-
Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.
29 Tetor 2021, 18:12 -
Rama paralajmëron guroret: Afat deri më 31 dhjetor, pranoni kalendarin e pyllëzimit, ose mbylleni dhe shkoni para ligjit! Kryebashkiakët të rrinë larg!
29 Tetor 2021, 13:22Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama i dha atyre afat të qartë, duke i paralajmëruar se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit sikurse parashikon edhe kontrata. Në të kundërt, Rama u shpreh se atyre do t'i mbyllet aktiviteti e madje do të shkojnë edhe para ligjit, kush nuk është i gatshëm të rikuperojë.
-
Lagja luksoze iu paraqit fëmijëve si fshat në librin e historisë, reagon Ministria e Arsimit: Rrjetet profesionale do të rishikojnë tekstet shkollore
29 Tetor 2021, 08:29Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me skandalin ku lagjja e të pasurve në periferi të Tiranës, iu paraqit fëmijëve në librin e historisë së klasës së katër si modeli i fshatit shqiptar. Ministrja Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e rrjeteve profesionale, duke bërë me dije se do të ketë rishikim të teksteve shkollore.
-
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ikën Dhimitraq Ziu nga policia rrugore, emërohet Altin Qato
28 Tetor 2021, 22:42Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu i cili ikwn nga drejtor i Policisë Rrugore dhe emërohet zëvendësdrejtor për rendin në DVP Durrës! Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.
-
Mbahet aktiviteti i parë kulturor tek 'Sarajet e Toptanëve'! Veliaj: Nisim shpronësimin për 'Shtëpinë e Libohovitëve'
28 Tetor 2021, 22:34Pas shpronësimit të pronarëve, në 'Sarajet e Toptanëve' është zhvilluar aktiviteti i parë kulturor, ku u promovua libri i ish-presidentit amerikan Barack Obama, 'Tokë e Premtuar'. Kreu i Bashkisë Tiranë bëri me dije se do të nisë shpronësimi i 'Shtëpisë së Libohovitëve', ose ndryshe siç quhet ndryshe ish-Instituti i Histori-Gjeografisë.
-
Ambasada Italiane hap garën për 'shtëpi të re' në Tiranë, ambasadori Bucci: Ndërtesa aktuale nuk i përgjigjet kërkesave, hera e parë që bëhet me konkurs
28 Tetor 2021, 11:07Ambasada italiane, përmes një aktiviteti të posaçëm, ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re. Ambasadori italian, Fabrizio Bucci tha se selia aktuale nuk i përgjigjet kërkesave dhe se kjo është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së ambasadës.
-
Sarajet e Toptanëve i kalojnë bashkisë, Veliaj: U kemi paguar pronarëve 2.5 mln dollarë! Shndërrohet në monument kulture
28 Tetor 2021, 10:45Me vendim qeverie, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike
-
Hapet sot në mesnatë një tjetër segment i Unazës së Madhe, rruga nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do jetë i aksesueshëm për makinat
27 Tetor 2021, 15:37Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet
-
Veliaj takon homologun ukrainas: Pakt Tiranë-Kiev për mbështetjen e të rinjve gjatë European Youth Capital 2022
27 Tetor 2021, 13:00Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë për të mbështetur të rinjtë gjatë European Youth Capital 2022.
-
Mbi 1 milionë çiklistë kanë kaluar në 'Rrugën e Kavajës' që prej fillimit të vitit, Veliaj: I lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë
27 Tetor 2021, 10:21Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në "Rrugën e Kavajës" që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.
-
-
-
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha sfidon Antony Blinken: Padia u pranua në Gjykatën e Parisit, tani sill provat në gjyq! Shpall kandidaturën për kreun e PD
26 Tetor 2021, 18:00I shpallur non grata nga SHBA, ish kryetari i PD, Sali Berisha gjatë foltores së tij në Kavajë, tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe e ftoi atë të dërgojë prova kundër tij në këtë gjykatë. Sali Berisha konfirmoi sot se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.
-
Kryebashkiaku i Tiranës dhe dekani i Filologjikut, memorandum bashkëpunim për projekte, Veliaj: Kthejmë shtëpinë e kolosit të letrave, Agollit në muze
26 Tetor 2021, 14:24Veliaj bëri me dije se ky memorandum nënshkruhet si fillim i bashkëpunimit për projektin e Shtëpisë së Dritëro Agollit dhe në kuadër të Paktit me Universitetin.
-
11 të arrestuar në Tiranë/ Burri rreh gruan, ajo hidhet nga ballkoni për t'i shpëtuar dhunës
26 Tetor 2021, 13:33Raportohet se dy persona janë proceduar penalisht pasi në momentin kur një person goditi me grusht policin, nuk bashkëpunuan për të treguar identitetin e tij, ndërsa janë arrestuar 11 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
-
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
26 Tetor 2021, 13:17Policia e Tiranës ka arrestuar një trafikant droge, me qëllim ekstradimin të dënuar në Itali.
-
PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha
26 Tetor 2021, 13:11Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE.
-
‘Ligjet’ debate të forta mes Bardhit dhe Bejtes: Ke vrarë një person në Elbasan! Demokrati: Dil jashtë more hajdut
26 Tetor 2021, 11:15Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet kredia prej 70 milionë Euro që OSHEE kërkon të marrë nga BERZH. Në seancë nuk kanë munguar debatet me tone të forta mes deputetit të PD-së, Gazment Bardhi dhe zëvendësministrit i Energjisë, Ilir Betja ku ky i fundit ka akuzuar demokratin se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.
-
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar
26 Tetor 2021, 10:45Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.Çela theksoi se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin, njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Pas zbulimit të këtyre rasteve janë marrë masa.
-
