish
Një 27-vjeçare nga Elbasani prej kohësh përgjohej nga ish-dashuri i saj, i cili fshehtas kishte mundur t’i vendoste një kamera dhe përgjues në makinë pasi donte të mësonte së cili ishte partneri i ri i 27-vjeçares. Mësohet se shtetasja E.B., ka pikasur kamerën në makinë dhe është drejtuar menjëherë drejt policisë për të bërë denoncimin. VIDEO
të dashurën, arrestohet 38-vjeçari
17 Qershor 2015, 11:42 -
Artisti shqiptar, Agim Sulaj
Fituesi i edicionit të 32-të ndërkombëtar për karikaturën “Aydın Dogan International Cartoon Contest”, i organizuar nga fondacioni “Aydin Dogan” është artisti shqiptar, Agim Sulaj. Sulaj, i cili jeton në Itali, në punimet e tij është fokusuar tek varfëria, problemet e ambientit dhe jeta e refugjatëve. Në punim me të cilin u shpall fitues i garës, 50-vjeçari përshkruan terrorin dhe shpreh pikëpamjen se terroi mund të godasë cilindo vend dhe cilindo person pavarësisht vendndodhjes.
fiton Oskarin në karikaturë
17 Qershor 2015, 11:08 -
Lezhë, 36-vjeçari i dehur dhunon
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Kurbin me akuzën e dhunës në familje. Shkëlqim Peca, banues në Sanxhak në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, D.D., 34 vjeçe. Përveç se ka dhunuar bashkëshorten, viktima të dhunës së Pecës nën efektin e alkoolit kanë qenë dhe vjehrra, L.D., 57 vjeçe dhe vjehrri A.D., 61 vjeç.
bashkëshorten, vjehrrin e vjehrrën
17 Qershor 2015, 10:44 -
-
Shkodër, sekuestrohet një arsenal
Policia ka sekuestruar një arsenal armësh dhe ka vënë në pranga një 61-vjeçar. Nga kontrolli i befasishëm në banesën e Pjetër Çunit, policia gjeti 1 mitraloz të lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore, 7 krehra me fishekë dhe 380 fishekë. 61-vjeçari rezulton, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje. Arsenali i armëve u gjet gjatë kontrollit në banesë dhe ambientet e jashtme të banesës.
armësh në Bushat, pranga 61-vjeçarit
16 Qershor 2015, 16:21 -
Përplasje me armë në Paskuqan
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë në Paskuqan. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim një person. Ndërkohë kanë reaguar dy kandidatët për Bashkinë Kamëz, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin. VIDEO
reagojnë kandidatët Mziu dhe Gjici
16 Qershor 2015, 15:43 -
SHBA, pesë të vdekur nga shembja
Ballkoni i një apartamenti në kat të katër të ndërtesë në Kaliforni është shembur, duke lënë të vdekur pesë persona dhe plagosur tetë të tjerë. Një numër të rinjsh irlandezë janë mes shtetasve të vrarë thonë zyrtarët Irlandezë. Polica thotë se, struktura u rrëzua në rrugë, sot rreth orës 01:00 me orën lokale.
e ballkonit, ende nuk dihet shkaku
16 Qershor 2015, 14:47 -
Myftiu Tërnava: Osmanët s’ishin
Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.
pushtues, na çliruan nga sllavët
16 Qershor 2015, 14:41 -
Halim Kosova:Gratë mbajnë hallet e
Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Halim Kosova gjatë një takimi me gratë aktiviste foli për përkrahjen ndaj femrave nëse ai do të zgjidhet në krye të Bashkisë Tiranë . Kosova tha, me punën e tij në krye të Bashkisë Tiranë do t’u rikthejë njerëzve shpresën. Ai tha se gratë janë ato që mbajnë hallet e shtëpisë. VIDEO
shtëpisë, burrat kthejnë ndonjë gotë
16 Qershor 2015, 11:24 -
Ish-të përndjekurit me Veliajn:
Në një takim me kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, ish-të përndjekurit politikë kanë propozuar që Piramida të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Duke vlerësuar punën e Veliajt si ministër, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ish-të përndjekurit". VIDEO
Piramida të kthehet në multimuze
16 Qershor 2015, 11:11 -
Remitancat, Rusia 'dërguesja' më
Një raport i fundit tregon se emigrantët që punojnë në Evropë kanë dërguar në vendet e tyre 109.4 miliardë dollar vitin e fundit, duke ndihmuar rreth 150 milionë njerëz rreth botës. Studimi i i International Fund for Agricultural Development (IFAD) tregon se 2/3 e parave shkojnë në vendet e zhvilluara, shumica në Azi dhe Afrikë. Kurse 1/3 është dërguar nga Rusia dhe vendet e Evropës Perëndimore në vendet e Evropës Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
e madhe, Shqipëria 30% nga Italia
16 Qershor 2015, 09:35 -
Sondazhi i Piepolit: Veliaj
Televizioni A1 Report ka përmbyllur me sukses kontratën ekskluzive me institutin prestigjioz italian Pieopoli. Pesë ditë para zgjedhjeve vendore, nga studio e A1 Report u publikua sondazhi i tretë dhe i fundit që shpalli fitues në krye të Bashkisë së Tiranës, kandidatin e majtë zotin Erion Veliaj. Ne Tirane fituese ASHE me 61 %, APPD 36 %. Nëse do riperseriteshin zgjedhjet 2013-es, te majtet serish fitues. 62 % besojne Ramen si lider, 36 % Berishen VIDEO
kryebashkiaku i ri i Tiranës
16 Qershor 2015, 08:58 -
Kriza në Ukrainë ,SHBA dërgon
Rreth 300 trupa amerikanë zbarkuan në Ukrainën perëndimore për të trajnuar njësitë e Gardës Kombëtare. Por, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, paralajmëroi se ky veprim "do të destabilizonte seriozisht situatën" në Ukrainë.
300 trupa për trajnimin e gardës
16 Qershor 2015, 04:36 -
Tiranë, 20 banorë në grevë: Na
Rreth 20 banorë kanë nisur sot grevën e urisë me pretendimin se ndërtuesi i pallatit i ka mashtruar ata duke u marrë shtëpitë për të ndërtuar një pallat që mbeti përgjysmë. Banorët kërcënojnë se nuk do të zbresin nga tarraca e pallatit 9-katësh derisa të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre. VIDEO
ka mashtruar ndërtuesi i pallatit
15 Qershor 2015, 22:35 -
Durrës, Dako: Trefishim fondi
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, Vangjush Dako gjatë një takimi elektoral në një nga bizneset e mëdha fason që operon në qytetin bregdetar, deklaroi se, mandatin e ardhshëm do të jenë në fokus njerëzit në nevojë. “Të moshuarit pa mbështetje, gratë e dhunuara, fëmijët jetimë do të jenë fokusi i punës tonë të përditshme, pasi si një shtresë me probleme të shumta ato kanë nevojë për mbështejen tonë”, u shpreh kandidati socialist.
për të ndihuar familjet në nevojë
15 Qershor 2015, 10:54 -
Masakra e Serbrenicës, rezolutë
Në Kongresin Amerikan ka mbërritur një rezolutë që e cilëson masakrën e Srebrenices Genocid. Nëse rezoluta miratohet, ashtu siç pritet, atëherë mohimi i kësaj masakre do të behet i dënueshëm. Rezoluta mbështetet si nga republikanet ashtu dhe nga demokratet.
në SHBA për ta cilësuar genocid
Kriminelë lufte para gjyqit në SHBA
14 Qershor 2015, 18:41 -
Grisen posterat e Fredi Bejlerit
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktet e vandalizmit të ndodhura në zonën e Lukovës dhe Vranishtit, si grisja e posterave elektoralë të PBDNJ-së dhe kandidatit të saj për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një reagim për mediet, PBDNJ i bën thirrje të gjithë kandidatëve elektoralë të distancohen nga akte të tilla të shëmtuara.
PBDNJ:Të distancohen kandidatët
14 Qershor 2015, 14:40 -
Prish mitingun e Hasan Halilajt
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi ka penguar mbarëvajtjen e një takimi elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, për Bashkinë Kukës, Hasan Halili. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, ku G.A., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka penguar takimin e Halilit me banorë të zonës Shtiqën.
arrestohet në flagrancë 46-vjeçari
14 Qershor 2015, 14:18 -
Selenicë, Cenaj: Prioritet
Investime shumëplanëshe në infrastrukturën rrugore dhe mbështetje për fermerët. Ky është premtimi i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropianë për Bashkinë Selenicë, Kasëm Cenaj. Teksa mori pjesë në një aktivitet kulturor në fshatin Mesaplik, ku u nderuan disa nga figurat e nderuara të kombit, Cenaj u ndal tek investimet konkrete që do të kryhen në këtë zonë mandatin e ardhshëm, ku prioritet është rruga e lumit të Vlorës. VIDEO
infrastruktura rrugore
14 Qershor 2015, 13:52
