A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.

Por, lista e kandidatëve, ku 1/3 do të jetë e mbyllur nxiti shumë debate mes demokratëve, të cilët kritikuan se përmes kësaj formule do të dërgohen në parlament vetëm servilët e kryetarëve.

Shqiptarja.com pyeti lexuesit nëse janë dakord me këto ndryshime që janë miratuar për Kodin Zgjedhor, me listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe 1/3 e mbyllur.

Nga 4143 votues, 66.1% thonë se nuk janë dakord me këtë listë, 26% janë dakord dhe 8% shprehen nuk e di.

Rezultatet si më lart i referohen votimit deri në orën 21:45 të 27 korrikut. Sondazhi vijon të jetë i hapur dhe ju mund të votoni duke klikuar KËTU.

Rezultati i sondazhit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar