Minutë pas minute
-
Bota
-
Bota
-
Ekonomi
16:52
Rreth 230 mln € ‘të mbyllura’ në Bankën e Shqipërisë për skemën e pensioneve! Kostoja e bonuseve 7.8 mln € vetëm në janar
Fondi i pensioneve në Bankën e Shqipërisë ka arritur në 230 milionë euro pas transfertës së fundit që u bë nga buxheti i shtetit, që do të përdoret për mbështetje për pensionistët.
-
Sport
-
Bota
-
Bota
16:23
Dy shpërthime në Lviv të Ukrainës, humb jetën policja 23-vjeçare dhe plagosen 25 të tjerë! Autoritetet: Akt terrorist
Policia kishte marrë njoftim për vjedhje pak pas mesnatës të së dielës, kur ndodhën dy shpërthime të shkaktuara nga bomba artizanale, të vendosura në kosha mbeturinash. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se “një individ i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist” ishte arrestuar. Viktima e sulmit u identifikua si Viktoria Shpylka.
-
Sport
-
Bota
-
Bota
15:53
‘Vdekje diktatorit’! Studentët iranianë u rikthehen tubimeve pas shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare
BBC ka verifikuar pamje të demonstruesve që marshonin në kampuset e disa universiteteve. Turmat brohorisnin “vdekje diktatorit”, duke iu referuar Ali Khameneit, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
-
Sociale
-
Sociale
-
Bota
-
Bota
-
Politikë
-
Bota
-
Kronikë
15:16
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq.
-
Bota
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
-
Sociale
-
Kronikë
14:40
Elbasan/ Shtylla e tensionit rrezikonte të binte, nisin punimet për demontimin e saj! Disa fshatra do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike (VIDEO)
Disa fshatra të Elbasanit do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, teksa po punohet për çmontimin e një shtylle të tensionit të lartë, që rrezikonte të binte nga rrëshqitja e dherave.
-
Sociale
14:25
Kreshma e Madhe e Pashkës/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: Pasuria dhe pushteti nuk e bëjnë njeriun të lumtur!
Me këtë rast, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, dha një mesazh të gjatë ku shkruajti jo vetëm për agjërimin, por për krizën e sotshme shpirtërore të njeriut .
-
Kultura
14:15
‘Në Librari’ vjen me 3 tituj të rinj: ‘Asnjë trokitje në qiell’, ‘Mirëbesim’ dhe Etnografi tingujsh! Melodia e Vargut sjell ‘Shko dallëndyshe’
“Në Librari” vjen me 3 tituj: “Asnjë trokitje në qiell” nga Namik Dokle, “Mirëbesim” nga Domenico Starnone dhe “Etnografi tingujsh” nga Nicola Scaldaferri.
-
Bota
-
Bota
13:57
Danimarka i thotë jo ofertës së Donald Trump: Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues
Danimarka i ka mbyllur derën ofertës së presidentit Donald Trump për të dërguar një spital lundrues në ishullin arktik duke thënë se sistemi shëndetësor funksionon dhe kujdesi është falas në ishull dhe në Danimarkë.
-
Politikë
-
Opinion
13:21
Eduard Zaloshnja: Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë
'Nga një sondazh rigoroz që drejtova vjet në terren (me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer), rezultoi se vetëm 22.1% e banorëve të rritur të Shqipërisë agjërojnë ose mbajnë kreshmë rregullisht'.
-
Kronikë
-
Kronikë
13:09
Nga Vlora e Mallakastra në protestën kundër resortit të Ulajt në Rrjoll, banorët: Po na grabit tokat, s’na e ka bërë as serbi, as turku (VIDEO)
Banorëve të Rrjollit, që po protestojnë prej ditësh për të kundërshtuar ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt në tokat e tyre, u janë bashkuar edhe qytetarë nga Vlora e Mallakastra.
-
Politikë
-
Bota
12:34
Kaosi me tarifat doganore të SHBA-ve, çfarë mund të bëjë tani presidenti Donald Trump dhe a do të ketë rimbursime?
Nëse ai do të dojë t’i bëjë këto masa të përhershme, duhet të respektojë rezultatet e hetimeve teknike dhe të justifikojë çdo hap, duke provuar me fakte se vende të tjera kanë kryer shkelje apo veprime të padrejta tregtare.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Bota
12:15
Tarifat e reja doganore të Donald Trump-it dhe Europa, ja përse rrezikohet marrëveshja e korrikut dhe çfarë do të bëjë Brukseli
Efekti zinxhir i vendimit të Gjykatës Supreme në Uashington, që rrëzoi bazën ligjore të një pjese të madhe të tarifave të presidentit Trump, nuk i zbut aspak marrëdhëniet.
-
Bota
-
Kronikë
11:36
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Arrestohet Prek Molla pas përplasjeve me policinë dhe punonjësit e kompanisë së ndërtimit! Në kërkim 5 të tjerë
Policia njofton se ka arrestuar Prek Mollën, banor i fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, pasi së bashku me 5 të tjerë kanë goditur një punonjës të firmës “Gener 2”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj, si dhe kanë kërcënuar një punonjëse policie.
-
Kronikë
11:37
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut (VIDEO)
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga PD, ata dhunuan një agjent policie dhe një qytetar, të cilin e ngatërruan me polic civil.
-
Kronikë
-
Opinion
-
Kronikë
11:06
'Paralizohet' juglindja, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! ARRSH: Mund të hapet sot! Ura e degraduar, duhet shembur (VIDEO)
Për shkak të dëmtimeve në rrugën Librazhd-Pogradec, ARRSH bllokoi tërësisht qarkullimin. Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
-
Kronikë
11:04
Dyshime për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse, Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike në Tiranë
3130 pajisje elektronike janë bllokuar në Tiranë nga Antikontrabanda në bashkëpunim me 2 drejtori të tjera, pas dyshimeve për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse.
-
Sport
10:45
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC (VIDEO)
Pas një merkatoje janari të komplikuar, ku transferimi drejt kampionatit turk me fanellën e Trabzonspor nuk u konkretizua, sulmuesi beratas duket se ka lënë gjithçka pas dhe është fokusuar plotësisht te aventura amerikane.
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
09:53
Draft-Rezoluta e PE për Shqipërinë, Rama: Vlerësim i qartë për vendin tonë! Hapja e të gjithë grup-kapitujve për 13 muaj, një rekord në historinë e integrimeve
Kryeministri Edi Rama theksoi se draft-rezoluta e publikuar nga Parlamenti Europian për vendin tonë është një vlerësim i qartë për progresin e... -
Kronikë
09:44
Dyshohet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti në Tiranë
Policia ka sekuestruar rreth 40 mijë euro në valuta të ndryshme në subjektin në fjalë dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 milionë euro.
