NGËRÇI: Topalli, Patozi, Zogaj, Selami, Topi, Bojaxhi… A mund të jenë këta opozita e re djathtë e investuar nga Perëndimi?

NGËRÇI: Topalli, Patozi, Zogaj, Selami, Topi, Bojaxhi… A mund të jenë këta opozita e re djathtë e investuar nga Perëndimi?

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi

Zëra mediatikë pranë opozitës po denoncojnë këto orë standartin e diskutueshëm perëndimor të “stabilitetit në kurriz të keqqeverisjes”, në mbrojtje apo justifikim të tezës së heqjes dorë nga mandatet, një akt ekstrem që ka shokuar kancelaritë euroatlantike.

Sepse është fjala për dalje nga sistemi e jo thjesht bojkot, diç që sistemi e pranon dhe ka mekanizma zgjidhës.

Dhe alarmi nuk është mbi cenimin e stabilitetit; alarmi është mbi tronditjen e sistemit.

Shqipëria po prodhon një precedent që më pas mund të ketë në kohë të ndryshme një efekt zinxhir, i cili mund të përmbysë rregullat e lojës.

Dhe këtu Perëndimi ndodhet para një dileme: ta tolerojë këtë që po ndodh duke zgjedhur të negociojë me palën rebele, me qëllim rikthimin në sistem, apo ta ndëshkojë për ta kthyer në precedent ndëshkimin e atij që tentoi të krijojë precedentin? Dhe ndëshkim do të thotë eliminimi i burimit të precedentit, më saktë zëvëndësimin e kësaj opozite të vetlarguar.

Si mund të bëhet kjo? E këtu është sfidë është PD-ja si parti tradicionale e jo LSI, e cila ekziston falë profilit klientelist.

Zgjidhja mund te gjendet te investimi te ato individë apo grupime të djathta të pafaktorizuara politikisht e që deri dje ishin kontigjent i PD-së.

Dhe këtu është fjala për figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduart Selami, Preç Zogaj (një ndër kundërshtarët e djegies së mandateve, ish gjithashtu figurë e PD-së), Bamir Topi e Gjergj Bojaxhi. Këto dy të fundit arritën dhe të themelojnë parti. Gjithsesi, të gjithë këto emra kanë përvojë partiake.

Atyre mund t’u bashkangjitet një elektorat gri, por dhe një elitë gri gjithashtu, e cila mund ta gjejë veten me rol politik në këtë zhvillim të ri. Këtu mund të përfshihen dhe emra si Spartak Ngjela, Mark Marku, Artan Fuga e sa e sa të tjerë, të cilët mund ta preferojnë një rifaktorizim politik.

Por çfarë mund të ndodhë me PD-në ekzistuese? Duke qenë jashtë sistemit, figurat e saj dhe forca e saj do vijnë duke u dobësuar dhe atrofizuar. Beteja politike në rrugë nuk ka gjasë të impakton krizë dhe bllokim duke patur trend tkurrjen e dobësimin e aspak të kundërtën. Dalja jashtë sistemit e ushqen këtë ligjësi. Ajo mund të ekzistojë më pas vetëm si forcë guerrile, me akte guerrile, duke u imponuar pra me këto praktika të një natyre tjetër ekstreme.

Kjo që po ndodh nuk është udhëkryq për Shqipërinë, por për të gjithë sistemin demokratik që mban në këmbën Perëndimin demokratik.

Ky është momenti që ndoshta Perëndimi të zgjedh precedentin e ndëshkimit të precedentit, në vend të zgjidhjes së precedentit duke lënë ende në lojë, ose rifutur në lojë autorët e precedentit.

Ndaj, emra e figura si Topalli, Patozi, Selami, Topi, Bojaxhi, e sa e sa e të tjerë me ta ose pas tyre, në politikë e media, të bëjnë historinë në një moment deçiziv dhe për Perëndimit. Kështu do kenë dhe përkrahjen e Perëndimit, me një koifiçent jo të pakët mundësie për të ardhur një ditë në pushtet.

Tek e fundit, pavarësisht formës se si, ky është momenti i zëvëndësimit të një pjese të klasës politike, të asaj që të gjithë thonë se duhet të ikë. Ja, po ikën. Ku janë zëvëndësuesit?! Është koha për ta! (tesheshi)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/02/2019 22:48

    Fogure me shquar e P D eshte Flamur Noka sivllau i magjarit

    Përgjigju
  • anetari i vjeter i PD-se: 22/02/2019 16:11

    Jo vetem qw mund te zevendesojne kriminelet e kupoles dhe bythelepiresit e Basho-Berishoivicit,por po te zgjedhin ne krye ndonje te ri si puna e Ibsenit,apo si vajzern e Azemit do marrin dhe shume vota dhe do e perfaqesojne denjesisht elektoratin e djathte ne parlament,sepse jane te paperfolur per skandale e te pakorruptuar.Bamir Topi dhe Eduart Selami jane nga figurat me prestigjioze te politikes shqiptare dhe kane dhene prova para popullit per kete.Sot eshte koha per tu organizuar dhe per te bere nje fillim te ri demokratik nga shume figura te tilla te pastra te te djathtes.O sot o kurre.

    Përgjigju
    • Emigranti USA: 23/02/2019 03:24

      Lajm i gezushem, jo vetem per qytetaret shqiptar, brenda vendit, por edhe per te gjith, Ne, qe jetojm jasht Atdheut. Le te dal sa me par nje frorc e re politike, qe te neser, te jet nje opozit e shendosh dhe ne te ardhmen nje parti ne pushtet. Paste kemben e mbare, te shpetoi SHqiperia ga Berisha, Berishizmi, nga Meta e monikizmi.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë