-
Kronikë
Ambasadorja Yuri Kim kalon pasditen me fermerët shqiptarë, poston foton me shalqi në duar: Janë më të mirët në botë
Ambasadorja Yuri Kim ka takuar pasditen e sotme fermerë shqiptarë, ndërsa nuk heziton të provojë edhe frutat e perimet që ata kultivojnë. Në Instagram ajo ka postuar disa foto, ku shihet mes frutave e perimeve, ndërsa thotë se "Shqipëria ka shalqinjtë më të mirë në botë".
5 Korrik 2021, 22:57 -
Politikë
Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, Rama publikon shifrat e përfituesve: Mbi 20 mijë aplikime në total! 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT
Fermerët e pajisur me NIPT kanë pasur mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat. Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi
5 Korrik 2021, 08:33 -
Ministria e Bujqësisë lehtëson procedurat, mbi 16 mijë fermerë aplikojnë për naftë pa taksa
Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar skemën për përfitimin e naftës pa taksa. Tashmë do të mund të aplikojnë edhe ata që nuk kanë kontratë qiraje të noterizuar dhe ata që ende nuk e kanë marrë AMTP-në.
3 Mars 2021, 22:59 -
Shtyhet afati për të aplikuar për naftë pa taksa, deri sot kishin aplikuar 15.120 fermerë! Ministria e Bujqësisë: Afat deri në 30 mars
Një ditë para se të skadonte zyrtarisht afati, Ministria e Bujqësisë ka vendosur të shtyjë deri në 30 mars afatin që kanë fermerët për të përfituar naftën e çliruar nga taksat. Burime nga ministria thonë se shkak për këtë vendim janë bërë kërkesat e shumta nga fermerët.
24 Shkurt 2021, 20:09 -
Dhjetëra hektarë toka bujqësore nën ujë, fermerët në Rrogozhinë: S’janë pastruar kanalet kulluese, rrimë me shpresën se s’do bjerë shi
Fermerët e fshati Greth në bashkinë Rrogozhinë fajësojnë bordin e kullimit Kavajë, pasi sipas tyre nuk kanë pastruar kanalet kulluese dhe hidrovori nuk punon me kapacitet të plotë për shkak të defekteve teknike.
5 Shkurt 2021, 16:50 -
Fermerët e Lezhës: Na kërkojnë taksën e tokës për naftën pa akcizë! Fillimisht të na sigurojnë që s'do përmbyten më (VIDEO)
Fermerët e Lezhës kërkojnë që përpara se të aplikojnë për naftë pa akcizë, fillimisht duhet që t'i jepet zgjidhje problemit të përmbytjeve, pasi atyre nuk ka se për çfarë u duhet nafta kur toka më së shumti rri nën ujë nga përmbytjet.
2 Shkurt 2021, 15:15 -
Naftë pa taksa për fermerët, Rama publikon hapat për aplikimin online
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë online në shërbimin e ri në E-Albania për të përfituar naftën pa taksa. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë dhe një video mbi hapat që duhet të ndjekë çdo fermer për të aplikuar.
9 Janar 2021, 08:57 -
Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët
Në Konispol, furnizuesin më të madh të mandarinave në vend, prodhimi këtë vit është i bollshëm dhe arrin deri në 50 mijë ton. Fermerët ankohen për rënien e çmimit në tregun e shumicës, por nga ana tjetër kjo ka sjell më shumë tregtarë nga jashtë, të cilët zgjedhin Konispolin për çmimin dhe cilësinë e mirë të agrumeve.
15 Dhjetor 2020, 16:44 -
Ministri i Bujqësisë pranoi gabimin, është i gatshëm për ta ndryshuar rimbursimin e qumështit/ Kreu i agrobiznesit: Do të rriste dyfish numrin e fermerëve
Ministria e Bujqësisë është shprehur e gatshme të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për grumbulluesit e qumështit. Një ndryshim i tillë është shumë pozitiv për kreun e agrobiznesit Agim Rrapaj, të cilit pohojnë se një skemë e re do të dyfishonte numrin e fermerëve.
22 Nëntor 2020, 16:01 -
'Në 9 muaj eksportet u rritën me 18%', Çuçi: Në 2021 përgjysmojmë kostot për fermerët, nafta me 80 lekë (VIDEO)
Pandemia nuk i ka ndalur eksportet e produkteve bujqësore dhe kryesisht perimet. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se në 9 muaj eksportet janë rritur me 18%. Ministri tha nga Lushnja se vitin që vjen fermerët do të prodhojnë me kosto të naftës së përgjysmuar.
30 Tetor 2020, 17:07 -
Nafte pa akcisë/ Fermerët e Korçës: Akoma nuk e besojmë, shpresojmë të ndodh! Po të na ulë dhe çmimin e plehut mirë do ishte
Fermerët e Korçës mirëpresin paketën e ndihmës, prezantuar nga Kryeministri për heqjen e akcizës së naftës. Nëse në 2021 nafta do të jetë me gjysmë çmimi, kjo përkthehet në rritje të fitimeve, thanë ata për mikrofonin e Report Tv. Mes tyre, ka edhe skeptikë e shohin vetëm si premtim elektoral.
22 Tetor 2020, 18:28 -
Naftë 50% falas, fermerët e Lushnjes skeptikë: E dimë se si do funksionojë! Duhet mbikëqyrës që të shmanget korrupsioni
Duke nisur nga viti i ardhshëm, fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Premtimi u bë nga kryeministri Rama por fermerët në Lushnjës ende nuk dinë se si do të funksionojë skema dhe kanë frikën e aferave korruptive
18 Tetor 2020, 21:21 -
LSI në fshatin Klloçë në Maliq, Brahimllari: Pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët (VIDEO)
Sipas Endrit Brahimllarit, banorët e Kllocës në Libonik të Maliqit po përballen me arrogancën, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e bashkisë Maliq, nën mungesën e infrastrukturës, kanalizimeve, ujit të pijshëm apo mungesën e investimeve në bujqësi.
13 Shtator 2020, 14:12 -
-
Kruja thahet për ujë, mijëra hektarë toke pa vaditje! Fermerët: Me sytë nga qielli, presim shiun
Në gjithë Bashkinë e Krujës janë 10 mijë hektarë tokë, por prej tyre vetëm 10 hektarë pritet të nxjerrë prodhim. Shkak është bërë mungesa e ujit për vaditje. Edhe pse një zonë e pasur me burime e rezervuarve, uji nuk mbërrin tek tokat e fermerëve sepse janë shkatërruar kanalet vaditëse. Banorët dhe agronomët e zonës kanë treguar për ReportTv dëmet e të mëdha që ka pësuar bujqësia këtë sezon.
3 Korrik 2020, 19:01 -
-
-
-
-
Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështin, Kote: Problemi zgjidhet nga një aplikim online, nuk kërkohen dokumente shtesë (VIDEO)
Pas protestave të fermerëve për rimbursimin 10 lekë për litër qumështi, Ministria e Bujqësisë ka vendosur që skemën kombëtare të mbështetjes ta orientojë drejt blegtorisë, duke aplikuar rimbursimin për krerë.
12 Shkurt 2020, 19:28
