-
-
-
-
-
Rama:Brenda vitit hapet rruga
Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar të gjithë qytetarëve të Elbasanit se brenda këtij viti do të hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë. Në fund të mbledhjes së qeverisë, në Elbasan, Rama tha se disa nga vendimet kryesore ishin pikërisht për infrastrukturën, ku do të investohet në shumë rrugë, për të lidhur kështu zonat e pashfrytëzuara deri më tani. VIDEO
Elbasan-Tiranë,fund gangrenësFOTO/Ministrat kthehen në 'peshq'
13 Mars 2018, 11:37 -
Çizmja,Kryemadhi:Nipërit do thonë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ironizuar me çizmet që hodhi në seancën plenare të 18 dhjetorit 2017, kur u zgjodh Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Në një dalje për media, Kryemadhi tha se nipërit e saj do ta kritikojnë që çizmja nuk i ra në kokë kryeministrit Edi Rama, që ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka e mirë. VIDEO
‘t'u thaftë dora që nuk i re Ramës’
13 Mars 2018, 11:27 -
Ndjesia e prindit përlot Ramën 'live'
Si asnjëherë më parë ndoshta, kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur sot në emisionin “Studio e Hapur” kur ka prekur një temë delikate që ishin akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.
shkak akuzat e Berishës për të birin
12 Mars 2018, 22:30 -
Basha: Teatri i ri barbari,
Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka sulmuar sot projektin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në vendin ku aktualisht ndodhet teatri i vjetër. Rama tha se teatri i ri do të ketë trefishin e përmasës së atij aktual, por sipas Bashës, ky projekt është një “talibanizëm kulturor” me para’, burimi i të cilave nuk dihet, sipas kryetarit të PD-së.
bllok kriminal betoni i Ramës
12 Mars 2018, 21:46 -
-
Teatri i ri,Rama:S'do ketë kullë
Prezantohet projekti për Teatrin e ri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë prezantimit të projektit të arkitektit danez, Bjorke Ingels, se teatri i ri do ndërtohet mbi rrënojat e tij ekzistues. Kjo vepër, tha Rama, do ketë trefishin e teatrit ekzistues dhe do përfundojë brenda tre viteve. Kreu i qeverisë dha garanci se Teatri nuk do ketë kullë. VIDEO FOTO
ndërtohet brenda tre viteve
12 Mars 2018, 17:23 -
Lobimi, Basha: Rama të presë
Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus. Rama i kërkoi Bashës dje që të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime për lobimin dhe rusët. Nga selia e PD, Basha i kërkoi sot kryeministrit që të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI. VIDEO
hetimin e prokurorisë e FBI-së
12 Mars 2018, 15:15 -
Asistenca dhe lobimi,pritet betejë
Seanca plenare e kësaj të enjteje pritet të jetë një seancë maratonë, ku mazhoranca dhe opozita do të zhvillojnë një betejë të ashpër. Dy çështjet kryesore që do të përplasin palët janë ndihma ekonomike dhe lobimi.Do të jenë mbi tetë orë diskutime dhe debate të forta, ku nga njëra anë është opozita, e cila do të kërkojë llogari nga mazhoranca për përjashtimin e mbi 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike. Nga ana tjetër është qeveria, e cila do të ndalet te lobimi i PD në SHBA, ku të përfshirë janë dhe rusët.
e ashpër PD-PS të enjten në Kuvend
12 Mars 2018, 14:18 -
-
-
-
-
Ilir Yzeiri:Dëshpërimi që vjen në mars
Muaji mars ka një shenjueshmëri të veçantë në Shqipëri. Në të shumtën e herës, kjo shenjueshmëri është tragjike. Në mars ka ndodhur rebelimi i madh i vitit 1997, në mars po ashtu, një apo dy vjet më vonë, nisi eksodi i madh nga Kosova, në mars ndodhi shpërthimi tragjik në Gërdec që u mori jetën 21 vetëve, në mars shqiptarët e Shqipërisë së mesme festojnë ditën e verës, por në mars janë edhe plakat ose tri ditët e shenjuara si hakmarrje e Zotit për mendjelehtësinë e plakës që u ngjit në mal dhe, për të sfiduar kohën, u zhvesh e dogji rrobat e dimrit.
11 Mars 2018, 15:06 -
-
Nën akuzë për ndikim rus, Basha
Në kulmin e akuzave që i vijnë nga mazhoranca për influencë ruse në fushatën e PD-së, Lulzim Basha vijon aksionin e tij politik për të takuar familje të varfra që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Kësaj radhe, kreu i opozitës është ndalur në bashkinë e Lezhës. VIDEO
i fokusuar tek ndihma ekonomike
11 Mars 2018, 13:28 -
-
