Gomat e djegura dhe mandatet e 'djegura'

Gomat e djegura dhe mandatet e 'djegura'

Ajo ç’ka do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët për opozitën e Partisë Demokratike , natyrisht do të jenë dy momentet pikante që lidhen me gomat e djegura, dhe mandatet e djegura. Në pothuajse gjithë aksionet e saj opozitare Partia Demokratike e Lulzimit ka patur si “adet” të fundit djegien e gomave, që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë  në fund të protestave.

Kjo ka ndodhur në rastet e bllokimit të akseve rrugore, bllokimit të bulevardit, në protestën para kryeministrisë, Parlamentit, dhe raste të tjera, ku Lulzimi premton se “populli do të marrë në dorë fatet e tij”. Duket sikur gomat e djegura janë kënaqësia e Lulzimit, duket sikur janë finalizimi i dufit të asaj ç’ka ai dhe shpura e tij dështake, nuk arrijnë  ti bëjnë kësaj qeverie me votë. 

Gomat e djegura , dhe së fundi mandatet e “djegura” nga ligjvënësit e Lulzimit, mbeten simbolika e një opozite e cila e nisi dhe e bitisi rrugëtimin e saj gjysmak, duke lënë në mes të rrugës, misionin e saj, detyrimet e saj ndaj votuesve, duke djegur përfundimisht shansin e të bërit politikë një grupimi që aksidentalisht u mandatua. Kjo pasi ata që “dogjën” mandatet e Lulzimit, vinin pikërisht nga listat e Lulzimit, vini pikërisht nga rruga  dhe schauma-party, dhe jo llogoret politike të PD.

 Ata që sot ndërsejnë turmat me hallexhinj, që djegin gomat, dhe që dogjën edhe mandatet e (pa) merituara, nuk e kanë idenë e politikës, nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, nuk kanë asnjë ndjesi me dhe për elektoratin e saj, dhe nuk u dhimbset fare fati i një partie të lodhur, që sot u katandis si mos më keq. 

Djegia e gomave dhe djegia e mandateve, janë sot filozofia e kësaj PD, janë sot të vetmet “armë  dhe mjete demokratike” të Lulzimit, me të cilat ai shpreson të rrëzojë qeverinë Rama, dhe t’u imponohet edhe ndërkombëtarëve. Mungesa e një diskuri të pranueshëm për politikat qeverisëse, si dhe mungesa e argumentimit llogjik të veprimeve të opozitës, janë vetëm disa prej shkaqeve pse ndërkombëtarët nuk e besojnë më Lulzimin. 

Protestat e PD, treguan dhe nuk prodhuan asgjë, dhe nuk do të prodhojnë asgjë edhe në 16 mars , veç djegies së gomave, hedhjes së flakadanëve, dhe  ndonjë sulmi me kapsolla ndaj policisë. Një tjetër arsye pse skema e qëndrimeve ndërkombëtare, nuk ka ndryshuar ndaj vlerësimeve që ata kanë për PD, Lulzim Bashën dhe veprimin ekstrem të “djegies” së mandateve, mbetet edhe mungesa e argumentimit nga blloku opozitar.

 Ajo çfarë shihet qartë deri sot, mbetet fakti se protestat e Lulzimit (sepse ai ka marrë përsipër autorësinë e tyre) e kanë të sigurtë dështimin, jo vetëm nga mosmbështetja e brëndshme, por veçanarisht nga ajo e jashtme. Injorimi  i faktorit ndërkombëtar, dhe veçanarisht sulmi i paprinciptë ndaj tyre, përbën një skandal me suport të dyshimtë, që vë në rrezik integritetin dhe fatet e vendit. 

Veprimi i barazvlefshëm i PD, mes djegies së gomave dhe djegies së mandateve, kërcënimi që eksponentë të saj u bëjnë çdo ditë deputetëve të rinj që po mbushin vendet e tyre bosh në Parlament, mungesa e argumentimit të veprimit më antipolitik, në grup , ai i dorëzimit të mandateve, tregoi sa e pafat mbetet e ardhmja e një partie e cila jo vetëm shkeli rregullat e lojës, por edhe shkoi  me krenari drejt vetasgjesimit elektoral të saj. 

Ajo ç’ka ka mbetur sot nga Partia Demokratike, janë bestytnitë dhe përrallat që u tregohen në oborrin e SHQUPI-t , gjithmonë pas çdo proteste, atyre që ende besojnë se Lulzimi është vërtetë “lider perëndimor”, por në fakt me vizion të theksuar lindor./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglazero: 11/03/2019 15:38

    Po keta kane djegie me koke e kembe e jane bere k**e kashte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim