Masat anti-COVID, Mjeku Alimehmeti për Report TV: Të mbyllen lokalet dhe restorantet për të paktën tre javë, transporti publik nuk duhet të ishte hapur (VIDEO)

Për mjekun Ilir Alimehmeti shtimi i masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në vend nuk mjaftojnë.

Gjatë një interviste për Report TV, mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se baret dhe restorantet duhet të mbyllen për të paktën tre javë dhe të mbështeten nga qeveria.

Duke folur për zgjerimin e fashës orare të karantinës në vend të orës 20:00, mjeku Alimehmeti tha se kjo fashë orare do të bëjë që njerëzit të grumbullohen rreth orës 18-20.

Sa i takon tranportit publik, Alimehmeti theksoi se nuk duhet të ishte hapur fare, pasi risku i infektimit është shumë i lartë, ndërkohë që i u bëri thirrje qytetarëve që ta evitojnë sa më shumë.

'Nuk ka si mjafton 2 orë, nuk janë asgjë. Vendoset në bazë të disa masave më para. Kjo masë do të ketë efekt të vogël. Ajo që mund të ketë efekt më të madh në këtë masë është mbyllja e gjimnazeve, këtu pritet një efekt më i madh. U la dhe në heshtje pjesa smart working, puna nga shtëpia. Ato oraret 18:00 me 20:00 do të jenë akoma dhe më të dendura. Një masë e saktë dhe që do të kishte efekt madhor do të ishte mbështetja restoranteve dhe lokaleve dhe mbyllja totale e tyre të paktën për 3 javë.

Nuk kemi parë testim masiv të shkollave, duhet një testim masiv që të të shikohet. Duhet të jetë më 'elegante' mbyllja. Një shkollë në qendër të Tiranës nuk krahasohet me rrethinat. Kujdes të gjitha këto diskutime bazohen mbi kapacitetin tonë zbulues të rasteve.

Po ta marrim nga ana e riskut apsolut, transporti publik është i parë. Për mua transporti publik nuk duhet të ishte hapur fare. Ju mund të shihni shumë mirë që urbanët janë të mbipopulluara dhe ekspozimi është i ngushtë. Një maskë nuk zgjidh gjë. Të evitohet sa më shumë që është e mundur transporti publik, njësoj siç nuk duhet të frekuentosh një kafene me shumë njerëz. Kemi numrin më të madh të kafeve për frymë banorësh në botë. Të mbështetet transporti publik dhe kafenetë dhe të mbyllen.'- tha mjeku.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se rastet e personave të infektuar me COVID-19 janë në rritje që prej datës 20 janar.

Duke folur për rastet e riinfektimit, mjeku nënvizoi se asnjë rast i personave të riinfektuar me COVID nuk ka përfunduar me vdekje.

Situata është në rritje, ju e keni parë. Ka filluar kjo rritje e rasteve që nga data 20 janar e më pas. Duhet të shohim%  e pozitivitetin e testeve dhe dje ishte rreth 28% dhe me 20 janar ishte 20%. Rritja është stabël, por ajo që na shqetëson është numri i të shtruarve në spital. Nuk kemi të dhëna, sa janë të shtruar në spital të rinjtë. Nuk kemi të dhëna as sa % e të rinjve që e marrin virusin janë në spital. Duhet ta marrim në këtë koncept dhe ta diskutojmë në total. Nëse shtretërit vazhdojnë në këtë ritëm që të mbushen, atëherë kemi një problem, nuk ka pikë rëndësie se çfarë moshe ke. Nuk e dimë sa është gjendja spitalorë në spitalet Rajonale.

Gjasat e riinfektimit janë po të njëjta me të virusit dhe vaksina e neutralizon pa problem, por ka transmetueshmëri më të lartë. Ne kemi sot të dhëna dhe sa milion njerëz janë prekur për herë të parë dhe rastet e riinfektimeve janë shumë pak. Asnjë riinfektim nuk ka përfunduar me vdekje.

Sa i përket sjelljes së të rinjve, mjeku Alimehmeti bëri thirrje që ato duhet të tregohen të kujdesshëm, për prindërit dhe për moshën e tretë. Sakaq shpresë për rënien e rasteve të reja mjeku tha se mund të presim vetëm me ardhjen e pranverës.

'Nuk do ta thoja mos çarje koke, por sjellje në bazë të riskut. Sjellja i përshtate atij risku, ne e kemi parë sa e madhe është ruajtja tek moshat e mëdha dhe sa më e ulët është tek moshat më të vogla. Ka pasur raste të rënda edhe në mosha të vogla. Puna është se këto janë me përqindje më të ulëta dhe puna është që mos të çojnë të rinjtë virusin në shtëpi të kenë kujdes për të moshuarit dhe prindërit.

Parashikimi situata do të vazhdojë për sa kohë kemi një dimër me të njëjtin lloj dhe sjellje dhe numër kontaktesh. Me futjen e pranverës mund të shpresojmë diçka.'- tha mjeku.

Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve Enri Jahaj, tha se infektimet nuk vijn vetëm nga baret dhe restorantet dhe shtoi se duhet të ketë një deshpërblim për biznet dhe jo ti mbyllin sipas deëshirës.

Problemi është që asnjëri nga ne nuk mban masat e veta, nuk mer masat e veta personale dhe pastaj fajin mundohemi t’ja hedhim bareve e restoranteve. Ky dy orësh nuk mendoj që i prek qendrat tregtare apo prek pjesën e transportit publik. Është një rreth vicioz që nuk përbehet vetëm baret e restorantet. Propozimi im ka qenë dhe e kam thënë shpesh hajde i mbylim baret dhe restorantet 2-3 javë dhe të shohim si do jetë kurba, por ti japim dëmshpërblim të paktën për këtë dëm që do i shkaktojmë dhe jo ti mbyllim sipas dëshirës”-tha kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj.

Duke filluar nga dita e sotme Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00! Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.

Kjo ishte një nga masat e marra ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi vendi ynë njohu një rritje të madhe të të infektuarve në 24 orë. Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

M.Q./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/02/2021 02:15

    Z.doktor autobuzet nuk i ka ndaluar as U.S.A.qe ka infeksionet me te larta ne bote,kurse ju na qenkeni kunder.Ata hyjne ne gjerat esenciale,si dyqanet e ushqimeve,farmacite.Mire ju qe mund te keni makine,po ata qe s'kane,me c'fare te levizin,me gomar? Me e mira do ishte qe autobuzet te shtohen e te behen me te shpeshte qe te mos kete dyndje ne ta dhe te pajisen me nje ose dy police ne prag pensioni,qe te rrine aty gjate gjithe orarit dhe te bejne dy detyra:1)-te detyrojne njerezit te mbajne maskat dhe t'i mbajne sic duhet,2)-rrisin dhe sigurine ,se asnje nuk do guxoje te vjedhe me ne autobuse,pas kesaj.

    Përgjigju
  • Ema: 11/02/2021 16:50

    Ja thua o doktor po kujt ja thua. Esht politika e para qe nuk i zbaton rregullat.

    Përgjigju
  • Manol: 11/02/2021 16:31

    Ke te drejt doktor. Keto jan masat qe duhet mar patjeter.orari dhe mesimi online nuk jan gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite