-
Kronikë
Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesën e Ardian Çapjes: Në burg deri në përfundim të hetimeve
Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Ardian Çapjes për lirim nga qelia duke vendosur që ai të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Çapja kërkoi zëvendësim mase në një masë më të butë me pretendimin se nuk ka prova.
24 Maj 2021, 12:53 -
Kronikë
Vrasja e babë e bir në Elbasan, dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan shkon në SPAK! Akuzohen për grup kriminal
Dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan lidhur me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan shkon në SPAK dhe mbi ta rëndon akuza e grupi kriminal. Ardian Çapja, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, më 29 mars ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja.
8 Prill 2021, 16:31 - Kronikë
-
Kronikë
Masa e sigurisë për Ardjan Çapjan, mbërrin në spital prokurori Ritvan Sukaj, shoqëruesi që e ruan e ndjek nga pas (VIDEO)
Prokurori Ritvan Sukaj dhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi kanë mbërritur në QSUT ku do ti jepet masa e sigurisë Ardjan Çapjas. Sukaj i cili ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan është marrë në mbrojtje nga policia i shtetit, pas kërkesës së këtij të fundit.
1 Prill 2021, 11:40 -
Kronikë
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, Gjykata jep 'arrest në burg' për Ardjan Çapjan! Masa iu njoftua në spital nën forca të shumta policie
Në kardiologjinë e QSUT, në prani të forcave të shumta të policisë, Ardjan Çapjas i është komunikuar masa e sigurisë "arrest në burg", pasi u arrestua përmes operacionit "Krasta 2021", si i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir, Gentjan Beqiri e Nezir Beqiri në Elbasan në 2012
1 Prill 2021, 10:54 -
Kronikë
Elbasan/Policia mësyn 'fortesën' e Çapjave, dalin pamjet nga aksioni! Pas arrestimit të Ardian Çapjes kapet edhe një i kërkuar, strehohej në banesën e tyre
Në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestuar një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Ardi Çekani ishte i shpallur në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e Ardian Çapja.
30 Mars 2021, 08:41 - Kronikë
-
Kronikë
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, arrestohet Ardjan Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Arrestohet Ardian Çapja, 53 vjeç, ndaj të cilit është bërë 3 herë atentat dhe ka mbijetuar. Ai është arrestuar në Elbasan nga forcat RENEA, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja, 40 vjeç. Të dy janë të dyshuar se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.
29 Mars 2021, 08:30 -
Akuza: 30 vite burg kushëririt të vrasësit me pagesë! Biznesmeni: E pagoi Florenc Çapja për tritolin në makinë (PËRGJIMET)
Prokuroria jep pretencën për mikun e Julian Sinanaj. 30 vite burgim për 4 akuza, 1.6 vite burg për shokun e tij Thanas Thoma. Ja si i shpëtoi atentatit biznesmeni Fuad Verzivolli. Një përgjim ambjental në qeli për të mos treguar në polici.
11 Qershor 2020, 18:29 -
SKEDA/ Kush është njeriu kryesor i familjes Çapja që iu bë atentat me snajper dhe saga e vrasjeve në Elbasan
Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.
8 Qershor 2020, 13:41 -
Futi celular në qeli, dënohet me 8 muaj burg atentatori i Capjave...'Lidhja' e dyshimtë me Jurgen Kurtin (VENDIMI)
Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale tiranë për akuzën e futjes së telefonit celular e sendeve të ndaluara në qeli pranë paraburgimit "302" tek "Mine Peza".
25 Dhjetor 2019, 15:35 -
Liroi Florenc Çapjan, gjyqtari i përgjigjet policisë me vendim: Nuk ka prova, ish-polici (që u vra në Itali) ndryshoi dëshminë brenda në gjyq
Dëshmitë e mara tek familjarët janë rrëfime indirekte, biseda të bëra spontanisht në shtëpi me Fadil Memën, ish-policin rrugor që i shpëtoi një atentati në vitin 2006 në Shqipëri, ku në hetim ishte Florenc Çapja, ndërsa u vra në Itali, ngjarje për të cilën nuk ka procedim në Shqipëri. Gjyqtari: Vetë prokuroria pushoi dy herë hetimet.
23 Dhjetor 2019, 11:22 -
Dënimi me 10 vite burg/ Akuza çon në apel e kërkon 22 vite burg për qitësin e Çapjas dhe Bledar Muçës
Dy prokurorët e çështjes kanë çuar ankimin e tyre në gjykatën e Apelit Durrës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të dënojë me 22 vite burgim Shkëlzen Hasanpapaj, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Florenc Çapja, Bledar Muça dhe një punonjëse policie që po kalonte rastësisht në rrugë.
8 Dhjetor 2019, 19:21 -
Gjyqtari i pushoi akuzat dhe e liroi në sallë, apelohet vendimi për Florenc Çapjan
Apelohet vendimi i pushimit të dosjes penale kundër Florenc Çapja, i akuzuar nga prokuroria për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të ish-policit të rrugores Fadil Mema.
5 Dhjetor 2019, 19:07 -
Kush është personi që hyri me pranga e doli me duart në xhepa...Paralajmërimi i Ramës për kokat e para të 'Anti-KÇK-së'
Pritet që shumë shpejt Anti-KÇK mund të veprojë ndaj Florenc Çapjes duke vënë në filtër pasurinë e tij, por edhe ndaj gjyqtarit Tomor Kullulli, ku siç është shprehur më herët kryeministri, janë pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ata që i kanë "lehtësuar" punën me drejtësinë duke i liruar,
25 Nëntor 2019, 22:20 -
Policia sulmon gjykatën e Elbasanit: Liroi dhe u dha pafajësi Florenc Çapjes dhe Suel Çelës, dy drejtues grupesh kriminale
Policia e Shtetit ka reaguar duke shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë nga gjykata e Elbasanit që ditën e djeshme vendosi që të rrëzonte akuzat për Florenc Çapjan dhe Suel Çelës për dy dy cështje të ndryshme.
21 Nëntor 2019, 08:53 -
Lirohet nga burgu Florenc Çapja/ Gjykata pushon për herë të tretë çështjen për atentatin kundër Fadil Memës
Gjykata ka pushuar hetimet për herë të tretë për atentatin kundër ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema duke liruar nga burgu Florenc Çapjen. Vendimi është marrë në seancë paraprake të gjykimit, aty ku prokuroria e Elbasanit kërkonte që gjykata të miratonte kërkesën për gjykim dhe të fuste dosjen për gjykim.
20 Nëntor 2019, 14:39 -
Dënohet me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj, qëlloi me breshëri automatiku ndaj Florenc Çapjas e Bledar Muçës
Pasi kreu krimin, Hasanpapaj u largua në drejtim të Holandës ku më pas u arrestua nga autoritete e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë ku tashmë është dënuar me 10 vjet burg për atentatin e ndodhur në vitin 2016 ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.
20 Nëntor 2019, 14:31 -
Zbulohet itinerari i 617 kanabis që u ndalua në Brazil me logon e K.F Elbasanit
Zbardhet itinerari i 617 kg të sekuestruar në Brazil me logon e Klubit të Elbasanit. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Repolitix se ajo nuk kishte destinacion Shqipërinë por do të shkakohej në Belgjikë."Dua të theksoj për rastin e drogës së kapur në Brazil. Edhe pse kishte atë logo ajo nuk do vinte n&
8 Tetor 2019, 22:55 -
'Izolohet' Ervis Bardhi! Artan Hoxha: Si u ndalua bashkë me Gentian Malindin, u pagua me 200 kg kanabis për të vrarë babë e bir
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar se Ervis Bardhi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit të cilët e ekzekutuan në banesën e tyre më 15 gusht 2012, është transferuar nga burgu 302 në një dhomë sigurie, nën statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij mund të zbardhë sh
8 Tetor 2019, 22:46 -
Saga e ngjarjeve kriminale në Elbasan/ Report Tv siguron video nga atentati i Çapjave ndaj policisë në mes të qytetit
Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autori pikërisht anëtarë të fisit Çapja.
8 Tetor 2019, 22:13 -
Ndryshimi i gjyqtarëve të 'Çapjas'/ Vëllai i Fadil Memës: Llumi gjyqësor po luan me gjakun e vëllain tim
Ndryshimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit për shqyrtimin e kërkesës penale, për lirimin ose jo nga burgu të Florenc Çapjas, ku gjyqtarja Miranda Konica është zëvendësuar nga Fatime Fetahu, ka sjellë reagimin e ashpër të Bilbil Memës, vëllait të ish-policit Fadil Mema.
22 Shtator 2019, 07:58 -
Ekskluzive-Dosja e Elbasanit/ Si u vra kunati i Fadil Memës duke pirë një gotë dhallë në lokal (VIDEO)
Në 28 Maj 2006, katër muaj pasi ishte tentuar të vritej Fadil Mema, ekzekutohet me 5 plumba kunati i tij Ardian Ibrahimi. Dëshmia e gruas: Momenti tragjik i vrasjes së Ardian Ibrahimit. Nga bërtitja hapi sytë, nuk foli
3 Korrik 2019, 07:27 -
Ekskluzive/ Vrasja e Fadil Memës! Djali: Ju tregoj kontratën e vdekjes mes Çapjas dhe Dritan Shemes
“Kontrata e vdekjes” është lidhur me një vlerë 30 mijë euro, ku fillimisht Sokol Çapja ka dhënë një pagesë prej 15 mijë euro paradhënie dhe diferenca tjetër prej 15 mijë euro, do të merej sapo Dritan Sheme, të kishte çuar deri në fund punën e marë përsipër, vrasjen e Rezart Çelës.
26 Qershor 2019, 08:02 -
Ekskluzive-dosja e Elbasanit/ Dëshmia e Fadil Memës: Si u ngatërrova me Çapajt kur do të festoja ditëlindjen
Zbardhet dëshmia që ish-oficeri i policisë i vrarë në Itali i dha kur ishte gjallë prokurorit Xhevat Hana në vitin 2006. Konflikti mes Dritan Shemes dhe Sokol Çapjas dhe kërcënimet për Fadil Memën për ditëlindje. “Tentoi të më vriste Lenc Çapja, ja pse ndryshova dëshminë në gjyq”.
23 Qershor 2019, 07:27 -
Operacioni Krasta/ 'Arrest shtëpie' për gazetaren Suela Musta dhe Adem Boriçin, lihen në burg pesë të tjerë
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sgurisë 'arrest shtëpie' për Suela Mustën dhe Adem Boriçin të cilët ranë në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.
16 Qershor 2019, 11:56 -
Ekskluzive/ Zbardhet dosja që çoi në arrestimin e Florenc Çapja! Telefoni zbuloi vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait
Shqiptarja.com zbardh të tjera detaje eksluzive që çuan në super operacionin e RENEA-s në Elbasan ndaj fisit Çapja. Përgjimet intensive për një vit me rradhë zbuluan se autori i cili i bëri atentat ish policit Fadil Mema në Elbasan, ishte Florenc Çapja. Ndërsa vrasja e Gentian e Nezir Beqirit u zbulua nga një celular i gjetur në vendngja rje
15 Qershor 2019, 08:58