-
Hakmarrja/ Anëtarja e Vetingut Alma Faskaj kallëzohet në SPAK për falsifikim dokumentesh
Alma Faskaj denoncohet se ka fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1999, kallëzimi është bërë nga gjyqtarja e Shkodrës Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra për probleme me pasurinë. Alma Faskaj mori pjesë në shkarkimin e Hajrie Muçmatës
1 Qershor 2020, 21:51 -
Zbardhet emri i personit nga Sri Lanka që u kap në Rinas, kush është dhe pse erdhi në Shqipëri
Dëshmia e Rasalin kam Kajikaran: Ika nga Sri Lanka se është gjendje lufte. Kartën franceze e falsifikova kundrejt 200 eurove. Ja anglezi që e çoi me taksi deri në aeroportin “Nënë Tereza”.
18 Mars 2020, 19:18 -
'Laboratori', lirohen 2 nga 12 falsifikuesit që siguronin dokumente për në BE
Gjykata Tiranës ka liruar 2 nga 12 të arrestuarit e “Laboratori” që merreshin me falsifikim dokumentesh. Një prej të liruarve Enzo Hysko pretendoi se numri i përgjuar ku thuhet se është ai prej 3 vitesh nuk është në përdorim të tij, ndërkohë e lirë u la dhe Valbona Badeni me arsyetimin se ishte grua.
6 Mars 2020, 17:18 -
U kap me dokumente të falsifikuara greke në Britani, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13.5 muaj burgim
Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe 5 shqiptarë ilegalisht në Britani, por ai nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar.
12 Shkurt 2020, 19:09 -
U arrestua në Rinas me mësuesin e ekstraduar, pranohet gjykimi i shkurtuar për Selami Simsek! Seanca shtyhet më 27 janar (VIDEO)
Është pranuar gjykimi i shkurtuar për turkun Selami Simsek i cili u arrestua në Rinas rreth 5 muaj më parë me vizë të falsifikuar. Së bashku me të u kap edhe mësuesi Harun Celik i cili u ekstradua për në Turqi. Simsek akuzohet për falsifikim të vizës, ndërsa sipas prokurorisë pasaporta e tij turke ishte në rregull. Simsek dyshohet si mbështetës i organizatës së Fetullah Gylen de ka thënë se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë, ndërsa seanca për Simsek është shtyrë për në 27 janar.
13 Janar 2020, 10:35 -
Tiranë/ 23-vjeçarja tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet bashkë më punonjësin me precedent penal të aeroportit të Rinasit
Vajza Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat, u arrestua për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, e cila tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsfikuar. Gjithashtu u arrestua edhe Roland Keçi 43 vjeç, punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, i cili ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.
3 Janar 2020, 11:28 -
Ja si u grabit toka 2.3 mln euro në Rradhimë nga i dënuari me 3 vjet burg! 8 persona blenë pronën tek një anonim
Sekuestrimi i pasurisë me vlerë 2.3 milion euro, ka nxjerrë në dritë mekanizmin e tjetërsimit të pronave në Vlorë dhe emrat e blerësve të kësaj pasurie tepër të lakmuar në Rradhimë
17 Dhjetor 2019, 11:20 -
Drejt Anglisë me karta italiane të falsifikuara, arrestohen 3 të rinjtë në Rinas
Të arrestuarit në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të personave të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.
9 Nëntor 2019, 09:48 -
Dokumente false gati për në Shengen, 5 shqiptarët e pësojnë nga policia italiane
Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç.
8 Shtator 2019, 09:03 -
Pasaporta false për në SHBA e Kanada/ Report Tv siguron dosjen e Prokurorisë, emrat e të arrestuarve
Shtetas nga lindja e mesme, kinezë dhe shqiptarë ishin klientët e grupit kriminal të arrestuar dy ditë më parë për trafik klandestinësh. Report Tv ka siguruar dosjen e zbulimit të këtij grupi ku çmimet që pagueshin për një pasaportë amerikane false arrinin në 20 mijë euro.
4 Shkurt 2019, 19:54 -
Shkatërrimi i grupit të falsifikatorëve, Sandër Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët dhe minojnë lëvizjen e lirë
Lleshaj shprehet ky operacion i dha një goditje të fortë krimit, ndërsa shton se trafikantët të cilët mashtrojnë qytetarët, minojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
2 Shkurt 2019, 19:26 -
10 mijë-20 mijë € për në SHBA, Kanada dhe Britani me dokumente false, megaoperacion me 32 të arrestuar në 13 qytete (Detaje)
Arrestimet janë kryer në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit duke falsifikuar dokumentet, dërgonin klandestinë drejt vendeve si SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe BE, kundrejt pagesave nga 10 mijë paund deri në 20 mijë euro.
2 Shkurt 2019, 15:50