'Repolitix'/ Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar! Largon investimet e huaja! Qesharak kur nxjerrin shqiptarët 90% më fetar se Itali dhe Gjermania

INSTAT më në fund publikoi të dhënat e Censit 2023 që u krye në mbarë vendin. Shifrat e nxjerra nga publikimi i INSTAT u diskutuan në ‘Repolitix’, Report Tv me të ftuarit e Denis Mingës. Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në lidhje Skype se zyrtarizimi nga Censi i 2.4 milion banorëve do të dëmtojë shumë ekonominë shqiptare.

Kjo shifër sipas tij nuk do të josh më investimet e huaja, pasi është një kuotë nën shifrat e pranuara. Gjithashtu ai tregon edhe një bisedë që ka patur disa kohë më parë me shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.

'Tema e sotme lidhet me një ngjarje apo takim këshillimor që kam pasur disa kohë më parë me Ismail Kadare. Më dha një orientim shumë interesant thelbi i Censit, nëse Shqipëria del nën 2.4 milion banorë do dëmtojë interesa gjeo-politike të Shqipërisë. Ka një vijë të kuqe të konsideratave të fuqive të mëdha për disa shtete që bien nën një minimum siç mund të jetë 2 milion. Zyrtarizmi i një shteti 2.4 milion banorë të nxjerrë tërësisht nga tregu ndërkombëtar.

Kush kompani dhe koorporatë mund të vijë në një shtet 2.4 milion banorë. Të gjitha këto korporata kanë kriter konsumatorin kush vjen në një treg kaq të vogël sa Shqipëria. Numri i vogël o popullsisë i deklaruar zyrtarisht e dëmton Shqipërinë. Italisë nuk i llogarisin edhe 40 milion italianë që jetojnë në diasporë. Edhe Greqia ka gjysmën e popullsisë jashtë por i merret për bazë ata që janë në vend.

Me Kadaren kam biseduar kur kam kontestuar censin e parë. Më pati dhënë disa këshilla. Më tha që problematikat më të mëdha se etnia dhe feja' tha Spahiu.

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume është i mendimit që të dhënat që ka nxjerrë Censi nuk mund të vihen në dyshim. Por këto të dhëna kërkojnë qasje shkencore me instrumenta shkencorë

'Nuk e vë në diskutim për sa kohë nuk kam instrument për ta verifikua një gjë të tillë. Censi nuk është vlerësim statistikor. Është fotografim. Të vësh në dyshim që gjithçka është e sajime është përgjegjësi e madhe,. Kjo bëhet nëpërmjet trajtimit akademik të gjësë. Kërkon diskutim dhe analizë duke përdorur instrumentat shkencore.'

Ndërsa Skerdjan Dhuli e sheh me skepticizëm shifrën e 2.4 milion banorëve të publikuar nga INSTAT. 

'Është e vërtetë ajo që bie nga popullsia bie në sytë e investitorëve. Oligarkët kërkojnë të importohet krah pune. Tregon se largimi i rinisë është i pashmangshëm për tu mohuar. Në 2017 në qarkun e Vlorës kishte 105 mijë vota, në 2021 100 mijë. Kemi rënie. Nuk mund ta marr a priori numrin 2.4. në momentin që mbyllej matja, Kosova e publikoi në kohë rekord.  Pse u zgjat publikimi?', thotë Dhuli.

Sipas deputetit Lavdrim Krashi, duhen gjurmuar arsyet se pse bëhet ky Cens. Dhe pikërisht bëhet për të nxjerrë në pah problemet që mund të kenë qarqe, bashki apo institucione të ndryshme të vendit.

'Bëhet që shtetit në të gjitha rafshet të adresojë ato problematika që nxjerr Censi në pah. Sa qytetarë janë me aftësi të kufizuara? Sa janë të rinj në nevojë për shkollim? Sa janë të moshuar? Të gjithë ta lexojnë. Është fotografim i tërë vendit. Të gjitha bashkitë, institucionet të krijojnë politika për këtë realitet, për të parë çfarë duam të bëjmë. Ka ligje dhe nevojë për ndryshim' tha Krashi.

Gazetarja e ekonomisë Eliza Gjediku shpreh dy gjërat që i kanë bërë më shumë përshtypje nga ky Cens.

'Në fakt nga INSTAT është thënë që ka patur qytetar që nuk i janë përgjigjur. Për këtë kategori do ketë masa ndëshkues. Ligji parashikon gjoba nga 50 deri në 100 mijë lek. Për të dhënat e deklaruara të pasakta apo mosdeklarim. Nga ekspertët e INSTAT u tha që u surprizuan nga popullsia arumune. Në 2011 ishin shumë agresiv për tu përgjigjur, tani u deklaruan shqiptar. 3 % nuk përfshihet tek 2.4, nuk është numëruar. Personalisht me këto të dhëna që kam marrë, më ka bërë përshtypje që kemi një popullsi të plakur, numër të ulët të të rinjve dhe rënia e popullsisë në veri, dhe në Shkodër specifikisht', u shpreh gazetarja.

Më tej Spahiu mendon se Censi është qesharak kur i nxjerr shqiptarët më besimtarë në fe sesa italianët dhe gjermanët.

'E para punës, deklarojnë që vetëm 4% e shqiptarëve janë ateistë. A ka burrë nëne të besoj se 96 5 e shqiptarëve janë besimtarë? Italia ka traditë besimi dhe deklarohen 12% ateistë. Në Gjermani deklarohen 12% të pafe. Vijmë nga një trashëgimi ku prishëm kisha dhe xhamia dhe deklarojmë 96% janë besimtarë, është e pavërtetë, e paargumentuar. Për herë të parë u njoha me faktin që me egjiptianët dhe romët bashkë janë më shumë se grekët në Shqipëri. E kisha parë minoritetin grek në numër më të madh.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

 

Kreshnik Spahiu mendon se Censi është qesharak kur i nxjerr shqiptarët më besimtarë në fe sesa italianët dhe gjermanët. Sipas tij shifra e 96 % të shqiptarëve besimtarë është e pavërtetë.

'E para punës, deklarojnë që vetëm 4% e shqiptarëve janë ateistë. A ka burrë nëne të besoj se 96 5 e shqiptarëve janë besimtarë? Italia ka traditë besimi dhe deklarohen 12% ateistë. Në Gjermani deklarohen 12% të pafe. Vijmë nga një trashëgimi ku prishëm kisha dhe xhamia dhe deklarojmë 96% janë besimtarë, është e pavërtetë, e paargumentuar. Për herë të parë u njoha me faktin që me egjiptianët dhe romët bashkë janë më shumë se grekët në Shqipëri. E kisha parë minoritetin grek në numër më të madh.

Për faktin kur dalin numrat, për 1 milion arsye do i paragjykosh se pakica e pakicës. 23 mijë janë shumë pak. Një e dhënë tjetër e Pustecit. Ata janë shqiptarë, kanë pasaportë shqiptare, qofshin me origjinë greke apo bullgare. Shqipëria nëse ka një vlerë përtej negativeve, ka bashkëjetesën fetare dhe harmoninë mes etnive. Nuk ka dallime. Pse duhet të fusim garën a kemi ortodoksë apo katolikë në Shqipëri. Mendoj se kjo dëmton interesat e Shqipërisë. Është sponsorizim i strukturave politike që nuk duan vendin tonë.

Ora 22:30
Spahiu: Ne 2034 Shqipëria bie 1.8 milion banorë! Ja arsyet e pandalshme

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se me anë të të dhënave të Censit, në vitin 2034 shifat e populllsisë në vend do të zbresin nën 2 milion banorë. Sipas tij forca punëtore e Ballkanit po tërhiqet nga vendet e Europës veriore, të cilat paguajnë shumë herë më shumë.

'Parashikoj që në 2034, e çon Shqipërinë në dy fakte tragjik, nën 2 milion banorë, mesataren  e moshës më të plakur në planet. Sot është 42.5, vendi më i plakur është Italia me 47 vjeç. Me prognozë e martesave, Shqipëria e ka dhjetra herë më negative se Italia. Në 1992 Shqipëria kishte 84 mijë martesa. Në 2022 Shqipëria ka 20 mijë martesa. Raporti ka rënë 4 herë e gjysëm. Duke llogaritur që edhe këto martesa ka një numër lindshmërie 10 herë më të vogël se 30 vite më parë. Politika e emigracionit në Europë ka liberalizuar për personat e diplomuar ju njihet diploma nëse sigurojnë kontratë pune. Të njihet e drejta për të qenë gazetar, jurist, arkitekt. Por edhe për punëtorët e pakualifikuar është miratuar legjislacioni për liberalizimi dhe tërheqjen. Po tërhiqet forca punëtore e Ballkanit. Kemi 34 vjet kemi dalë nga socializmi në kapitalizëm.

Ky është tregu i lirë. Nga minator në Laprak vjen në Gjermani ku e majta gjermane ka ndërtuar sistem social dhe ka miratuar minimumin e rrogës. Merr 100 euro në ditë. 12 euro rroga. Rroga më e thjeshtë shkon 3 mijë euro. Këto janë agjenci punë që i fusin në filtrat e liberalizuar të punës. Nëse ka një mrekulli, para 30 vjetësh vriteshin në kufi për të dalë në Europë. Kjo është e drejtë kushtetuese. Emigracioni ka dhe anë pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa është e përgatitur Shqipëria të mbush këtë vakuum. O do tërheqësh këta që janë larguar ose do marrësh të huaj, ose do bllokosh ekonominë', thekson Spahiu.

Ora 22:05
'Nuk do e kontestoja rezultatin e Censit', gazetarja Gjediku: 3% nuk janë përfshirë tek shifra 2.4 milion banorë

 

Gazetarja Eliza Gjediku tregoi në Repolitix disa detaje nga rezultatet e Censit 2023 për Shqipërinë të publikuara nga INSTAT disa ditë më parë. 

'Nuk do kontestoja, sepse nuk di një mekanizëm tjetër për të nxjerrë një rezultat tjetër të pakontestueshëm. Në fakt nga INSTAT është thënë që ka patur qytetar që nuk i janë përgjigjur. Për këtë kategori do ketë masa ndëshkues. Ligji parashikon gjoba nga 50 deri në 100 mijë lek. Për të dhënat e deklaruara të pasakta apo mosdeklarim. Nga ekspertët e INSTAT u tha që u surprizuan nga popullsia arumune. Në 2011 ishin shumë agresiv për tu përgjigjur, tani u deklaruan shqiptar. 3 % nuk përfshihet tek 2.4, nuk është numëruar. Personalisht me këto të dhëna që kam marrë, më ka bërë përshtypje që kemi një popullsi të plakur, numër të ulët të të rinjve dhe rënia e popullsisë në veri, dhe në Shkodër specifikisht', u shpreh gazetarja.

Ora 22:00
Spahiu: Emigracioni tipik Ballkanik! 400.000 kroatë jane larguar nga Kroacia vitet e fundit

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për të dhënat e Censit në Repolitix u ndal edhe tek fenomeni i emigracionit. Sipas tij ky fenomen është tipik ballkanik, pasi Europa Veriore ofron shumë më shumë se vendet e Ballkanit. 

'Mendoj se të dhënat po i marrim të mirëqëna. Unë i vë në dyshim të dhënat e këtij censi, që nga regjistrimi, koha që e kanë shtyrë dy vjet, kohëzgjatja. Kam qenë pjesë e censit në Gjermani, realizohet online. Është çmenduri që zgjat me muaj dhe vite. Mendoj se problemi më i vogël në këtë histori është emigracioni. Sepse nuk është problem shqiptar. Niveli i ikjes së emigrantëve kroat është mesatarisht 42 mijë banorë në vit. 10 vitet e fundit janë 400 mijë që janë larguar nga Kroacia. Në të njëjtat nivele është Serbia, Maqedonia, Mali i Zi.

Emigracioni është fenomen ballkanik. Është mentalitet që nuk ka tendencë rrudhje. Në BE aq më shumë do jetojmë në një shtet jo komb. Pjesë e tregut të lirë. Tregu i punës do shkojë atje ku paguhet më shumë. Ferrari i Evropës Veriore ecën më shpejt se Fiati jonë. Ata kanë dështuar në politikat e familjes dhe e kanë plotësuar me banorë të përhershëm nga jashtë. Janë magnet që tërheqin. Do e kemi të pamundur të kthehemi. Me këto të dhëna bie që qeveria të vëndos drynin në të gjithë qytetar. 35% e popullit jeton në Tiranë. I bie të shpallet Tirana shteti. Me ritmin nga 35 nuk përjashtohet që për 10 vjet të kalojë 50. Duhet strategji e re për demografinë që po përballemi. Tirana pritet të dal një qytet kaotik', tha Spahiu.

Ora 21:47
Rezultatet e Censit, deputeti Lavdrim Krashi: E rëndësishme qëllimi! Nxjerr në pah problematikat që ka vendi

Deputeti socialist Lavdrim Krashi foli në Repolitix për rezultatet e Censit. Sipas tij e rëndësishme është të kuptohen arsyet pse bëhet regjistrimi i popullsisë.

'Numrat janë numra dhe nuk mund të argumentojmë. Pastaj diskutojmë për arsyet. Ne a duam për popullsi 5 10 apo 15. Nga pikëpamja gjeopolitike, biznesit sa më shumë aq më mirë. Ka të drejtë Kreshniku.

Për të ardhur te Censi, është më e rëndësishëm arsyeja pse bëhet. Nuk është arsye për të sulmuar. Ka dhe nga ata që mendojnë se numri i popullsisë është 1.5. E rëndësishme qëllimi.

Bëhet që shtetit në të gjitha rafshet të adresojë ato problematika që nxjerr Censi në pah. Sa qytetarë janë me aftësi të kufizuara? Sa janë të rinj në nevojë për shkollim? Sa janë të moshuar? Të gjithë ta lexojnë. Është fotografim i tërë vendit. Të gjitha bashkitë, institucionet të krijojnë politika për këtë realitet, për të parë çfarë duam të bëjmë. Ka ligje dhe nevojë për ndryshim' tha Krashi.

Ora 21:42
Skerdjan Dhuli nuk i beson të dhënave të Censit: Shoh rënie të popullsisë! Pse u zgjat publikimi?

 

Skerdjan Dhuli nuk i beson shumë shifrave të INSTAT që e kanë nxjerrë vendin tonë me 2.4 milion banorë. Ai shprehet se sheh rënie të popullësisë në qytete dhe fshatra sidomos në qarkun e Vlorës.

'Ajo që shoh në terren, përtej shifrave. Shoh vazhdimisht një rënie të popullësisë. Fshatrat janë çdo vit 10% më pak. Supozojmë se shifra është e pakundërshtueshme. Shoqëria po shkon drejt plakjes. Bie numri i lindjeve. Fakti që kemi në statistika kemi më pak lindje se viti paraardhës, tregon se popullësia ishte në rënie. Kam firmosur peticionin e Kreshnikut në vitin 2011, për deklarimin etnik. Është e vërtetë ajo që bie nga popullsia bie në sytë e investitorëve. Oligarkët kërkojnë të importohet krah pune. Tregon se largimi i rinisë është i pashmangshëm për tu mohuar. Në 2017 në qarkun e Vlorës kishte 105 mijë vota, në 2021 100 mijë. Kemi rënie. Nuk mund ta marr a priori numrin 2.4. në momentin që mbyllej matja, Kosova e publikoi në kohë rekord.  Pse u zgjat publikimi?', thotë Dhuli.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania