E ardhmja e opozitës? Debat te '5pyetjet', Lapaj: Të vjetrit kanë prerë 'lisat' e rinj, s'ka garë! Avokat Daci: Berisha dëmtoi veten! Kaso: S'heqim dorë nga kërkesat

Pas izolimit të Sali Berishës me masë arresti, ajo që pritet me interes është si do të funksionojë Partia Demokratike në të ardhmen por edhe vetë opozita.

Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj deklaroi  se në 30 vite 'elita politike' në vendin tonë ka prerë filizat e rinj që në fillim.

Duke mos pasur rregulla që prodhojnë elitë, janë prerë lisat që në fillim. Mungesa e garës ka çuar në zgrip të vendit totalisht. Drejtësia e sotme edhe pse nuk është fort e bukur për ata që nuk u pëlqen është më e mirë se ajo që kishim. Ka vonesa. Por është e pakrahasueshme me atë që ishte dje. Ne kemi pasur një drejtësi ku në Vlorë ku një gjyqtar në tavolinë, i thotë kolegut ndihmojë filanin, ky i thotë, ndonjë lek, ky i thotë, nuk ka por jepi drejtësi, por me cfarë merret, mekanik, epo mirë, thuaji të bëjë katër goma. Kjo është drejtësia që ishte dje. A mund të bëhet më e mirë, po” tha ai.

"Opozitarizmi është ide frymë dhe parime. Nuk ndodh kurrë që një shoqëri të jetë e gjitha me pushtetin dhe e gjitha me opozitën. Shoqëritë janë të ndara. Kush do jetë lidershipi i opozitës nesër këtë do ta ndajnë njerëzit me votë. Kur qytetarët të flasin të tjerët të heshtin e kam besuar këtë parim", shtoi Lapaj.

Ndalur te vota e emigrantëve, nënvizoi se nëse nuk merret parasysh përfshirja e tyre në zgjedhje "beteja" do të bëhet duke u përballur me elektorat.

Në kuadër të nevojës që ka vendi ynë për të përfshirë diasporën për votim, i kemi depozituar kuvendit një draft për votim. Nëse nuk do ta marrin në konsideratë do të fillojmë të mbledhim 20 mijë firma. Nëse edhe atë nuk e marrin në konsideratë, atëherë do të vazhdojmë rrugën të përballemi elektoralisht me këta. Unë nuk bëhem dot vrasës të ekzekutoj ndonjë nga këta për të shpëtuar Shqipërinë. Fuqinë e Zotit nuk e kam. Rruga e vetme do të jetë përballja me qytetarët. Nëse duan të më zgjedhin mua apo këta që janë. Nëse duan sikur e kanë le të rrinë në këtë tallavanë e madhe. Tani kam edhe diçka për opozitën e deritanishme dhe asaj që ne pretendojmë që të bëjmë. Këtu nuk ka vend për luftë dhe konflikt por reflektim dhe bashkim të madh popullor për Shqipërinë. Bashkimi nënkupton bashkim për votën e emigrantëve, hapjen e sistemit, depolitizimin e administratës, referendumet, etj. Nisma që çojnë në një reformim të thellë. Le t’ia lëmë në derë “topin” pushtetit. Më pas të përballen me frontin e qytetarëve nëse nuk e bëjnë” tha ai.

Lapaj kishte një përgjigje edhe për ata që e cilësojnë si njeriun e Sorosit.

Kur ke bisht ta presin, kur nuk ke ta njesin. Këto historitë që hedhin teoritë, që ju “po bëheni si këta”, kur këta janë ata që e kanë bërë Shqipërinë kështu 32 vite.

Sa i përket situatës ku ka përfunduar kreu i Rithemelimit Berisha avokati Jordan Daci tha se duke mos respektuar masën detyrim paraqitje të caktuar nga GJKKO ish kryeministri dëmtoi veten.

"Berisha duke mos zbatuar masën dëmtoi veten e tij dhe i dha shkak prokurorisë të bëjë kërkesë. Nëse Berisha do kishte shkuar dhe vetëm herën e fundit s’do e kishin bërë këtë kërkesë."

Por ndërkohë që Rithemelimi tkurret në një rrugicë, përfaqësuesi i saj Ivi Kaso u shpreh se këtë vit “do i jepet një marsh tjetër strukturave të organizimit”. Ai nënvizoi se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për komisionet hetimore.

Opozita nuk kërkon asgjë më shumë sesa i garanton Kushtetuta. Sa i takon komisionit të reformës zgjedhore, shumica thotë, se ju të pakicës do të mbani bashkëkryetar këtë që duam ne. Grida Duma që ka një vit e gjysmë që ka lënë mandatin figuron anëtare e komisionit” tha Kaso.

Ju doni të largoni zotin Alibeajn. Kush jeni ju? Çfarë përfaqësoni?”, Ia priti gazetari Arbër Hitaj i cili tha se qëllimi kryesor Berishës është largimi i Enkelejd Alibeajt nga posti i bashkë-kryetarit të reformës zgjedhore.

Kaso tha se është e drejta e tyre që të vendosin kë të duan. “Duam të ndryshojmë zotin Alibeaj. Duhet të jetë Bylykbashi sepse kështu na pëlqen ne.  Edi Rama nuk na pyeti ne kur vendosi Çuçin apo Gjiknurin. Ne do të propozojmë kë na do qejfi ne” tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Vula e PD në Apel, avokati Daci: Nga pikëpamja juridike sistemi ka dështuar, s'ka logjikë që kjo çështje të presë dy ose tre vjet

 

Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apel çështjen se kujt i takon vula e PD. Avokati Jordan Daci në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se nga pikëpamja juridike me këtë çështje sistemi i drejtësisë ka dështuar pasi duhet ti ishte dhënë zgjidhje brenda një afati kohor më të shkurtër.

"Nga pikëpamja juridike sistemi ka dështuar. Pavarësisht ngarkesave që ka sistemi kjo lloj çështje është që të fusësh dorën e ta nxjerrësh të parën pavarësisht numrit të dosjeve. Nuk ka llogjikë që kjo çështje të presë dy ose tre vjet", shtoi avokati.

Ora 22:19
Berisha në arrest shtëpie mban fjalime nga dritarja, gazetari Hitaj: I shijon ky lloj martirizmi

 

Sali Berisha është kapitull i mbyllur”. Kështu tha gazetari Arbër Hitaj në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv duke komentuar sjelljet e ish kryeministrit Berisha që në arrest shtëpie për aferën Partizani mban fjalime nga dritarja duke shkelur dhe vendimin e GJKKO e cila ia ka ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveçse me ata që bashkëjeton.

“Berishës i shijon ky lloj martirizmi në rrugën Mustafa Matohiti. Për mua Berisha është kapitull i mbyllur”, shtoi gazetari.

Ora 22:07
'Do shkojmë dhe te ballkoni i Ramës', Lapaj debat me Kason: Drejtësia nuk korrigjohet me kanun

 

Një debat është zhvilluar mes përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe drejtuesit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj teksa po diskutohej për të ardhmen e opozitës në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Fjalimet e Berishës në arrest shtëpie para militantëve të Rithemelimit që mblidhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit Kaso tha se kanë qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin. 

Edi Rama ka bërë të pamundurën që të bllokojë opozitën. Ka dy vite që zvarritet çështja e logos dhe vulës së PD-së. Kur Edi Rama paska popullin mbi vete pse ushtron presion mbi gjithçka?  Ne kemi problemet dhe deficenat tona, por detyra jonë është që të qëndrojmë për t’u nxjerrë njerëzve frikën. Tek ballkoni i Ramës kemi qenë dhe sa kemi shkuar ai ka ikur, njëherë në Surrel, njëherë në Vlorë, njëherë në Dubai dhe njëherë në Amerikë. Ai ka ikur. Por ne do i shkojmë prapë. Dhe të na presë aty. 10 herë që i kemi shkuar atje, nuk e kemi gjetur, ia ka mbathur. Pse nuk rri atje, ta provojë” tha Kaso.

Por Lapaj kishte një qëndrim ndryshe duke thënë se Berisha betejën duhet ta bënte përballë drejtësisë dhe jo ta injoronte masën e sigurisë.

Drejtësia nuk korrigjohet me Kanun. Zoti Berisha është ish-kryeministër, nuk mund të çojë paligjshmërinë në paligjshmëri. Një element procedural që nuk e cenon, ta korrigjonte përmes gjykatës. Do i shkonte shumë më shumë. Edhe mua do të më kishte në krah” tha ai.

Ora 21:39
Berisha në arrest shtëpie, avokati Daci: Ish-kryeministri duke mos zbatuar masën e parë dëmtoi veten e tij

 

Avokati Jordan Daci i ftuar në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se Sali Berisha duke mos respektuar masën detyrim paraqitje të caktuar nga GJKKO dëmtoi veten dhe i dha shkas prokurorisë që të kërkojë ashpërsimin të masës së sigurisë për të.

"Berisha duke mos zbatuar masën dëmtoi veten e tij dhe i dha shkak prokurorisë të bëjë kërkesë. Po tani pyetja që shtroj unë është që meqë Berisha s’i ka bashkëjetues djalin dhe vajzën as ata s’do ti takojë? Ca provash do prishë? Ky ishte i pajustifikueshëm.Në aspektin institucional sakrifica që i bëri vetes i dha një leksion prokurorisë dhe gjykatës. Edhe ata vetë mendoj se e kanë kuptuar gabimin me vendimin e parë. Nëse Berisha do kishte shkuar dhe vetëm herën e fundit s’do e kishin bërë këtë kërkesë.  E tejkaluan masën me ndalimin e takimeve. Çfarë problemi të prish që ai do të flasë", tha ai.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rinori: 09/01/2024 01:44

    LLLAPAJ PO NUK HOQE GRUAN E GERT BOGDANIT NGA PARTIA JOTE,,,ASNJE VOTE NUK DO MARRESH,,SE DO JU QUAJNE PARTI E BERISHES..,,NUK KA PARTI TE PAVARUR ME NJEREZIT E BERISHES BRENDA...HIQE MENDSH SE DO JU VOTOJE NJERI...

    Përgjigju
  • arturi: 09/01/2024 01:36

    Nje bote e re po lind germadhash ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë