Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi

Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi

Sali Berisha në SPAK

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ngriu sot entuziazmin e Sali Berishës dhe opozitës së drejtuar prej tij, duke rrëzuar vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila hoqi çdo masë sigurie për Sali Berishën, duke e çliruar pas 1 viti nga ballkoni. Gjyqtari Pëllimbi vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje dy herë në muaj para SPAK-ut me në krye Altin Dumanin, i shpallur armik nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ky vendim i formës së prerë detyron ish-kryeministrin Sali Berisha që të paraqitet para vartëses së Altin Dumanit, Adelajda Metaj, oficere e policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00. Është një nga vendimet më poshtëruese të mundshme për Sali Berishën. Është një vendim më i rëndë se sa arresti me burg për disa arsye.

Së pari, duke pranuar një nga masat e sigurisë, atë të detyrimit për t'u paraqitur në SPAK, gjykata, në njëfarë mënyre, konfirmon akuzat e SPAK kundër Berishës, për korrupsion. Të paktën kështu u intepretua nga opozita vendimi i Flojera Davidhit, pra si rrëzim i dosjes së SPAK. Me këtë logjikë, gjyqtari i Engert Pëllumbi ka rikthyer dosjen me akuzat e SPAK ndaj Berishës.

Së dyti, vendimi i Gjykatës së Apelit rikthen Sali Berishën në gjendjen fillestare, i cili refuzoi të njihte vendimin e gjykatës për masën e sigurisë detyrime paraqitje, refuzim i cili detyroi SPAK për të kërkuar një masë më të ashpër sigurie, atë të arrestit shtëpiak, i pranuar për një vit nga gjykata deri kur u shua nga Flojera Davidhi. Nëse Berisha do të pranojë këtë masë sigurie që refuzoi në vitin 2023, kjo do të thotë se ish kryeministri është edukuar nga masa ndëshkuese e sigurisë arrest shtëpie për një vit dhe se tashmë i respekton vendimet e gjykatave, ashtu si qytetarët e tjerë.

Së treti, vendimi i Apelit për rikthimin e masës së parë të sigurisë për Berishën reflekton mesazhin se drejtësia nuk mund të sfidohet më si në rastin e ndalimit të prokurorëve me forcë për të marrë në pyetje Fazlliçin apo refuzimit të zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin e gardës në 21 janar.

Së katërti, duke e detyruar të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, vendimi i gjyaqtarit Engert Pëllumbi i heq Sali Berishës alibinë e humbjes së pritshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majt 2025. Një masë më e ashpër sigurie, arrest shtëpie apo arrest me burg, do të ishte një alibi e fortë e Berishës për humbjen e pritshme të zgjedhjeve parlamentare.

Së pesti, vendimi i Gjykatës së Apelit për një masë sigurie të tillë që nuk kërkohej nga SPAK, rrëzon retorikën se gjykata është noter i SPAK-ut dhe e kapur nga qeveria. Vendimet e gjyqtareve Flojera Davidhi dhe Iliriana Olldashi, të cilat rrëzuan SPAK-un duke hequr masën e sigurisë për Berishën dhe ndryshuar masën për dhëndrrin e tij, si dhe vendimi për vulën, hedhin poshtë pretendimet për njësim të SPAK, gjykatës dhe qeverisë, aq më tepër që SPAK ka mbushur qelitë me njerëz të pushtetit.

Së gjashti, për herë të parë, deputetët e PD-së, të cilët u shfaqën duke kërcyer nën ritmet e këngës për Berishën disa ditë më parë, nuk janë të sigur nëse duhet të gëzohen apo të qajnë nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Ata po presin një sinjal nga Berisha për të qeshur ose qarë.

Së shtati, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para një vartësje të Altin Dumanit, të firmosë dhe të thotë para saj 'Jam Sali Berisha unë...", gjithnjë nëse nuk do të kemi një masë tjetër siguria për 21 Janarin.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 03/01/2025 19:09

    Më në fund PËRBINDSHI VIÇIDOLIT KAPITULLOI,Duke pranuar BOTËRISHT SE..DO TË ZBATOI URDHRIN E SPAK PËR TU PARAQITUR 2 HERË NË MUAJ NË DREJTËSINË E TREDHUR PREJ TIJ QË NGA 1992 ME KURSIN 6 MUJOR. -SOT HUNDA SHKABË E SB U FUT NË WC E SPAK QË E QUANTE GRUP KRIMINAL.! -Kështu i do MUSHKA DRUTË.! NUK KA MË TË PAPREKSHËM NË SHQIPËRI. -Më pasë duhet të gjykohen dosjet e 21 JANARIT,GËRDECIT,etj. -LËPIRSAT E NON GRATËS TASHMË LE TË HEDHIN VALLEN E TROPOJËS..KËCE OR SALEH..!!

    Përgjigju
  • Irfan: 03/01/2025 17:25

    Si e lini ketë gjarpër të qarkullojë.Më i ndyrë se çdo njeri tjetër në botë.

    Përgjigju
    • Leka: 03/01/2025 18:08

      Mos u mërzit se shum shpejt do e ndjeni kafshimin e gjarpërit

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket

Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket