-
-
-
-
PS mbledh asamblenë më 2 qershor, 10 ditë më pas mbahet kongresi në 30 vjetorin e themelimit të partisë
Në selinë e PS sot është vendosur që Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet pasditen e 2 qershorit, në orën 18:00 tek Liqeni Artificial. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste.
27 Maj 2021, 15:24 -
Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap dyert sot, Rama prezanton një pjesë të stafit mjekësor shqiptaro-turk
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video ku paraqiten pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili pritet që të hapë sot dyert në shërbim të qytetarëve.
27 Maj 2021, 09:07 -
Roth në Tiranë: Shqipëria ka shënuar arritje, BE duhet të mbajë premtimet! Rama: Çështjet e brendshme të unionit s'mbajnë dot peng rajonin! Reformat i bëjmë për shqiptarët
Në politikë vendimet merren sipas fakteve dhe faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të qarta. Të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim. Deklartata e fortë është bërë sot në Tiranë nga ministri për Evropën i vendit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Michael Roth.
27 Maj 2021, 07:26 -
Berisha 'non grata', Starova në Repolitix: S'ka asnjë akuzë zyrtare për të, ja pse i shkrova Blinkenit! Koçi: Ka afera konkrete korruptive si kompleksi 'Partizani'
'PD mes Berishës dhe SHBA'. Kjo është tema e 'Repolitix' në Report Tv sonte, ku janë të ftuar politikanët Petro Koçi dhe Arian Starova dhe analistët Enver Bytyçi dhe Plator Nesturi.
26 Maj 2021, 22:09 -
Kryeministri Rama publikon pamje me dron nga fushat në Korçë: Panoramë mbresëlënëse, Shqipëria punon tokën
Vera është një prej stinëve më produktive për fermerët. Tashmë që banorët e fshatrave të Korçës po shkojnë drejt kulmit të sezonit të bujqësisë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamjet me dron nga disa fshatra
26 Maj 2021, 22:07 -
Kryhen 12.621 vaksinime sot në vend, në total mbi 784 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Ka shkuar në 784.986 numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend. Shifra u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 12.621 vaksinime.
26 Maj 2021, 21:16 -
-
‘Gati për Shqipërinë’, Rama u bën sërish thirrje studentëve që të aplikojnë: Jam i inkurajuar nga përmbajtja shpresdhënëse e aplikimeve
Ftesës publike të kryeministrit Edi Rama që të studentët ekselentë të kontribuojnë me ide dhe plane, të cilat do të implementohen gjatë mandatit të tretë, i janë përgjigjur pozitivisht mjaft të rinj
26 Maj 2021, 13:17 -
Zgjedhjet brenda PD, Basha-kandidatëve në garë nga Korça: Askush s'mund të mohojë punët e bëra me djersë e sakrifica, kush mendon se dorëzohemi, s'na njeh mirë (VIDEO)
Në zgjedhjet që do zhvillohen brenda PD, Basha tha se do të garantojë që gara mes kandidatëve të jetë demokratike dhe se pas kësaj PD të dal një parti më e bashkuar. Ai hodhi thumba ndaj kandidatëve të tjerë që kërkojnë dorëheqjen e tij apo demokratëve që e sulmojnë duke thënë se askush nuk ka të drejtë të hedh poshtë punën e bërë dhe atë që PD ka ndërtuar deri më sot me sakrificë dhe me djersë.
26 Maj 2021, 12:02 -
-
Berisha ‘non grata’? Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë! I vendosur të nis një rrugë të re komunikimi publik pasi është kthyer politika në telenovelë rraskapitëse
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.
26 Maj 2021, 11:07 -
Soreca: BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, të dëgjohet zëri i ekspertëve
Bashkimi Europian ka mbështetur iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan se do të ndjekin nga afër konsultimet duke bërë thirrje që të dëgjohet zëri i ekspertëve.
26 Maj 2021, 09:46 -
Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave antiCOVID, do kemi një sezon veror më i lehtësuar
Sot nisi procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Me lehtësimin e situatës dhe vijimin e vaksinimit masiv në vend, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID.
26 Maj 2021, 08:48 -
-
-
Berisha tha se Soros qëndron pas vendimit të SHBA për ta shpallur 'Non Grata', aktivistja ngre dyshime të forta: Basha takim me Alex Sorosin te restoranti i Hasës?
Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin ngre dyshime se është takuar me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros.
25 Maj 2021, 21:24 -
-
COVID-19, Rama kritika në BILD ministrit gjerman të Shëndetësisë: Skandal që denoncon Ballkanin, s’lejoj që Shqipëria të portretizohet zonë risku
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn për një deklaratë të këtij të fundit lidhur me udhëtime jashtë vendit dhe Ballkanit. Ka qenë gazeta prestigjoze BILD ajo që kapublikuar një shkrim ku tregon një përplasje deklaratash mes Ramës dhe ministrit Spahn
25 Maj 2021, 18:00