Minutë pas minute
-
Sport
-
Politikë
-
Kronikë
23:03
Durrës/ Pa përfshirjen e Policisë, BKH arreston Adi Çobën, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali! Bashkëpunëtor i ngushtë i Visit të Pojës
Deri vitin e kaluar emri i tij rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
-
Politikë
-
Politikë
22:44
Incidenti me gruan në protestë/ Organizatori Xhemalaj: Kishte sjellje provokuese! Sulmi me vezë i deputetëve te Kuvendi, akt normal në demokraci
Për organizatorin e protestave, Ilir Xhemalaj, incidenti i ndodhur me një grua mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, erdhi për shkak të provokimeve të kësaj të fundit.
-
Politikë
-
Politikë
22:16
U zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Julinda Emiri aktive dhe folëse në protestat para Kryeministrisë
Emiri, nuk ka qenë vetëm spektatore në protesta, por ka patur akses të plotë për të folur në mikrofonin dhe podiumin e instaluar para godinës së Këshillit të Ministrave, të cilën e kontrollon Grupi Koordinues i tubimeve, pavarëssisht deklaratave të këtyre të fundit për distancim nga anëtarët e partive politike në vend.
-
Politikë
21:56
Spahiu: Organizatorët të bëjnë transparent çdo ditë numrin real të protestuesve! Që të marrësh përsipër zëvendësimin e institucioneve, nuk mjaftojnë as 100 mijë vetë në shesh
Për juristin Kreshnik Spahiu, është e rëndësishme që organizatorët e protestave dhe mediat të bëjnë publik çdo ditë numrin e protestuesve në shesh, në mënyrë që të shmangin manipulimet për zmadhim apo zvogëlim të numrit të të pranishmëve.
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Opinion
-
Opinion
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
-
Sport
-
Bota
19:55
Presidenti amerikan bën udhëtimin e parë me ‘Air Force One’ e ri që mori dhuratë nga Katari: Nuk ka asgjë tjetër si ky!
Avioni, vlera e të cilit vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, iu dorëzua si dhuratë Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe do të përdoret nga Trump derisa të përfundojë ndërtimi i avionëve të rinj presidencialë nga kompania Boeing, proces që pritet të zgjasë rreth dy vite.
-
Politikë
-
Horoskopi
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
-
Kultura
-
Opinion
-
Sport
-
Politikë
-
Bota
-
Opinion
18:31
Adriatik Doçi: Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin
Llumi i revolucionit do të ishte i varfër pa trefletëshit dhe mallistët, të cilët denden në bar dhe viza deri kur fluturojnë si flamingo në bulevard, pa influenceret që Skënderbeun e pandehin për markë rrobash dhe sidomos pa disa blogere që patadite paraqiten në burg për takime speciale dhe pasdite në bulevard.
-
Politikë
18:29
95-vite nga Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, Nufi: Komponent strategjik i sigurisë kombëtare
Ministri Nufi thotë se Shërbimi i Ndërlidhjes është një komponent shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i Forcave të Armatosura, pa të cilin asnjë operacion nuk mund të realizohet, pasi siguron komunikimin.
-
Politikë
18:07
PD/ Ikën Paloka, Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar! Për Kryesinë e re konkurrojnë 61 kandidatë për 20 vende
Në selinë e PD-së janë mbledhur anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, ku u votua për kryetarin e ri të Këshillit, por edhe për përbërjen e Kryesisë së re të PD-së.
-
Sociale
-
Kosova & Rajoni
-
Politikë
17:46
Resorti në Zvërnec, ministri Jaupaj: Çdo projekt në këtë zonë do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot një delegacion të Parlamentit Europian. Gjatë këtij takimi Jaupaj tha për eurodeputetët se institucionet shqiptare do të vijojnë të veprojnë me transparencë të plotë dhe në përputhje me të gjitha detyrimet që burojnë nga legjislacioni kombëtar dhe ai i BE
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
17:45
Ekskluzive/ Në UÇK 4 muajt e fundit, flet ish shefi i tij Bislim Zyrapi: Dritan Goxhaj ishte nën urdhrat e mia në operacionin ‘Shigjeta’ (VIDEO)
Një intervistë ekskluzive për Report Tv e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Bislim Zyrapi duket se mund te sqaron më mirë lidhjen e debatuar mes Dritan Goxhajt dhe luftës së Kosovës.
-
Kronikë
17:36
Zbardhja e vendimit të Kushtetueses për Veliajn, avokati Ndreca: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të 25 majit të Gjykatës Kushtetuese, e cila... -
Kosova & Rajoni
-
Bota
-
Shëndeti
-
Kronikë
17:03
‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja zbardh vendimin! 5 gjyqtarët: Arresti jo proporcional! Bejtja: Mbahet në qeli pa prova
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi në Kushtetuese masën e parë të sigurisë “arrest në burg”.
-
Politikë
-
Bota
-
Bota
-
VIP & Spektakël
-
Opinion
-
Bota
16:42
Pasagjerët presin deri në 5 orë, avionët nisen gjysmë bosh, linjat ajrore kërkojnë pezullimin e kontrolleve të reja biometrike në kufijtë e Bashkimit Europian
Kompanitë ajrore dhe aeroportet paralajmërojnë se fluturimet po nisen edhe gjysmë bosh, ndërsa pasagjerët bllokohen në radhë gjatë sezonit të verës.