-
Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente, Gjykata e Lezhës lë në burg 1 nga të arrestuarit dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerët! Çështja i kalon Gjykatës së Tiranës për moskompetencë
Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.
15 Janar 2022, 14:56 -
Pjesë e grupit që ngritën laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe merrnin deri në 300 mijë euro, 34-vjeçari i arrestuar një ditë më parë, vëllai i këngëtares së njohur
Henri Haxhiraj, i arrestuar një ditë më parë në Lezhë, i akuzuar si pjesë e grupit që kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve, është vëllai i këngëtare së njohur, Sheila Haxhiraj. 34-vjeçari Haxhiraj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, Petref Musabelliun, Arjan Reugjatin dhe Erigesj Morigën, pas 3 muajsh hetime nga prokuroria.
14 Janar 2022, 12:17 -
Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente në Lezhë, Tiranë e Elbasan, 4 të arrestuar, 2 në kërkim! Falsifikuesit përfitonin nga 500 deri në 300 mijë euro
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve duke u dhënë shtetësi të huaj, përkatësisht bullgare dhe spanjolle. Falsifikuesit përfitonin 500-300 mijë euro në varësi të dokumentit që falsifikonin. Autorët kishin ngritur laboratorë për falsifikimin e dokumenteve në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan.
13 Janar 2022, 13:14 -
Falsifikuan dokumentet duke përvetësuar 6 mijë m² pronë në Kashar, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohet se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar prona në Tiranë. Përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin pronë në zonën e Kasharit me një sipërfaqe 6 mijë m².
22 Dhjetor 2021, 12:17 -
Tjetërsimi i pronave bregdetare të Dhërmiut e Himarës, mes të arrestuarve edhe ish- zv.kryebashkiaku i shkarkuar pak javë më parë (FOTO)
VLORË- Një krim i organizuar ka ndodhur në brigjet bregatare të Jonit në Dhërmi e Himarë, ku nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve një grup kriminal ka arritur t
10 Dhjetor 2021, 23:36 -
Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës
6 persona janë lënë në burg, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe një po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në Dhërmi dhe Himarë. Ato nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve tjetërsuan dhe përfituan nga pronat.
10 Dhjetor 2021, 18:57 -
Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë
Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
9 Nëntor 2021, 09:52 -
Kronikë
Me viza turistike false, arrestohen 3 emigrantë dhe një shtetas gjerman në portin e Durrësit
Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit për falsifikim të vizave turistike. Ata po tentonin të dilnin jashtë Shqipërisë me viza turistike false, por janë kuptuar nga policia dhe janë arrestuar.
25 Tetor 2021, 08:57 -
Kronikë
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, burg për ish-kreun e Kadastrës së Vlorës
Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës. Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë.
20 Tetor 2021, 10:19 - Kronikë
-
Kronikë
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
18 Tetor 2021, 21:47 -
Bota
Falsifikonin pasaportat e 56 kombësive, mes tyre dhe atë shqiptare, çmontohet grupi spanjoll! 'Ndihmonin' emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme
Një grup spanjoll që falsifikonin dokumentet për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme duke u siguruar atyre identitete të rreme për të qëndruar në vendet e BE-së. Policia sekuestroi mbi 2000 pasaporta që i përkisnin 56 kombësive, mes tyre edhe Pasaporta Shqiptare.
9 Tetor 2021, 09:54 - Kronikë
- Kronikë
-
Politikë
Publikohen dokumentet, Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, është falsifikuar regjistri i Gjendjes Civile
Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, duket qartë datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu. Falsifikimi i Formularit të Dekriminalizimit, sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit.
8 Shtator 2021, 08:57 -
Kronikë
Falsifikonte pasaportat dhe lejet e qëndrimit për emigrantët, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec! Dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë e Devoll
Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje.
14 Gusht 2021, 12:35 -
Kronikë
Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për falsifikim i dokumenteve. Ai dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
27 Korrik 2021, 10:24 -
Kronikë
Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohen ish-drejtori i Postës në Korçë dhe ish-specialisti! U ndalohet dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë
Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Në pranga kanë rënë Valter Gora, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të Postës.
15 Korrik 2021, 10:16 -
Kronikë
Shisnin teste COVID-i të falsifikuara, Gjykata e Tiranës lë në burg 14 të pandehurit, detyrim paraqitje për mjeken
Gjykata lënë në burg 14 të pandehur dhe ka dhënë detyrim paraqitje për mjeken Marinela Kalaja, grup ky i arrestuar pasi jepnin teste COVID false, kundrejt pagesës 35-40 euro.
24 Qershor 2021, 14:06 -
Kronikë
Goditja e grupit që falsifikonte teste COVID me 40 euro, pamje nga baza në Tiranë ku ‘vulosej’ logoja e laboratorit
Kjo është internet kafeja në kryeqytet e kthyer në bazë për falsifikimin e fletëve të analizave për testin COVID pa shkuar në laborator, që më pas përdoreshin për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gazetari Sokol Dema raporton se internet kafeja ndodhet në rrugën "Zihni Sako", pranë zonës së Oxhakut në Tiranë
22 Qershor 2021, 12:09 -
Kronikë
Zbulohet skema e mashtrimit e falsifikimit te patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, një në hetim dhe një vajzë në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare
27 Maj 2021, 09:56 - Kronikë
-
Kronikë
233 ekstradime drejt Shqipërisë me vendet e tjera përgjatë 2020! Krimet, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave
233 ekstradime drejt Shqipërisë dhe me vendet e tjera janë kryer përgjatë 2020. Ndër to 119 shqiptarë janë arrestuar jashtë dhe janë sjellë këtu dhe 114 shqiptare e të huaj të arrestuar në Shqipëri e dërguar jashtë.
5 Maj 2021, 10:55 -
Kronikë
Në Rinas me test të falsifikuar COVID-19, procedohen në gjendje të lirë një 45-vjeçar dhe një 43-vjeçare
Dy persona, një burrë dhe një grua, po hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të kalojnë pikën kufitare të Rinasit përmes testeve të falsifikuara të COVID-19, që i identifikonin ata negativ nga virusi.
13 Prill 2021, 14:10 -
Kronikë
Arrestohet drejtori i sigurisë në Portin e Shëngjinit, dyshohet se ka tjetërsuar prona kur punonte në ish-Komunën e Shëngjinit
Një ish-zyrtar i Njësisë Administrative Shëngjin është arrestuar nga policia për tjetërsim pronash. Në pranga është vënë shtetasi Agustin Gjini, 56-vjeç banues në Ishull-Lezhë, aktualisht me detyre shef sigurisë në Portin e Shëngjinit.
27 Mars 2021, 11:58 -
Goditet grupi kriminal për trafik emigrantësh në Prishtinë! 9 në pranga, 2 nën hetim në gjendje të lirë
9 persona janë arrestuar dhe dy janë venë nën hetim në gjendje të lirë, si të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar në Prishtinë. Të arrestuarit janë nën akuzë për grup kriminal, falsifikim dokumentesh e trafik emigrantësh
25 Mars 2021, 11:26 -
Pasaporta false për në SHBA e Kanada, GJKKO mbyll hetimet, zbardhen 14 dënimet me burg për të arrestuarit e përfshirë në grup
GJKKO shpall fajtor 14 të arretuarit për trafikimit të klandestinëve nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalzimimit e operacionit “Rruga e Gabuar”.
10 Shkurt 2021, 14:49 -
Akuzohen për falsifikim dokumentesh, gjykata e Lezhës jep arrest me burg dhe detyrim paraqitje për 2 të arrestuarit! U sekuestruan 19 pasaporta e 23 karta identiteti
Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për dy përsonat e arrestuar 3 ditë më parë me letërnjoftime të falsifikuara. Sipas të dhënave në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ruzhdi Hoxhën dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylen.
21 Dhjetor 2020, 18:10 -
Sekuestrohen 19 pasaporta, 23 karta identiteti dhe 1 makinë në Lezhë, arrestohen 2 persona! Akuzohen për falsifikim
Sekuestrohen 1 automjet, 19 pasaporta, 23 karta identiteti dhe 23 leje drejtimi të personave të ndryshëm në Lezhë, në kuadër të operacionit të koduar Falsifikatori.
18 Dhjetor 2020, 09:14 -
U dënua me 6 muaj burg, që iu konvertua në shërbim prove/ Ish- gjyqtari: Do apelohet! S'kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën (VIDEO)
Pasi u dënua me 6 muaj burg, që do i konvertohen në 12 muaj shërbim prove, ish- gjyqtari Luan Daci ka deklaruar se vendimi do të apelohet." Do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën", tha Daci.
1 Dhjetor 2020, 12:32 -
Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97! Vendimi për ta dënuar i gabuar dhe kontradiktor (VIDEO)
Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.”Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit. S’po flasim p&
1 Dhjetor 2020, 12:48 -
Fshehu shkarkimin në '97/ SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO e dënon me 6 muaj, i konvertohet në shërbim prove! Luan Daci: Do e apeloj!
Ish-gjyqtari Luan Daci është zyrtari i parë i cili dënohet nga GJKKO. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjyqtari ka dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në shërbim prove, ndonëse SPAK kërkoi 1 vit burg.
1 Dhjetor 2020, 10:00 -
Skandali në Kadastrën e Vlorë/ Juristi për një vit falsifikoi dokumentet për një banesë, arrestohet! (EMRI)
Kadastra e Vlorës përfshihet në një skandal. Në një kohë kur nuk po gjen qetësi, me drejtorë që 'ikin e vijnë', sot është arrestuar juristi nën akuzë për falsifikim dokumentesh.
25 Nëntor 2020, 14:31 -
Falsifikonin dokumentet dhe kryenin martesa false për të futur shqiptarët në BE! 5 të arrestuar në Durrës, 8 në kërkim, përfitonin 1000-2500€ për person (Emrat)
5 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe martesa fiktive (false) për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 3 mujor nga prokuroria e Durrësit.
14 Korrik 2020, 09:44