Ç'dihet deri më tani për arrestimin e Henri Çilit: Ndikimi për lirimin e Alikove të lazaratit! Kush është gjyqtari mik kafeje dhe bashkëpunëtorët në UET

TIRANË - Botuesi i njohur Henri Çili, prej 15 vitesh pronar i Universitetit Evropian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore private më të mëdha në Shqipëri, u arrestua sot nën dyshimet se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për të lehtësuar dënimin e formës së prerë nga Apeli për dy vëllezërit nga Lazarati, për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, në qershor 2015 në Lazarat.

Nga sa prokuroria ka arritur të faktojë deri më tani, Henri Çili dyshohet se ka ndikuar tek një zyrtar i lartë i drejtësisë, emri i të cilit nuk dihet, për të ndikuar në zbutjen e dënimit të dy djemve të Adil Alikos. Arbjoni është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Albani me 18 vite, për të njëjtën vrasje, atë të specialit të RENEA-s në 2015-ën. Këtij vendimi të formës së prerë të Apelit, vëllezërit Aliko dhe 9 të pandehurit e atij që u quajt grupi i zjarrit kundër policisë gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës, i kanë bërë  rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Gjyqtari i vetëm i saj është Ardian Dvorani, njëherazi kryetar i KED-së. Pra kjo gjykatë nuk është funksionale, dhe ka 35 mijë e 23 dosje stok, të cilat presin gjykim. Në mesin e tyre është edhe ajo e vëllezërve Aliko. Vetë Dvorani, në përgjigje të gazetarëve, tha se ka njohje me Çilin, por se nuk ka kontakte me të përveç atyre rastësoreve dhe se nuk ka bërë asnjë lëvizje që të përshpejtojë ndonjë dosje për gjykim.

Por çfarë i premtoi Henri Çili Adil Alikos?

Në kushtet e një Gjykate të Lartë jo funksionale, Çili i dyshohet t'i ketë premtuar që çështja e djemve të Adil Alikos do jetë ndër të parat që do merret në shqyrtim gjyqësor.  Madje në një takim me një zyrtar të lartë të drejtësisë, burime nga Prokuroria, thonë se Henri Çili ka marrë garanci që dosja e Alikojve, do të jetë tek 50 të parat në radhën e shqyrtimit gjyqësor. Pikërisht me këtë premtim, Henri Çili dyshohet të ketë fituar besimin e Adil Alikos i cili ka nisur t'i japë Çilit shpërblimet e para.

Si u vu në kontakt Çili me Adil Alikon?

Në këtë skemë, dyshohet që personi i parë që ka vënë kontaktet me Adil Alikon, të jetë kunati i Çilit, vëllai i bashkëjetueses së tij. Gazmir Ajdini, i arrestuar sot, dhe me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, e ka ulur kunatin e tij në tavolinë me Adil Alikon nga Lazarati, të afërm të ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko në kohën e PD-së, kur para ndërhyrjes nga Policia ky fshat i Gjirokastrës,  'lulëzonte' nga kultivimi i kanabisit.

Kur u bë takimi i parë Aliko-Çili?

Më 7 dhjetor 2019 Henri Çili ka takuar në Tiranë me Adil Alikon i cili i ka kërkuar që ta ndihmonte në Gjykatën e Lartë për djemtë e tij, për të cilët ai pretendon pafajësi. Biseda është përgjuar nga oficerët e policisë. Aty Aliko premton t'i japë pronarit të UET-së, prona e apartamente, sikundër dhe para, vetëm që ai të ndikojë tek gjyqtarët në favor të djemve të tij.

Aliko do i jepte Çilit 700 mijë euro, disa apartamente në zonën e Velipojës dhe një sipërfaqe toke në Gjirokastër. 

Cilat janë pronat dhe shpërblimet që Henri Çili dyshohet se mori?

Eedhe pse gjykata nuk është formuar, Henri Çili dyshohet të jetë shpërblyer nga Adil Aliko me pronat e para, pikërisht pas premtimeve se çështja e dy djemve të tij do të jetë prioritet në radhë gjykimi.

Çili dyshohet se ka marrë sipërfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria "Fishta" në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Sait Fishta, për shkak të miqësisë me babanë e vëllezërve të dënuar. Pronat kanë kaluar përmes kontratave të dhurimit, të cilat janë bërë më 10 janar 2020.  60-vjeçari, biznesmen i njohur i ndërtimit,  aktualisht është i arrestuar dhe në masë arresti me burg, është i dyshuar për "Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi"

Në emër të kujt kanë kaluar pronat e dhuruara nga Aliko?

Henri Çili nuk ka firmosur vetë. Në emër të tij, me prokurorë, ka firmosur në noteri,  Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin dhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Betim Shkupi është administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Në shkurt, në bisedat e përgjuara, del se Henri Çili bisedon me kryetarin e Kadastrës në Shkodër, duke i kërkuar të përshpejtonte aplikimin për regjistrimin e dy pasurive në Velipojë. Zëri i Amerikës shkroi sot, se edhe bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Kush ishte sekseri për të marrë lekët dorazi?

Dyshohet se familjarë të fisit Aliko në Gjirokastër, kanë mbledhur para borxh në njerëzit e afërt të tyre me qëllim dhënien e tyre Henri Çilit. Paratë mblidheshin dhe më pas dyshohet se ishte Gazmir Ajdini që i merrte nga Alikojt e Lazaratit, dhe më tej besohet se ja dorëzonte Henri Çilit. Madje një nga anëtarët e fisit Aliko, mësohet se është arrestuar në momentin kur do dorëzonte 10 milion lekë të vjetra, tek Gazmir Hajdini.

1582919001_alketrizaigazmirajdini001.jpg

Gazmir Ajdini dhe Alket Rizai

Takimi në hotelin në Tiranë me gjyqtarin, me kë ishte Çili?

Ajo që mbetet si prova më e fortë në duart e prokurorisë për përfshirjen e Henri Çilit në ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët, është një foto dhe filmim teksa botuesi i njohur pi kafe me një gjyqtar, në një hotel të rëndësishëm në Tiranë, më janar 2020. Emri i gjyqtarit, nuk dihet, por takimi është përgjuar. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi.

Por çfarë roli ka Ilir Korbi në këtë skemë?

Në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET. I tillë është edhe Ilir Korbi, pedagog në UET dhe jurist, gjithashtu i arrestuar. Edhe juristi i UET-së, Ilir Korbi 38 vjeç  akuzohet për të njëjtat vepra penale si Henri Çili.

Ilir Korbi

Por çfarë mbështetje tjetër i ka ofruar Çili Alikos për të lehtësuar pozitën e djemve?

Sipas dosjes hetimore Henri Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, përgatitja e emisioneve televizive, kronikave të lajmeve dhe dokumentareve që do të transmetoheshin në mediat e vendit me ndikimin e analistit Çili.

Si reagoi Profesorati i UET-së pas arrestimit të pronarit të universitetit?

Senati Akademik i UET-së, thotë se Henri Çili, pronari i këtij universiteti është "thirrur në organet e drejtësisë për të dhënë sqarime mbi Legal Studio shpk". Po ashtu në reagim thuhet se kjo studio, është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës.

Kur kishte nisur procedimi penal dhe në cilin vit?

Një operacion i gjerë policor i koduar "Mezhgorani", në vijim të procedimit që prej shtatorit të 2019-ës në Prokurorinë e Përmetit vetëm për falsifikim të kartëmonedhave, u zgjerua në 12 vepra penale në total, nga prodhimi dhe shitja e drogës, armëmbajtja pa leje, pastrimi i parave, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, falsifikimi i dokumenteve, fshehje e të ardhurave, e deri tek shpërdorim detyre.  

Sa persona u arrestuan së fundi nga policia?

Në total numri i të arrestuarve në aksionin e fundit të policisë, është 28 ku 14 janë të dyshuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryesisht nga Përmeti, por ka edhe Tepelena, Shkodra, Këlcyra dhe Kruja. Janë shpallur në kërkim 6 persona dhe po hetohen në gjendje të lirë 12 të tjerë. Më parë, në vitin 2019, janë arrestuar 7 persona të cilëve në 4 episode të ndryshme kohore iu zbulua 128 kg cannabis sativa, doza heroine de kokaine, tritol, para, dokumente e të falsifikuara, kontrata noteriale si dhe 7 automjete. Pra në total, në këtë veprimtari janë të përfshirë në total, 53 persona, të cilët bashkë me botuesin e njohur Henri Çili, do të hetohen nga Prokuroria e Përmetit.  

Mes të arrestuarve është edhe Amarildo Aliko kushëriri i dytë i Albanit dhe Arbion Alikos.

Amarildo Aliko

Cilat janë veprat penalë që rëndojnë ndaj Henri Çilit?

45-vjeçari Henri Çili është i dyshuar për 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Cfarë kontrollesh u bënë gjatë aksionit, dhe çfarë u sekuestrua?

Me vendim të gjykatës së Përmetit u kontrolluan 61 banesa, 10 ambienteve njësi shërbimi, 33 automjete, ku në përfundim u sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi cannabis sativa.

Kush jane 28 te arrestuarit? - LEXO KETU

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga e hëna duhet leje për të dalë nga shtëpia, a është ky një vendim i duhur i qeverisë?

Komento

Komente

  • YYY: 01/03/2020 10:13

    Megjithese na mungojne faktet, preceptimi eshte se shume media jane te kapura dhe financohen nga krimi i organizuar ose sherbime te huaja dashakeqe ndaj vendit tone. Cfare duhet bere? Shteti dhe strukturat e sigurise duhet te pergjigjen per kete.

    Përgjigju
  • Labi: 29/02/2020 12:44

    Ik more fshatare

    Përgjigju
  • Alb: 29/02/2020 08:47

    Ky dvorani spaska kontakte me henri cilin po ca na thot ky po pervec se e kemi par disa her ne uet ta takoj henrin ky ka dhe njerzit e vet ne ate universitet hiqet sikur spaska pas lidhje.

    Përgjigju
  • Labi: 29/02/2020 01:08

    Te pjerthca mu ne shtet mase e cojn te burgu itepelenes te vij njeher mir ere mutit plera opinoistat tan keta funderina leprisabythe njerez te degjenerur

    Përgjigju
    • labi tjeter: 29/02/2020 15:21

      Labi,ke te drejte por nje pjese e gazerareve jane gjobvensa duke permendur edhe artur canin.Duhet tu hetohet pasurai.