-
INUK zbret në Durrës e Elbasan
Forcat dhe mjetet e INUK sot kanë nisur aksionin në Durrës dhe në Elbasan. Objekt i aksionit të INUK nw Durrës janë prishja e rreth 200 ndërtimeve pa leje tek mbikalimet e Urës së Dajlanit, Rruga e Plepave, si dhe ato përgjatë rrugës së plazhit. Në Elbasan sipas INUK janë rreth 300 ndërtime pa leje për tu prishur. VIDEO
për prishjen e 500 ndërtimeve pa leje
30 Tetor 2014, 11:35 -
Vjedhja e energjisë, vijon aksioni
Për të tretën ditë në gjithë vendin vazhdon aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit për vjedhësit e energjisë elektrike. Arrestime të shumta ka pasur në disa qytete, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe disa elektriçistë që ishin punonjës të kompanisë së shpërndarjes. Deri në orën 19:00 Ministria e Brendshme bën të ditur se janë arrestuar 41 persona në të gjithë vendin. FOTO
në ditën III, 41 persona të arrestuar
30 Tetor 2014, 10:06 -
Shpronësohen pronarët në akset
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Librazhd – Qafa e Studnës (Loti 2). Gjithashtu, qeveria vendosi shpronësimin, e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kukës-Krumë.
Librazhd-Q.Stud e Kukës-Krumë
29 Tetor 2014, 22:23 -
Operacioni kundër vjedhjes së energjisë, arrestohen 63 persona, 24 në kërkim
TIRANË, 29 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Deri në orën […]
29 Tetor 2014, 22:13 -
Ndërtimet pa leje, 150.000m² truall
Këshilli i Ministrave miratoi sot kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Në të gjithë vendin janë 150.000 m² truall të ndara 480 parcela ndërtimi në total.Numrin më të madh të këtyre parcelave e kanë Qarku i Tiranës dhe Qarku i Shkodrës.
për pronarët e objekteve informale
29 Tetor 2014, 22:02 -
Vjedhja e energjisë në ditën e dytë
Ka vijuar edhe dita e dytë e aksionit të Policisë së Shtetit sëbashku me OSHEE për ndërprerjen e energjisë elektrike për gjithë vjedhësit. Kështu, janë marrë masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike në shqipëri, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Sipas Policisë janë arrestuar 63 persona në flagrancë, janë shpallur në kërkim 24 dhe janë ndërprerë 118 lidhje të paligjshme. VIDEO
63 të arrestuar në gjithë vendin
29 Tetor 2014, 21:13 -
-
-
Abuzoi seksualisht me të afërmen
ELBASAN/ Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 35 vite burg një 35-vjeçar pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ngjarja për të cilën akuzohet Eno E., ka ndodhur në shtator 2013 në një fshat të Selanikut në Greqi, ku 35-vjeçari ka abuzuar seksualisht me një të afërme të tij, vetëm 13 vjeç.
13-vjeçare, dënohet me 35 vite burg
29 Tetor 2014, 12:02 -
Dita II e aksionit për energjinë
Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i shtrirë në të gjithë vendin, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë, ku sërish kanë rënë në pranga biznesmenë apo familjarë që kanë kryer lidhje të jashtëligjshme. VIDEO
Sërish arrestime në gjithë vendin
29 Tetor 2014, 09:34 -
Vjedhja e energjisë,52 në pranga
Policia e Shtetit ka nisur sot aksionin në të gjithë vendin kundër vjedhësve të energjisë, ku në pranga kanë rënë 52 persona, mes të cilëve 3 punonjës të OSHEE dhe 49 sipërmarrës. Nga këto 21 persona të arrestuar janë në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa dhe Administratori i OSHEE-së Arben Seferi, theksuan se aksioni ka si synim vetëm bizneset. Në ditën e parë të aksionit, Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka zbritur vetë në terren. Seferi: Do të vazhdojmë aksionin deri sa lidhja e fundit e vjedhjes së energjisë të jetë shkëputur. VIDEOAksion në gjithë vendin, fluks për të paguar faturatHalimi: Policia bën arrestime pa pyetur për ligje
mes tyre 3 punonjës të OSHEE!
28 Tetor 2014, 19:10 -
-
Vjedhja e energjisë, aksion në gjithë
Aksioni i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për të “goditur” vjedhësit ka vazhduar dhe në rang vendi. Operatorët e OSHEE së bashku me policisë në Shtetit kanë nisur aksionin elajmëruar nga qeveria, sipas të cilës humbjet nga vjedhja e energjisë janë 150 milion euro. VIDEO
vendin, dyndje për të paguar faturat
28 Tetor 2014, 13:07 -
-
Elbasan, 900 gra bëjnë mamografinë
Rreth 900 gra dhe vajza i janë drejtuar shërbimit të mamografisë në Elbasan gjatë muajit tetor për të kryer ekzaminimin që diagnostikon kancerin e gjirit. Një numër kaq i madh sa tre vite bashkë vjen nga fushata sensibilizuese e ndërmarrë këtë muaj nga Ministria e Shëndetësisë e mbështetur edhe nga OJF të ndryshme. VIDEO
për parandalimin e kancerit të gjirit
28 Tetor 2014, 10:02 -
Krujë, makina përplaset me trenin
Një aksident që për pak mund të kishte pasoja fatale është shënuar mbrëmjen e djeshme në Thumane të Krujës, ku një autoveturë brenda së cilës udhëtonin katër pjesëtarë të një familjeje është përplasur nga një tren mallrash. (Foto ilustruese)
shpëtojnë 4 anëtarët e një familje
28 Tetor 2014, 09:49 -
-
Xhixho: Integrimi në BE varet nga
90% e shqiptarëve e duan integrimin në BE. Ministria e Integrimit ka nisur një fushatë takimesh me gjimnazistë në gjithë vendin. Nga gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan, zëvendës ministrja e integrimit Erisa Xhixho theksoi se kjo nismë është nëkuadrin e informimit dhe gjithëpërfshirjes në rrugetimin e Shqipërisë drejt BE-së.
angazhimi dhe zbatimi i reformave
27 Tetor 2014, 15:44 -
Elbasan,kanosi me armë 27-vjeçaren
Një 23-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga blutë e këtij qyteti pasi ka kanosur duke qëlluar me armë në ajër një 27-vjeçare, arrestimi i tij është kryer menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
i gjendet arsenal armësh në banesë
27 Tetor 2014, 11:59 -
Elbasan, makina përplas
Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur teksa po tentonte të kalonte nga njëri krah në tjetrin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjiku. Policia e qytetit të Elbasanit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidenti.
kalimtaren, ndërron jetë 70-vjeçarja
26 Tetor 2014, 20:53 -