-
-
Pas apelit të Ramës mobilizohet
Dita e 6 e aksionit/ Pas kërkesës së kryeministrit Rama drejtuar kryeprokurorit Llalla për të forcuar angazhimin në luftën kundër drogës, dhe prezencë të prokurorëve në Lazarat për të hetuar ngjarjen, ka ardhur edhe reagimi nga këto struktura. Mbrëmjen e sotme është zhvilluar një takim i prokurorëve me Policinë në Gjirokastër për Lazaratin. Kështu mësohet se janë ngritur 15 grupe pune që do veprojnë në terren dhe do të drejtohen nga 5 prokurorë. Ndërsa 3 prokurorë të tjerë do angazhohen për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve. Paraditen e sotme edhe kryepolici Didi dhe ministri Tahiri i kërkuan Llallës të dërgonte prokurorë në Lazarat. Rama në FB: Mirënjohje trupave të policisë në operacionin më të rëndësishëm. FOTOLazarati, Arvizu: Të inkurajuar nga aksioni, tani duhen bërë arrestime
Llalla, 8 prokurorë në Lazarat
20 Qershor 2014, 21:50 -
Lazarati jo vetëm i kanabisit, por
Pesëmbëdhjetë banditë të dyshuar për sulmet ndaj policisë janë arrestuar, mbi 30 ton kanabis sativa dhe mbi 106 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar, janë gjetur 4 laboratorë droge, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe armë gjahu, antitank e mitroloz.Kapet baza e armëve Ikën nga fshati banda e Lilo BrahimitPolicia vë nën kontroll Lazaratin zbulohen 2 laboratorë droge
dhe i armëve, mitroloz e antitank
20 Qershor 2014, 17:52 -
Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën:
Kryepolici Artan Didi hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.
Nuk na sjell prokurorë për provat
20 Qershor 2014, 16:31 -
-
Lazarati, kapet baza e armëve
Lazarati është marrë nga policia nën administrim, por një pjesë e banditëve që kanë kundërshtuar uniformat blu gjatë këtyre ditë të aksionit kanë mundur të largohen. Sekuestrohen 11 armë të rënda bashkë me mitralozin kundërajror.
Ikën nga fshati banda e Lilo Brahimit
20 Qershor 2014, 09:14 -
Policia vë nën kontroll Lazaratin
5 ditë aksion/ Pas pesë ditësh aksion, policia ka arritur të vendosë nën kontroll Lazaratin. Policia e Shtetit deklaron se është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, ndërsa është arritur të zbulohet baza më e madhe e municioneve. Në vijim të operacionit gjatë kontrollit në një shtëpi janë zbuluar dy laboratorë që shërbenin për përpunimin e drogës. Policia e Shtetit jep të dhënat në 5 ditë aksion, ku janë asgjesuar 81.300 rrënjë bimë narkotike, si dhe 23 ton e 404.1 kg kanabis, dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. Dy helikopterë, mes të cilëve një i ushtrisë, po monitorojnë zonën nga ajri. FOTO /VIDEO Fotot të tjeraA1Report, ja lista e të kërkuarve në Lazarat
zbulohen 2 laboratorë droge
19 Qershor 2014, 22:55 -
-
1 ton heroinë e bllokuar në Greqi,
Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, është vetëdorëzuar tek autoritete greke të policisë, duke pohuar se ka qenë pjesë e grupit të personave të arrestuar nga Departamenti i Antidrogës, të cilëve iu gjet dhe konfiskua dy ditë më parë sasia e madhe e drogës prej gati 1.3 ton heroinë, në disa zona të Atikës.
vetëdorëzohet një shqipta
16 Qershor 2014, 13:23 -
-
-
Kapet me arsenal armësh polici
Një punonjës policie në qytetin e Laçit është arrestuar nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit. FOTO
mbështeste grupet kriminale
13 Qershor 2014, 21:13 -
Sekuestrohen 1 ton drogë në Greqi,
Plot 1 ton e 130 kg heroinë është bllokuar pas një operacioni tepër sekret të autoriteteve greke, ndërsa është shkatërruar një rrjet ndërkombëtar i trafikimit të drogës. Pas një kontrolli në një prej vilave të lagjes Filothei të Athinës dhe në një depo në Koropi është zbuluar 1 ton e 130 kg heroinë.
në pranga 11 persona
13 Qershor 2014, 17:13 -
Droga e sekuestruar, pagesa për
Dy këngëtarët grekë Panajotis Markopulos dhe Anastasia Vogiatzi kundërshtojnë akuzën e trafikimit të marijuanës dhe se kanë rënë në kurth. Deklaratat janë bërë në seancën për marrjen e masës së arrestit në gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
2 këngëtarët grekë të arrestua
10 Qershor 2014, 16:36 -
Sarandë, vijnë për Live, këngëtarët
Dy këngëtarë grekë të ftuar për të kënduar në lokalet me muzikë të Sarandës, në fundjavë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës në kthim për në Greqi me 63.5 kilogramë marijuanë, për ta trafikuar në drejtim të shtetit helen. Nuk dihet nëse objekt ishte trafikimi i drogës duke e blerë atë në Shqipëri, apo nëse ka qenë pjesë e pagesës për netët që kanë kënduar.
grekë ikin dhe me 63 kg marijuanë
9 Qershor 2014, 11:19 -
-
Gjirokastër, kapen 190 kg Kanabis
Plot 190 kilogramë Kanabis Sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga ka përfunduar Rigels Daci. Operacioni i koduar “Zinxhiri” është kryer nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe është kryer në vendin e quajtur Ura e Kordhocës. FOTO
Sativa, kishte destinacion Italinë
6 Qershor 2014, 09:58 -
Mali i Zi kap anijen me banane
Sekuestrohen 250 kg kokainë në portin e Malit të Zi në Tivar, në një kontenier, i transportuar nga një anije e cila sillte banane nga Ekuadori dhe që sipas mediave malazeze do vinte në në Shqipëri. Vlera e kokainësnësë do të hidhej në treg arrin në 12.5 milionë euro. Ngarkesa me bananet ishte porositur nga kompania “Rrapo Company”, e cila në QKR figuron me seli në Fier. Policia e Shtetit kreu kontrolle gjatë natës në këtë kompani por nuk gjeti drogë, merren në pyetje punonjës dhe drejtues të firmës. FOTO
dhe 250 kg kokainë për Shqipëri
5 Qershor 2014, 22:30 -
Korçë, arrestohen dy gra u
Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka arrestuar dy gra Eleni Xhafën, 47 vjeçe dhe Andonia Valeran, 44 vjeçe, pasi janë kapur me 500 gr lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. Dy gratë janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”.
kapën me 500 gramë heroinë
4 Qershor 2014, 21:01 -
Balla: Berisha e Imami të përgjigjen
Akuzat e opozitës për trafik droge nga strukturat e Forcave të Armatosura kanë ngjallur reagimin edhe të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Ballla tha se “ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes duhet të përgjigjen për avionët që janë ngritur nga baza e Gjadrit”.
për avionët nga baza e Gjadrit
1 Qershor 2014, 14:42 -
Bari, kapen 1.3 ton drogë nisur
Një tjetër sasi e madhe lëndë narkotike, me vlerë prej 13 milionë euro me origjinë nga Shqipëria është bllokuar ditën e djeshme në Portin e Barit, pas një aksioni të përbashkët nga oficerët e Guardia di Financa dhe ato të doganave. Droga është zbuluar kur kamioni ka kaluar në skaner. Në pranga është vënë Detar Daullja 34 vjeç, me origjinë nga Berati dhe me banim në Tiranë, i cili ishte duke transportuar me kamionin e tij sasinë prej 1270 kilogramë kanabisa sativa, të ngarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri. VIDEO
nga Durrësi, ja emri i shoferit
1 Qershor 2014, 07:22
