-
Familja e denoncoi të zhdukur dy ditë më parë, vlonjati gjendet i vetëvarur në degën e pemës
Arjan Byberi nga Vlora është gjetur i vetëvarur në kodrat e Xhyherinës, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa. Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen "Pavarësia" para dy ditësh, për t'u gjetur sot pa shenjë jete i varur në një degë ulliri.
7 Shkurt 2020, 21:03 -
Soreca: 'Ndiq paratë' mënyra e duhur për të luftuar krimin, ka vullnet politik! OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka komentuar nga Vlora Operacionin Forca e Ligjit. Ai tha se motoja "Ndiq paranë" është mënurë e më e mirë të luftuar krimin e organizuar, ndërsa theksoi se ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë. Ai shtoi se aksioni i OFL duhet të jetë nën udhëheqjen e SPAK.
6 Shkurt 2020, 16:54 -
Vlorë/ Lihet në burg i dënuari përjetë në Greqi, punonte si polic privat, dëshmia: Nuk e dija që isha në kërkim
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mino gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja nervozizmi ndërkohë që ka deklaruar se nuk dinte se ishte i shpallur në kërkim. Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat.
6 Shkurt 2020, 11:26 -
Moti i keq pezullon linjën Korfuz-Sarandë, trageti i Vlorës niset drejt Brindisit
6 Shkurt 2020, 09:33 -
-
Institucioni që 'ha' drejtuesit, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës! Ndryshime edhe në Pogradec
Kadastra e Vlorës bëhet me drejtues të ri. Ditën e sotme në krye të këtij institucioni është emëruar Bilbil Aliaj. Ndërkohë një ditë më parë është emëruar Gentjan Mahmutaj në krye të Kadastrës së Pogradecit, duke zëvendësura në këtë post Natalja Velon.
4 Shkurt 2020, 16:03 -
-
-
Vdekja e Mëhillajt në burg, kreu i bandës së tritolit në Vlorë dyshohet se u vetëvra me mbidozë ilaçesh
Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema u shpreh dje se shkaku i vdekjes së klientit të tij ishte arresti kardiak, ndërsa pranoi faktin se përdorte ilaçe anti-depresive. Trupi u është përcjellë familjarëve për ceremoninë mortore.
4 Shkurt 2020, 10:26 -
Vlorë/ Kapet i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, vrau dy turistë anglez dhe u arratis nga burgu
Sipas policisë 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë dhe urdhrin pas vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë 'Arrest me burg'.
4 Shkurt 2020, 08:45 -
-
Mister në burgun e Peqinit, vdes Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i bandës së tritolit në Vlorë
Mëhillaj i cilësuar si kreu i bandës së tritolit në Vlorë ka gjetur vdekjen ditën e diel pasdite. Ai ka gjetur vdekjen teksa transportohej drejt spitalit të burgut të Tiranës, pas një arresti kardiak. Andon Mëhillaj, 45 vjeç, akuzohet edhe si personi që porosiste që gjente klientë për 'killerin' me pagesë, Julian Sinanaj.
3 Shkurt 2020, 09:28 -
-
Masat ndaj koronavirusit/ Ngrihet një dhomë e posaçme me tre mjekë në portin e Vlorës (VIDEO)
Në portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme me tre mjekë, pas urdhrit të Ministrisë së Sëhndetësisë për të forcuar masat nga koronavirusit kinez. Kontrollet janë përforcuar edhe në port.
1 Shkurt 2020, 12:04 -
'Sulioti': Inez Hajrullën e njoh vetëm nga televizori! Unë atentator?! Më bëtë surprizë
'Sulioti' mbyllet në qeli për atentatin e bërë ndaj Inez Hajrullës, por nuk pranon krimin dhe njohjen e tij para gjykatësit. 'Hajrullën e njoh nga televizori, po më bëni surprizë duke më akuzuar si atentator'.
31 Janar 2020, 18:08 -
-
Rama inspekton investimet në spitalin e Vlorës: Lentet e syve për të moshuarit janë falas, duhej muze për pajisjet skandaloze që ishin (VIDEO)
Kryeministri Rama ka thënë se tashmë falë investimeve të bërë nga koncesionari pacientët nuk kanë më nevojë që të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të paguajnë 700 dollarë për lentet e syve pasi tashmë shërbimi është në Vlorë dhe kryhet falas.
31 Janar 2020, 14:16 -
Dy gomone ndiqen me avion nga Frontex, njëra prej tyre braktisët në Vlorë! Dyshime se kishte ardhur për t'u ngarkuar me drogë (VIDEO)
Një gomone rreth 10 metra e gjatë, me tre motorrë të fuqishëm është gjendur e braktisur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës në Vlorë pas një ndjekjeje nga nga uji, toka dhe ajri nga policia kufitare shqiptare dhe forcat e Guardia Di Finanza-s.
30 Janar 2020, 09:47 -
Rruga Vlorë- Radhimë- Orikum me korsi biçikletash, çfarë parashikon projekti i ri
Një nga segmentet rrugorë me më shumë trafik përgjatë verës do të pësojë ndryshime në vijim falë një projekti që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit.
30 Janar 2020, 07:47 -
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare dhe përfundon në plazh (VIDEO)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, duke qenë se shëtitorja është shumë e populluar. Drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë plagë të lehta.
29 Janar 2020, 22:19 -
Vëllai i Jan Prengës në Angli mbajti 'peng' kokainën për 'rritje rroge', bandat e Vlorës e Shijakut iu përgjigjën me 'të njëjtën monedhë' (VIDEO)
Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Gazetari Elton Qyno zbërthen grupin e personave në kërkim, 3 nga Vlora dhe 1 nga Shkodra, që dyshohet të jenë të përfshirë në pengmarrjen e shumë personave të tjerë në Vlorë. I arrestuari i pestë, Festim Bexhdili dyshohet se dogji rrobat e Jan Prengës. 49-vjeçari hyri me këmbët e tij në resort, doli i pajetë pas 8 orësh mbajtur në krahë nga disa persona. Përgjimet në Angli ndaj vëllait, Astrit Prenga zbuluan grupin e pengmarrësve, vëllezërit Hajri. Ai mbajti peng 283 kg kokainë duke mos e dorëzuar në destinacion duke i bërë presion grupit kriminal që të paguhej më shumë. Iu kundërpërgjigjën duke i vrarë vëllanë.
29 Janar 2020, 13:32