-
Himara zgjedh sot kryetarin e ri, mbyllet votimi! Mbi 1000 votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara! Në lista 6 mijë votues me ID të skaduara (Raportimi live)
Mbi 8600 zgjedhës ushtruan sot të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, mes Vangjel Tavos, së PS-së dhe Petro Gjikurisë kandidatit të opozitës. Në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte mbi 1 mijë zgjedhës më shumë se në zgjedhjet e 14 majit 2023.
4 Gusht, 06:55 -
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
Edi Rama sot është e nesër apo pasnesër nuk do jetë, por votimi i nesërm do të jetë një pikë referimi nëse Bregu dhe Labëria e thellë do mbeten shqiptare apo do fillojnë shthurjen e shtetit shqiptar dhe fitoren me votë të pasardhësve të andartëve të Spiro Milos që nuk e fituan dot me pushkë dhe kanë gjetur strehë tek opozita shqiptare
3 Gusht, 22:48 -
Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë
Ajo që do të ndryshojë pas së dielës, është se tani e tutje, kauzën e “Himarës greke” nuk do ta ndeshim në zyrat e Bashkisë, ku të përdoret si mekanizëm bllokues, por në nivel politik, nga krahu nacionalist i pakicës greke, mbështetur kryesisht nga organizata të nacionalistëve grekë jashtë Shqipërisë dhe Agimit të Artë.
3 Gusht, 21:01 -
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Policia e Shtetit bën apel edhe ndaj forcave politike dhe qytetarëve: Respektoni detyrimet ligjore dhe Kodin Zgjedhor
3 Gusht, 18:16 -
Kandidati i opozitës, Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
Himara zgjedh nesër kryebashkiakun e ri. Petro Gjikuria ka shkelur heshtjen zgjedhore, duke postuar në rrjetin e tij social Facebook disa postime, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e tij për Himarën.
3 Gusht, 11:44 -
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
Nesër banorët e Himarës votojnë për kryebashkiakun e ri, mes dy kandidaturave Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria. Votimi nis në 07:00 dhe mbyllet në 19:00, ndërsa në 36 qendrat do aplikohet identifikimi elektronik. Zgjedhjet e nesërme i japin fund sagës për drejtimin e Bashkisë së Himarës.
3 Gusht, 10:08 -
Himara zgjedh të dielën kryetarin e ri të bashkisë, nesër heshtje zgjedhore! KQZ dërgon materialet
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.
2 Gusht, 14:28 -
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan një mundësi unike statistikore për të llogaritur se sa zgjedhës të këtushëm votojnë. Kjo, sepse kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe nuk mund të vinin emigrantë nga jashtë për të votuar.
2 Gusht, 09:19 -
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
Për 34 vjet Himara është kthyer në një lojë tashmë e pandërprerë politike e Athinës në Shqipëri. Dilema se kush është shqiptar e kush grek në një zonë që asnjëherë nuk ka pasur problem identitetin, e kanë kthyer debatin në një ngërç absurd.
1 Gusht, 08:00 -
Zgjedhjet e Himarës në fuqi, rrëzohet Fredi Beleri! Gjykata e Tiranës nuk pranon shfuqizimin e dekretit të Begajt
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për anulimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Himarës në 4 gusht. Përfaqësuesja e Belerit tha se Presidenti kur ka dekretuar zgjedhjet, nuk ka marrë parasysh afatet për ankimin e heqjes së mandatit dhe është kthyer në numërues datash.
30 Korrik, 12:05 -
Vangjel Tavo flet për CNN grek, tregon pse Gjikuria e paditi në SPAK: Nëse nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës
‘Zgjidhje dhe jo krizë’ ky është mesazhi që përcolli Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë për CNN grek.
30 Korrik, 10:53 -
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, 137 u ndryshoi qendra e votimit! Pelinku: Vlerë anormale, kërkuam informacion tek Gjëndja Civile!
Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar këtë shtim të numrit. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto shtesa.
29 Korrik, 11:50 -
Eduard Zaloshnja: 60% e pjesëmarrësve të këtushëm votojnë për Tavon, ndërsa ata që do të vijnë nga jashtë s’parashikohen dot…
Rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të Himarës do t’ia japin votën Tavos. Për Gjikurinë do të votojnë rreth 2400 zgjedhës të këtushëm. Se sa zgjedhës do të vijnë nga jashtë për t’ia dhënë votën atij më 4 gusht mbetet të shihet…
29 Korrik, 08:50 -
Vetë u importua nga SHBA, Gjikuria kallëzon në SPAK Vangjel Tavon se transferoi gjendjen civile
Petro Gjikuria kandidati i opozitës për Himarën ka kallëzuar në SPAK, Vangjel Tavon. Gjikuria e ka kallëzuar kandidatin socialist për shkak të transferimit të Gjendjes civile nga Dropulli në Himarë.
27 Korrik, 16:01 -
Zgjedhjet në Himarë/ Gjykata Administrative s'pranon kërkesën e Belerit për pezullimin e dekretit të Presidentit! Në 30 korrik nis shqyrtimi i padisë
Gjykata Administrative në Tiranë do të vendosë më 30 korrik për kërkesën e Fredi Belerit dhe PBDNJ për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve 4 gusht në Himarë.
26 Korrik, 15:16 -
Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF! Në 30 korrik Administrativja shqyrton dekretin e presidentit
Gjykata Administrative në Tiranë do të vendosë më 30 korrik për kërkesën e Fredi Belerit dhe PBDNJ për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve 4 gusht në Himarë
26 Korrik, 14:15 -
Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”! I përbërë nga 10 parti politike
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.
25 Korrik, 14:29 -
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote
Deri në 22 korrik subjektet politike duhet të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Kolegji Zgjedhor i kërkon kryetarit aktual të Himarës të vendosë ku do jenë sheshet e fushatës, ndërsa opozita prezantoi Petro Gjikurinë
17 Korrik, 17:43 -
Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Omonia-s për Report Tv: Rama zgjodhi Tavon se nuk kishte tjetër! Mane: Kandidati i PS do sjell bashkim dhe jo përçarje
Në një lidhje skype, për emisionin sekretari i OMONIA-s Marin Suli teksa foli për figurën e Petro Gjikurisë, ai tha se ky i fundit ka qenë propozim i degës së Himarës së PD dhe është zgjedhur mes 5 kandidatëve të tjerë.
17 Korrik, 19:01 -
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, deputeti Ilir Metaj: Nuk do ndodhi si herën e kaluar! Opozita ta harrojë atë rezultat me njerëz të ardhur
Deputeti Ilir Metaj ironizoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë. Meta tha për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca është e angazhuar për një proces zgjedhor korrekt e demokratik.'Jemi të angazhuar që në Himarë të ketë imazhin e nj
12 Korrik, 17:51 -
Qeveri teknike? Vjen reagimi i parë nga PS, deputeti Metaj për Report Tv: S'kemi kohë për kapriçot e opozitës
Deputeti socialist Ilir Metaj në një intervistë për 'Studio Live" në Report Tv e quan kërkesë absurde, të zymtë dhe dëshpëruese si vetë protesta e opozitës. Komenton dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 4 gusht: Gjikuria po shijon lagjet e Nju Jorkut, nuk njeh lagjet e Himarës.
12 Korrik, 17:45 -
Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë
Kreu i PL, Ilir Meta, thotë se është me Sali Berishën dhe kërkesën e tij për për qeveri teknike. Por Meta thotë se duhet më shumë organizim për t’iu imponuar Edi Ramës ta pranojë këtë kërkesë. Për kandidatin e Berishës Himarë, Meta nuk duket fort i kënaqur duke zgjedhur t’i shmanget pyetjes nëse Petro Gjikuria do të mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.
12 Korrik, 12:40 -
Kandidatura e Petro Gjikurisë, kryetarja e PD në Himarë për Report Tv: Jemi anashkaluar, s’mund të emërojnë kandidatë pa u konsultuar me ne
Kandidatura e Petro Gjikurisë për kryebashkiak në Himarë ka nisur të prodhojë pakënaqësitë e para edhe në mesin e vetë opozitës. Për Report Tv kryetarja e PD në Himarë tha se zgjedhja e tij u bë pa u konsultuar me strukturat lokale.
12 Korrik, 12:34 -
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria kandidati i opozitës! Aktivisti i helenizmit në SHBA, mbrojti Belerin në protesta
Opozita nuk ka vonuar për të nxjerrë kandidatin e saj për Himarën, duke surprizuar jo me emrin e djalit të Fredi Belerit, por një shtetasi shqiptaro-amerikan, minoritar grek, që jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Petro Gjikuria është emri konsesual mes PD dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, pjesëtar i minoritetit grek dhe një mbështetës i zellshëm i Fredi Belerit.
10 Korrik, 16:53 -
Problemet me pronat, kandidati i PS-së për Himarën: Deri në fund të tetorit qytetarët do të jenë pajisur me certifikatë pronësie
Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në bashkinë e Himarë më 4 gusht, e ka konsideruar si sfidë kandidimin në zgjedhje ndërsa premtoi se do të jetë aty për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Sipas tij deri në fund të tetorit banorët në Himarë do të jenë të pajisur me certifikata pronësie
10 Korrik, 12:35 -
Debatet në Komisionin Rregullator, përfaqësuesi i PS: Po shpërdorni detyrën, nuk gjykoni ju vendimmarrjen e KQZ dhe dekretin për zgjedhjet në Himarë! Anëtari: Po na intimidon
Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullat në KQZ ku parashikohet miratimi pr.vendimit për rregullimin dhe organizmin e zgjedhjeve të Himarës më datë 4 gusht.Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e
9 Korrik, 17:55 -
S’miratohet pr.vendimi për zgjedhjet e Himarës, 3 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin Rregullator të KQZ! Anëtari: Dekreti i Begajt i pavlefshëm
Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ u mbyll pa miratimin e pr.vendimit për organizimin e zgjedhjeve në Himarë. Mes debateve të shumta që u zhvilluan në mbledhje, anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër.
9 Korrik, 17:12 -
Zgjedhjet në Himarë, 9 ditë fushatë zgjedhore, nis më 26 korrik! Partitë afat deri më datë 22 për kandidatin! PS garon me Tavon, PD ende pa emër
PS garon me Vangjel Tavon, ndërkohë që PD ende s’ka emër. Opozita akuzon Begajn se ka shpallur zgjedhjet duke shkelur Kushtetutën, ndërsa Beleri kërkon pezullimin e dekretit të Begajt në Gjykatën Administrative të Tiranës.
8 Korrik, 19:23