Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale foli në lidhje me pensionistët, ku u shpreh se sot në Shqipëri, 700.000 pensionistë varen nga pensionet, e që sipas deputetes demokrate, mund të quhen më tepër lëmosha, sesa një pension i drejtë për punën e tyre në shërbim të vendit.

Tabaku theksoi se raporti i pensionistëve me totalin e popullsisë është 30%, duke e cilësuar si një nga raportet më të larta në rajon. Kjo, sipas deputetes së PD, është një tjetër shkak që duhet të kemi në vëmendje skemën e pensioneve.

Tabaku u shpreh se reforma e pensioneve në 2015, ishte një skemë e dështuar, që nuk i ofron një jetë me dinjitet kësaj kategorie.

“Shqipëria ka sot normën më të lartë të pensionistëve si përqindje të popullsisë, 30%. 700.000 pensionistë varen sot nga pensionet, nga lëmoshat në fakt që ofron qeveria. Rritja e fundit, që nuk ishte as indeksim, 25 Lekë në ditë, tregon qartësisht se skema e pensioneve ka dështuar për t’ju ofruar një jetë dinjitoze 700.000 pensionistëve.”- tha Tabaku.

Deputetja e PD theksoi se modeli ekonomik i zgjedhur nga qeveria është një nga arsyet kryesore për këtë situatë. Sipas saj, modeli ekonomik aktual nuk po krijon bazën e nevojshme për të mbështetur një skemë pensionesh të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

“Model ekonomik i cili po të jetë i shëndetshëm, ofron një pension të shëndetshëm. Po të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm, sigurisht që ofron një pension të shëndetshëm. Por duke qenë se sot rritja e pagave bëhet me telekomandë dhe jo sipas nevojave që ka tregu dhe biznesi, sot reforma e pensioneve ndodhet në një pikëpyetje të madhe”- u shpreh Tabaku.

Tabaku u shpreh se nevojitet një reformë e thellë e sistemit të pensioneve, e cila të bazohet në një model ekonomik që promovon rritjen dhe ndihmon biznesin të krijojë më shumë vende pune.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 16/10/2024 16:30

    Pensionet nuk i cakton dhe i jep qeverria.Ato i percakton ligjit,dhe kete ligj e keni bere Ju,te gjithe bashke,kuvendit i Shqiperise.Ke kaq vite deputetet.Vetem diskutime,propozimet e bera ne vitet 1990-1991 te kishit marre dhe vleresuar nuk do te ishin keto qe Jane sot.Erdhet Ju , ne 1992 dhe i shkaterruar.Rrogat tuaja ,qoftw Edhe te deputetet i patè mire,porte tjeret i shkaterruar.Ne kohe te atij " Diktatorit te poshter" merrte pensionisti 75% te rroges pensione.Po sot sa eshte ?Sa Syte qe te pelcasin.Pse nuk vendoste ligje per ndalimin e punes ne te zeze? Sepse iu interesonte Ju,agallareve te sotem.Sa here ua hiqet dhe ulet ish ushtarakeve?Pse? Per hakmarrje dhe paragjukime politike.Dhe qaheni se po ikin shqiptaret.Patjeter qe do te ikin,sepse nuk duron njeri te talleni Ju me punen e te tjereve,me gjakun e pensionisteve.Tani,i numurini Ju sa pensionistet Jane,u" qani" hallin.Pse? Se jemi ne prag zgjedhjesh dhe doni votat per karriketc dhe trashur bythen tuaj.A e di ku BIJE Tabakhonia ne Tirone?Ne kohe te Zogjit njihje Edhe si lagje e shtepive publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?



×

Lajmi i fundit

Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës

Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës