-
Rama paralajmëron rritje të çmimit të energjisë deri në 6 muajt e parë të 2022: Ka një krizë energjetike globale, pasojat po ndihen dhe në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për krizën energjetike që sapo ka filluar. Kjo sipas Ramës, ka rritur çmimin e produkteve si gazi, benzina apo nafta dhe është rrjedhojë e një fatkeqësie natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik e social mund të ketë efekte tronditëse.
3 Tetor 2021, 14:01 -
-
Media britanike 'The Sun': Refugjatët e paligjshëm në Angli do çohen në kamp në Shqipëri! Kryeministria e përgënjeshtron: S'është e vërtetë, ne s'bëjmë detyrat e vendeve më të pasura
Media britanike 'The Sun' kanë shkruar se parashikohet që emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil. Ky lajm është përgënjeshtruar nga Kryeministria duke thënë se 'Shqipëria nuk bën detyrat e vendeve të pasura, por vetëm të sajat karshi shqiptarëve'.
3 Tetor 2021, 11:38 -
'Qilimi shqiptar' në Shirokën e bukur fiton çmimin e Loop Design Awards: E frymëzuar nga ODA tradicionale! Rama: Rroku vlerësimin për imazhin unik
'Qilimi shqiptar' në Shirokën e bukur ka fituar çmimin nga prestigjiozja Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës. Marrja e këtij vlerësimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.
3 Tetor 2021, 08:31 -
-
-
Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’, nuk i shkon as Topalli, por i çon të bijën! Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit
Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Në bastionin e demokratëve, Berisha u braktis nga të gjithë deputetët e PD në Shkodër të zgjedhur më 25 prill dhe figurat kyçe demokrate, ndërsa krah tij u shfaqën mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
1 Tetor 2021, 18:10 -
Rama në Abu Dhabi: Bota të bashkëpunojë për problemet globale me të cilat përballemi! Shqipëria pret që brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e se duhet që të bashkëpunojmë që t'i zgjidhim.
1 Tetor 2021, 17:43 -
Zgjedhjet vendoret 2023, PS nis riorganizimin e strukturave
Partia Socialiste është pranë riorganizimit të strukturave, në kuadër të zgjedhjeve vendore. Nga takimi me socialistët e Korçës, sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, tha se pret vetëm fitore, ndërsa të njëjtin njëjtin mesazh ka përcjellë edhe Arben Ahmetaj në Vlorë, në cilësinë e drejtuesit politik.
1 Tetor 2021, 17:25 -
-
Në nëntor skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës së naftës: Duam zgjidhje, rafineria të vihet në punë
Për 12 muaj, naftëtarët e Ballshit kanë marrë rrogën në bazë të një marrëveshje me qeverinë, por në nëntor kjo marrëveshje skadon, duke risjellë në vëmendje problemin e tyre që ende nuk ka gjetur një zgjidhje. Naftëtarët u mblodhën sot pranë uzinës së naftës, duke kërkuar që rafineria të rikthehet në punë.
1 Tetor 2021, 11:56 -
-
Liderja e opozitës bjelloruse tregon detaje nga takimi me Ramën: I kërkova që në të ardhmen Shqipëria të strehojë të burgosur politikë bjellorusë
Të burgosurit politik në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen, kështu bëri me dije Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ndërsa konfirmoi se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit një ditë më parë.
30 Shtator 2021, 20:24 -
-
Lëvizja ‘Berisha’ dhe loja me ‘dy porta’ e Topallit për vendin e Bashës, që tremb në fakt Metën
Nëse Jozefina Topalli vendos që t’i bashkohet Foltores së radhës së Sali Berishës në Shkodër, ose ndoshta edhe më vonë asaj të Tiranës, Partia Demokratike mund të ketë zyrtarisht një kandidate grua, për postin që mban aktualisht Lulzim Basha.
30 Shtator 2021, 18:16 -
-
Kërkoi lirimin për të disatën herë, GJKKO lë pas hekurave ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe
Ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg. Edhe pse ka kërkuar 4 herë lirimin e tij nga qelia, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar këtë kërkesë duke e lënë në burg.
30 Shtator 2021, 14:11 -
'Dëshmori i Atdheut' Saimir Hoxha ra në krye të detyrës, i vendoset ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit! Rama: Fëmijët e tij nuk do të braktisen nga shteti
Ylli i 'Dëshmorit të atdheut' Saimir Hoxha është i 225-i që i shtohet Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit në Ministrinë e brendshme. Në ceremoninë e nderimit të Saimit Hoxhës, ishte të pranishëm familjarët e nënkomisarit të ndjerë të Lezhës, kryeministrin Edi Rama, ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë të policisë së Shtetit.
30 Shtator 2021, 09:13 -
-
Tensionet me Kosovën për targat, Vuçiç me probleme shëndetësore! Anulon disa takime, mes tyre edhe atë me Rama dhe Zaev për 'Bllaknin e Hapur'
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka anuluar disa takime për shkak të probleme të tij me shëndetin, ka deklaruar për mediat këshilltarja për media e Vuçiç.
29 Shtator 2021, 10:16 -
Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, takon Metën! Pritet takimi me kryeministrin Rama, fokus kriza në Bjellorusi dhe angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB
Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse vizitoi vendin tonë për herë të parë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama. Tsikhanouskaya ka takuar pasditen e sotme presidentin Ilir Meta, ndërsa pritet takimi edhe me Ramën.
29 Shtator 2021, 09:37


