-
Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët...tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Erdhëm nga ferri në parajsë
Me dhurata në duar, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Një prej grave afgane tha se i duket sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë. Ndërsa shprehu mbështetjen e tij për ta, gjatë shpërndarjes së dhuratave, Rama u sugjeroi fëmijëve që të mësojnë shqip.
27 Gusht 2021, 18:05 -
Thirrja e Mark Markut e ngjashme me atë të Dritëro Agollit, si një ndryshim i madh mes PS-së e PD-së
“Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës”. Para se të dorëzonte mandatin e deputetit, pa shkuar as një ditë në Kuvend, e pranoi sot Mark Marku, që Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, e ka humbur plotësisht misionin e saj. Ajo aktualisht është kthyer në një “pronë private” të një njeriu të vetëm, Sali Berishës
27 Gusht 2021, 17:58 -
Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025
Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Rama foli për 2 fitore të reja, ndërsa shpotiti opozitën, se vjen në parlament me një dhëmballë të prishur. Duke pranuar problemet me qeverinë e Kosovës, ai u angazhua për marrëdhënie vëllazërore, pavarësisht kundërshtive për Ballkanin e Hapur.
27 Gusht 2021, 12:40 -
-
Dje la mandatin e deputetes, Çomo shfaqet te COVID 3: Janë rritur shtrimet te Infektivi, shumica të pavaksinuar! Ka edhe të rinj! Manastirliu: Gati strukturat e reja, vala e re po përhapet
Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast se vjon rritja e shtrimeve
26 Gusht 2021, 17:48 -
Nga punësimi tek shtetësia shqiptare, të gjitha të drejtat e afganëve në Shqipëri, veshmbathje, ushqim, kurse, shërbim shëndetësor dhe shkollim për fëmijët
Refugjatëve politikë afganë që do strehohen në Shqipëri do t’u garantohen të kushte minimale jetese, pas marrjes së statusit të refugjatit do ë ketë të njëjtat të drejta si shqiptarët dhe mund të aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare
26 Gusht 2021, 16:24 -
Shtyrja e fluturimeve nga Kabuli i ndryshon planin qeverisë shqiptare? Rama: Afganët mund të mos strehohen fare në konvikte
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për shkak të shtyrjes së fluturimeve nga Kabuli, mund të ndryshohen planet dhe mund të hiqet si mundësi që ato të strehohen në konvikte. "Nuk bëhet fjalë hiq studentët dhe vër afganë", tha sot kryeministri Edi Rama, duke sqaruar se mund të vihet direkt në zbatim "plani 2", strehimi menjëherë në hotelet të përcaktuara deri më tani, Durrës e Berat.
26 Gusht 2021, 11:39 -
Rama: Vaksinim i detyrueshëm për një kategori personash, përfshirë pedagogët dhe studentët! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore
Për herë të parë, kryeministri Rama foli për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët. Rama paralajmëroi, se vaksina do të jetë me detyrim edhe për këdo që ka punë kolektive dhe rrezikon të infektojë të tjerët. Vendimi mund të bëhet fakt në rast të përkeqësimit të situatës së COVID.
26 Gusht 2021, 11:16 -
111 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo! Xhaçka: Krenar që solidariteti që ajo predikoi është prezente mes nesh
Sot shënohet 111 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes dhe shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj.
26 Gusht 2021, 09:10 -
-
Mero Baze: Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita
Fitorja e Edi Ramës në vitin 2017 ka qenë fitorja më e mirë e tij. Pavarësisht përpjekjeve për baltosje më vonë, ato ishin zgjedhjet më konsensuale të zhvilluara në Shqipëri për të cilat opozita nuk pati asnjë ankesë zyrtare pasi mes të tjerash, ishin zgjedhje, të një qeverie, e cila kishte 6 ministra të opozitës një zëvendëskryeministër dhe thuajse gjithë agjencitë shtetërore, nën kontroll të saj
25 Gusht 2021, 19:48 -
Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë! Nëse duan të rrinë përgjithmonë, ne i mirëpresim! NATO të ruajë vlerat ose rrezikon të zbehet
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që ata mund të qëndrojë përgjithmonë, nëse e duan një gjë të tillë. Rama pati kritika për shtetet anëtare të NATO-së që i thanë "jo" strehimit të afganëve. Në listën e personave që pritet të vijnë në vendin tonë ka gazetarë, aktorë, artistë të fushave të ndryshme, por edhe yje filmash, tha Rama, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
25 Gusht 2021, 19:11 -
Sulmi ndaj SHBA dhe avokatia ndaj Albinit, të vetmet aksione opozitare para mandatit të tretë të Ramës
Edi Rama mbajti sot fjalën e mbylljes së mandatit të dytë qeverisës dhe për një javë shpall kabinetin e piketat e qeverisë së tretë të tij, në këtë rekord politik primar që ka vendosur në 30 vitet e fundit
25 Gusht 2021, 17:12 -
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
25 Gusht 2021, 15:45 -
-
-
Shtatori i nxehtë politik, ‘Rama 3’ dhe rikthimi i opozitës
Në asamblenë e PS e cila mblidhet në fund të gushtit, pika kryesore e diskutimit, janë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ekskluziviteti për këtë i takon kryeminsitrit Rama, të cilët sipas burimeve për Report Tv, tashmë ai i ka zgjedhur figurat e reja.
25 Gusht 2021, 14:19 -
Ardhja e afganëve në Shqipëri, DASH: S'mund të japim informacione për kohën e mbërritjes për shkak të komplikacionit të evakuimit
Shqipëria i ka thënë 'po' SHBA për strehimin e afganëve dhe ka përgatitur ambientet për pritjen e tyre në Tiranë, Durrës dhe Berat. Por edhe pse për ardhjen e tyre ka pasur data të ndryshme, situata e tensionuar në Kabul, ka bërë që afganët, bashkëpunëtor të SHBA dhe NATO, të mos vijnë ende. Për këtë rast DASH tha se për shkak të komplikacionit të evakuimit nuk mund të jepen informacione në lidhje me kohën e mbërritjes pasi duhet mbrojtur privatësia e tyre.
25 Gusht 2021, 13:58 -
Rama përmbylli mandatin e dytë qeverisës, Basha: Përralla për arritje imagjinare! Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër! E kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme
Mbledhja e fundit e kryeministrit Rama me kabinetin qeveritar, mori edhe vëmendjen e kreut të opozitës, Lulzim Bashës. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha tha se shefi i qeverisë bëri një bilanc arritjesh imagjinare dhe se varfërimi i shqiptarëve, korrupsioni e lidhja me krimin janë rezultatet reale të qeverisjes ‘Rama 2’.
25 Gusht 2021, 13:47 -
Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli
Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, ndërsa pritet që në vendin e saj në parlament, të zëvendësohet nga Mimi Kodheli. Kjo për shkak se sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve, duke bërë që mandati t'i shkojë Kodhelit.
25 Gusht 2021, 13:18 -





