Basha, Berisha e Kryemadhi akoma deputetë, djegia e mandateve në zyrat e opozitës!

Basha, Berisha e Kryemadhi akoma deputetë, djegia e mandateve në zyrat e opozitës!

Teksa dje tha se në protestën e sotme para Kuvendit do të dilte si një qytetar i thjeshtë, Lulzim Basha gëzon ende mandatin e deputetit.

Akti i djeshëm për të dhënë dorëheqjen, ishte thjesht një firmë e e vendosur në dokumentin e dorëheqjes. Por dokumenti është ende në duart e deputetëve të opozitës ë bashkuar, atyre të PD-së, aleatëve dhe LSI-së, pasi asnjëri prej tyre nuk e ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në Kuvendin e Shqipërisë, për të marrë më tej autorizimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot para protestës së opozitës, Lulzim Basha tha nga selia e PD-së, se mandatet do të digjen sot.

 "Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një rregjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe  arratia e Edi Ramës nga Tirana. Mandatet do të digjen sot", tha Basha.

Edhe dokumentet e dorëheqjes që firmosën dje deputetët e opozitës, kanë probleme pasi disa janë pa datë, ndërsa tek akti i dorëheqjes së Monika Kryemadhit, është vendosur një datë e cila duket se në mënyrë të qëllimshme është shkruar për të mos u kuptuar qartë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/02/2019 13:34

    Pacit faqen e zeze,ju jeni tradhtaret e ketij vendi,ne vend qe te punoni te gjithe bashke te ece ky vend perpara,te prisnit hapjen e negociatave per ne BE,per 3 muaj jane zgjedhjet vendore,u djegshi bashke me ato mandatet tuaja te qelbura ne vjedhje e krim,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin