-
-
Dosja e vrasjes në Vlorë/ Dëshmia e rojes: Kali u tremb dhe vrapoi tek lokali, i kërkova falje 'Arbenit të Çeçesë'...por ai më rrahu
Zbardhet dosja e plotë. Anëtarë të familjes Beqiraj rrahën kujdestarin e kalit të Xhezos. Eduart Xhezo shkoi me eskortë dhe armë për tu sqaruar, por vrau Beqiraj e plagosi dy të tjerë.
8 Nëntor 2019, 11:53 -
Atentati ndaj prokurorit/ Policia operacion në Lushnje dhe Vlorë, kontrolle edhe në banesën e rivalit të Aldo Bares
Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo, i njohur ndryshe si "Juli Pashako" është i dyshuari i dytë si i përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 6 ditë më parë.
7 Nëntor 2019, 21:57 -
-
LSI zgjedh koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë
Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në vitin 2020.
6 Nëntor 2019, 15:24 -
-
Shembja e urës në Delvinë për shkak të motit të keq/ Prefekti: Do rehabilitohet brenda 48 orësh
Një ditë pas shembjes së Urës së Vanës në Delvinë për shkak të motit të keq do të rehabilitohet brenda 48 orësh. Kjo ka qenë deklarata e prefektit të qarkut Vlorë Flamur Mamaj. Ai tha se lidhur me këtë çështje po merren forcat xheniere.
5 Nëntor 2019, 12:45 -
-
Shiu pushton Shqipërinë, uji vërshon mbi rrugë, shembet ura në Delvinë, pezullohet lundrimi në Vlorë (VD-Situata)
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga veriu në jug, ndërsa uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme me qarkullimin, por nuk raportohet për probleme.
4 Nëntor 2019, 07:32 -
-
I përshirë në 'Far West-in' e ndodhur në Vlorë/ Kapet në Tiranë Taulant Manaj, u arratis pas vendimit skandaloz (VIDEO)
Taulant Manaj u kap në orët e vona të natës pasi fshihej në një pallat në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Manaj ishte pjesë e konfliktit me armë zjarri të dy grupeve në Vlorës, ku mbeti edhe vetë i plagosur. Në gusht të vitit 2018, ai u la i lirë pas një vendimi skandaloz.
3 Nëntor 2019, 10:11 -
Çelet në Vlorë ekspozita 'Vende dhe ngjyra'/ Piktori: Paraqiten imazhe nga veriu në jug
Në teatrin "Petro Marko" në Vlorë është çelur ekspozita "Vende dhe ngjyra " e piktorit Edi Kojani. Të pranishëm në të ishin mjaft miq e artdashës të piktorit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë me radhë.
2 Nëntor 2019, 19:34 -
Deklaroi të vjedhur “AMG” në Vlorë, policia zbulon planin që kishte kurdisur kosovari dhe dy të tjerë
E gjithë historia ka nisur në 31 tetor, kur Gëzim Hasani, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip "Mercedes Benz S Class 63 AMG".
2 Nëntor 2019, 14:42 -
-
Infrastruktura/ Projekti Lungomare 2 në Vlorë, kompania 'Fusha' shpallet fituese
- Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga bashkimi i operatorëve Curri sh.pk dhe Xhengo sh.p.k lidhur me procedurën “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës – Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli”.
2 Nëntor 2019, 07:47 -
-
-
Detaje nga vrasja biznesmenit vlonjat për një kalë/ Autori lëvizte i lirë me një emër të rremë, i droguar kur u arrestua
Eduard Xhezo i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë pas sherrit për një kalë i ka shpëtuar policisë duke u fshehur pas emrit të rremë si Ermal Dema. Ai ishte zhvendosur nga Vlora dhe jetonte në Durrës, ndërsa ka bërë 9.4 vite burg për një tjetër vrasje, por Xhezo u arrestua në janar të këtij viti në tentativë për të kaluar drejt Italisë 1 ton kanabis dhe u la i lirë.
31 Tetor 2019, 16:09 -
Vlorë- Peshkatarët ankohen për portin e anijeve: Të largohen mjetet e mbytura e të thellohet porti
Peshkatarët në Vlorë ankohen për kushtet e portit të peshkimit. Sipas tyre në të nuk është kryer asnjë investim. Ata kërkojnë ndërhyrje në disa pika si mundësimi i një kantieri për riparimin e anijeve, largimi i mjeteve të vjetra, uji e të tjera.
30 Tetor 2019, 20:38 -
-
Vrau në gusht biznesmenin vlonjat për një kalë, autori arrestohet pas ndjekjes si nëpër filma nga policia
Eduart Xhezo në momentin e arrestimit pasi i i kishte ikur policisë, ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe me dokumente të falsifikuara. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Xhezo është i akuzuari kryesor për vrasjen e Arben Beqiraj që ndodhi më 4 gusht të këtij viti në Vlorë.
30 Tetor 2019, 09:38