-
-
Metalbullet rendit AlbChrome një
Revista Metalbulletin ka renditur shoqërinë Albchrome si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, cmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferrochromit.
nga 5 kompanitë më të mira në botë
3 Shtator 2015, 10:44 -
Hidhet shorti për Kupën e Shqipërisë
Është hedhur në ambientet e FSHF shorti për Kupën e Shqipërisë. Edicioni i ri do të fillojë më datë 16 shtator, finalja më 25 Maj 2016. Ekipet do të jenë të ndara në dy grupe, ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje.
2 Shtator 2015, 21:47 -
SERES EP, Kurum teknologji
Kompania KURUM po përdor pajisje inovatore me lazer për të mbajtur nën kontroll dhe zvogëluar në maksimum emetimin e pluhurave nëpërmjet sistemit të filtrimit. Drejtuesit e KURUM pohojnë se kompania respekton me transparencë të gjitha normat mjedisore dhe është e përkushtuar ndaj këtij misioni kaq të rëndësishëm për të. VIDEO
të re për mbrojtjen e mjedisit
2 Shtator 2015, 19:13 -
-
Miratohen 62 zona minerare
Qeveria do të marrë masa të ashpra për të kthyer në binarët e ligjit sektorin minerar në vend e veçanërisht zonën e Bulqizës aty ku regjistrohen me qindra jetë minatorësh të humbura si pasojë e kushteve të sigurisë. Hapi i pare eshte ai i miratimit te 62 zonave te rrezikshme ne te cilat nuk do te lejohet ushtrimi i asnje aktiviteti minerar. VIDEO
me rrezik, revokohen 18 leje
Video/Konferenca e ministrit Gjiknuri
PDF - Harta me zonat e rrezikshme
2 Shtator 2015, 13:33 -
Ministri Koka vlerëson punën kundër proçesionares, dëmtueses së pyjeve halorë
TIRANË, 2 Shtator / ATSH/ – Ministri i Mjedisit Lefter Koka jep vlerësime për punën e bërë në luftën kundër dëmtuesve të pyjeve halorë, proçesionares së pishave. Ai konstaton se “asnjë njollë e bardhë në pishat e pyjeve tona, sot ato janë në zhvillimin e tyre optimal”. Zonat pyjore në rajonet e Shkodrës, Dibrës, Elbasan […]
2 Shtator 2015, 11:05 -
Zbulimi i kapos së laboratorit të
Për llogari të kujt punonte laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe se si futej lënda narkotike në Shqipëri, kjo ende nuk është zbardhur nga 6 muaj hetime. Ky fakt konfirmohet nga burime pranë Krimeve të Rënda të cilat po ashtu sqaruan se kanë kërkuar zgjatje të hetimeve nga Gjykata dhe me 3 muaj. VIDEO
kokainës, Prokuroria kërkon kohë
1 Shtator 2015, 12:51 -
Vuçiç: Edi, politikan botëror, unë lokal
TIRANË, 31 Gusht /ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një debat televiziv për emisionin Okruzenje (Fqinjësi), të regjistruar gjatë samitit të Vjenës, ku në fokus ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE. Në debatin televiziv kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se “do te ishte […]
1 Shtator 2015, 09:40 -
Rama takon deputetët e veriut,
Në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i kësaj force politike po zhvillon një takim me deputetet e katër qarqeve të veriut të vendit. Në takimin që po mbahet në selinë e PS-së marrin pjesë deputetët e qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.
Nikolla koordinatore e Lezhë-Dibë
31 Gusht 2015, 20:17 -
ARD reportazh në Shqipëri: Nuk e
Shqiptarët largohen për një jetë më të mirë për në Gjermani. Kështu përgjigjen banorët e Elbasanit dhe ata të Shishtavecit në reportazhin e televizionit publik gjerman ARD se përse kërkojnë azil. Televizioni ARD ka shoqëruar kthimin në shtëpi të një qytetari nga Elbasani të cilit i është refuzuar azili. Ai ka falënderuar Gjermaninë për trajtimin që i ka bërë, duke thënë se kjo ishte mundësia e vetme e tij. VIDEO
besojmë, thuaji Merkelit do vijmë!
31 Gusht 2015, 18:36 -
Zgjedhjet 2017,ja të 'fortët' e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar një mekanizëm të ri brënda partisë socialiste, duke emëruar 6 koordinatorë , që do mbulojnë 12 qarqe. Kreu i qeverisë në disa takimet të ditëve të fundit me deputetë të Tiranës dhe të Vlorës e Gjirokastrës, ka vendosur që të të ketë unifikime të qarqeve, duke i ndarë në 6 rajone. VIDEO
nga veriu në jug e funksionet e tyre
31 Gusht 2015, 14:14 -
-
Kryeministri Rama pas Vjenës:
Ndërsa ka folur për Samitin e Vjenës Rama veçoi firmosjen e një projekti të përbashkët me Serbinë të cilin e krahasoi si atë mes Francës e Gjermanisë.Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi se do të ndërtojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e kthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare. Gjatë fjalës tij Rama u ndal edhe te aksioni kundër informalitetit, çmimit të naftës, operacioneve antidrogë. VIDEO
Ja projektet tona me Ballkanin
31 Gusht 2015, 12:30 -
Projekti i ri, Veliaj: Biletë
Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës,kreu Erion Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit Bashkiak do të 4-fishohen gjobat për këdo që ndot kryeqytetin kjo pasi Tirana është kryeqyteti më i ndotur në rajon. VIDEO
unike për transportin publik
31 Gusht 2015, 10:26 -
Librazhd,debitori i energjisë elektrike
Dhunohet barbarisht në krye të detyrës elektricisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Librazhd. Sali Beqo, i cili rezulton debitor ndaj OSHEE-së ka ushtruar dhunë fizike mbi Nesti Carcia. Elektricisti është keqtrajtuar fizikisht ndërsa kryente detyrën.
dhunon elektriçistin e OSHEE-së
30 Gusht 2015, 19:08 -
Zgjedhjet parlamentare të 2017-s
Kryeministri Edi Rama mblodhi dje deputetët e qarkut të Vlorës e Gjirokastrës, por dhe drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi organizimin e ri të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi në Vlorë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është diskutuar mbi organizimin e strukturave mbi bazë rajonesh, por dhe ngritjen e grupeve të punës për të koordinuar veprimtarinë e çdo strukture të partisë, nga baza në qendër. Grupi i punës për Rajonin e Jugut do të drejtohet nga deputeti Koço Kokëdhima.
struktura e PS-së nis organizimin
29 Gusht 2015, 13:31 -
-
-
-