-
Gjirokastra hap sezonin, ‘vishet’ me motive tradicionale
Fundjava e parë e parë e majit shënoi celjen e sezonit turistik në Gjirokastër. Pazari i qytetit u ‘vesh’ me elementë të traditës, ndërsa pjesë e eventit që gjalleroi fundjavën gjirokastrite u bënë qindra vizitorë dhe turistë të huaj.
8 Maj 2022, 21:57 -
Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë për datat 25-26 maj shumëfishojnë çmimet
Kur pritej që finalja e Ligës së Konferences të ishte një ogur i mirë për Shqipërinë duket se kjo ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të hoteleve për tifozet që do vendosen në Tiranë në datën 25 Maj kur do mbahet dhe ndeshja. Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizëm Zak Topuzi ka shkruar se kjo është një lojë e turpshme dhe e pa denjë.
7 Maj 2022, 18:36 -
Turizmi pas heqjes së masave anti-COVID, drejtuesi i sektorit të operatorëve turistikë: Pritet sezon i mirë, por çmimet do rriten të paktën me 20%! Problem mungesa e punonjësve dhe ndotja
Sipas drejtuesit të sektorit të operatortëve turistikë, Xhimi Lama, pritet një sezon i mirë turistik dhe prenotimet kanë filluar të rriten. Lama pranoi se do të ketë një rritje të çmimeve, ku në bare e restorante këtë vit çdo gjë do të kushtojë të paktën 20% më shumë se vitin e kaluar.
2 Maj 2022, 14:20 -
Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama: 62.1% më shumë vizitorë të huaj gjatë marsit krahasuar me 2021, sinjal pozitiv për ekonominë
Vetëm katër ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik, ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan se rritja e numrit të turistëve në vendin tonë tregon sinjale pozitive për ekonominë.
27 Prill 2022, 16:05 -
Pandemia e COVID/ Turizmi 'merr frymë', shkurti i këtij viti shënon rritje të numrit të vizitorëve
Turizmi duket se është 'çliruar' nga pandemia e COVID, ku treguesit që kanë lidhje me shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
20 Prill 2022, 12:32 -
Ulja e tarifës së fluturimeve, eksperti Vathi: Arritje e mirë, por s'do ketë efekt të menjëhershëm! 70% e rezervimeve për turizmin në pranverë janë anuluar për shkak të luftës në Ukrainë
Përfaqësuesi i turo-peratorëve, Besnik Vathi thotë se kjo është një arritje e mirë, por efekti nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi nuk ndodhemi në një situate me kushte normale, sepse ndikohemi nga pandemia e lufta në Ukrainë
15 Prill 2022, 19:51 -
Turizmi nuk arrin shifrat e parakrizës, në 2021 të ardhurat e këtij sektori ishin 1.9 mld euro! Dyfishohen në raport me vitin 2020
Industria e turizmit në vitin 2021 ka pasur rikuperim të ndjeshëm në raport me vitin 2020, pasi të ardhurat nga turizmi vjet u rritën me 928 milionë euro. Ndërkohë pavarësisht përmirësimit, turizmi nuk e ka kapërcyer krizën, pasi të ardhurat në vitin e kaluar ishin 171 milionë euro më të ulta se në vitin 2019.
27 Mars 2022, 14:38 -
Nata lezhjane në Prishtinë, turizmi, historia dhe trashëgimia kulturore e Lezhës u prezantuan në panairin e kryeqytetit të Kosovës (VIDEO)
Turizmi, historia dhe trashëgimia kulturore lezhjane u prezantuan në një panair në Prishtinë, si një mundësi për njohjen e traditës historike të qytetit.
19 Mars 2022, 16:05 -
Lufta, pritet ndikim negativ në turizëm në Shqipëri! Operatorja turistike në Vlorë: Asnjë rezervim nga dy vendet në konflikt! Kreu i tur-operatorëve: Një vit më parë 40 mijë turistë ukrainas në Vlorë
Lufta në Ukrainë pritet të ketë ndikim negativ në turizmin shqiptar, e konkretisht në Vlorë, ku një vit më parë pushuan 40 mijë turistë ukrainas.
1 Mars 2022, 16:23 -
Revista e njohur franceze: Tirana një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët, ja pse duhet ta vizitoni patjetër këtë vit
Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tone, ku është ndalur veçanërisht tek Tirana. Media franceze nënvizon se 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar i cili është shpallur Kryeqytet Europian i Rinisë për një vit.
19 Shkurt 2022, 13:59 -
Kriza Ukrainë-Rusi/ Kasa për Report TV: Ka dhënë efektet e para negative për turizmin në Shqipëri! Më pak rezervime të parakohshme! Impakt edhe në Poloni
Konflikti Ukrainë-Rusi ka sjellë efektet e para negative në turizmin në Shqipëri. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar në një intervistë në Report Tv tha se sot ka më pak rezervime të parakohshme, në ndryshim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
15 Shkurt 2022, 12:22 -
Shtëpitë muzeale në Delvinë drejt rrënimit! Bashkia: Përcjellin vlerat e qytetit, banorët të aplikojnë për fonde! Qytetarja: Shtëpinë time mbi 100-vjeçare dua ta kthejë në bujtinë
Shtëpitë muzeale në Delvinë në lagjen e vjetër Llakë rrezikojnë shembjen. Shumica e pronarëve janë larguar, ndërsa shpresa e tyre mbeten grantet e qeverisë nëpërmjet projekteve të rijetësimit për rikonstruksionin e shtëpive monument kulture.
12 Shkurt 2022, 13:31 -
Bulqiza destinacioni i ri turistik, aktivisti në Report Tv: Numri i turistëve në rritje, preferohen hiking dhe aventurat malore
Natyra përrallore, liqenet malore, relaksi që ofron lumi Drin, kulinaria e bujtinat origjinale të ndërthurura me kulturën dhe traditën e zonës mund ta kthejë Bulqizën në një destinacion të preferuar për turistët dhe aventurat e tyre.
11 Shkurt 2022, 20:34 -
Shqiptarët, më shumë udhëtime turistike brenda vendit në vitin 2020! Femrat udhëtojnë më shumë se meshkujt! Ja qytetet e preferuara
Gushti mbetet muaji me i preferuar për të udhëtuar dhe pushuar me 18% e pasuar nga Qershori me 12,9 %, Janari me 11,2 % dhe Dhjetori me 10,7% të totalit të udhëtimeve. Ekspertët kanë nxjerrë në pah se grupmosha 25-34 vjeç janë ato që udhëtojnë më shumë brenda vendit me 22%.
9 Shkurt 2022, 19:25 -
Tabloja piktoreske në kanionin e 'Grykës së Vanave'! Drejtori i Turizmit në Kukës: Pasuri e paeksploruar
Pjesë e Parkut Korab-Koritnik, kanioni i “Grykës së Vanave” në Topojan të Kukësit ofron një pamje piktoreske në këto ditë të ftohta dimri kur natyra është nën pushtetin e dëborës. Është ende i panjohur për vizitorët, por drejtori i Turizmit në Bashkinë Kukës Arben Palushi, shprehet se ujëvarat e Topojanit janë një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor për zonën.
28 Janar 2022, 15:48 -
Drejt Punës
Altin Prenga kërkon "të shkundë" baret dhe restorantet shqiptare: Mjaft më se nuk mban më ujë pilafi!
Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore? Duhet ndryshim mentaliteti urgjent nga të gjithë.Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj!
19 Janar 2022, 15:47 -
Pse dëshirojmë të udhëtojmë? Historia e parrëfyer se si u bëmë turistë
Shumica e njerëzve nuk kanë udhëtuar kurrë me dëshirën e tyre, dhe sigurisht jo për kënaqësi, apo për të kaluar kohën e lirë. Njerëzit e parë që udhëtuan vullnetarisht ishin tregtarët. Në hebraishten e lashtë, fjalët “tregtar” dhe “udhëtar” janë sinonime.
14 Janar 2022, 14:50 -
Emigrantët për festat e fundvitit në atdhe! Operatorët turistikë: Hyrje-daljet të papërfillshme krahasuar me para pandemisë! Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme
Fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për fundvit ndihmoi në shtimin e qarkullimit të monedhave të huaja. Kjo ndikoi në shpenzimin e më shumë parave në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme. Por për operatorët turistikë fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria është i papërfillshëm, krahasuar me periudhën para pandemisë.
9 Janar 2022, 10:32 -
Vathi në ‘Studio Live’: Turizmi, industria më e prekur nga pandemia! Qeveria nuk i dëgjon apelet tona! Picori: Shqiptarët të kenë kujdes me prenotimet
Turizmi gjatë vitit 2021 dhe problematikat që ka patur në vendin tonë për shkak të pandemisë ishte një nga temat e diskutimit këtë pasdite ne 'Studio Live' në Report Tv.
22 Dhjetor 2021, 19:49 -
Në 11 muaj erdhën në Shqipëri 5.4 milionë shtetas të huaj, nuk kapërcehen shifrat e para-krizës! Rriten hyrjet vetëm nga Kosova
5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, ku pjesa më e madhe ishin për turizëm rreth 5.1 milionë shtetas.
22 Dhjetor 2021, 16:47 -
Në 9 muaj turistët shpenzuan në Shqipëri mbi 1.4 mld euro! Në pikun e sezonit turistik, tejkalohet 2019
Kushtet e lehtësuara kundër COVID-19, kanë favorizuar turizmin që të rimëkëmbet gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në shtator turistët shpenzuan në vend mbi 1.4 miliardë euro. Ndërsa nga ana tjetër shqiptarët kanë harxhuar jashtë Shqipërisë 801 milionë euro.
13 Dhjetor 2021, 08:31 -
Ekonomi
'Turizmi i varur nga vaksinimi i qytetarëve', operatorët turistikë: Rezervimet vjeshtë-dimër janë minimale
Vaksina është pasaporta më e sigurt që të lejon të udhëtosh për turizëm edhe në kushte pandemie. Operatorët turistikë thonë se mungesa e vaksinimit po kthehet në pengesë për të udhëtuar, në kushtet kur shumë shtete të huaja e kanë vendosur si detyrim. Sipas tyre për këtë arsye edhe rezervimet për të udhëtuar për vjeshtë-dimër 2021 kanë qenë minimale.
13 Nëntor 2021, 17:26 -
Ekonomi
Sfidat e qyteteve turistike në Shqipëri me pandeminë, Saranda një destinacion në rritje
Qytetet turistike në Shqipëri u përballën këtë vit me pasojat e pandemisë, por edhe me probleme në menaxhimin e territorit dhe mjedisit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se megjithë këto sfida Saranda po kthehet në një destinacion turistik në rritje. Turizmi nga Kosova dhe vendet e rajonit mbajti peshën kryesore në qytetin bregdetar ndërsa operatorët turistikë thonë se ndiejnë vështirësi prej mungesës së aeroportit.
6 Nëntor 2021, 21:29 - Politikë
-
Opinion
Kur do të jenë edhe qytetet tona me marina si Budva dhe Dubrovniku?
Fjala kyç e verës që sapo u mbyll është turizmi dhe për vendin tonë bregdeti mbetet destinacioni që tërheq numrin më të madh nga totali i pushuesve. Bregu i Adriatikut me Shkodrën, Lezhën dhe natyrisht Durrësin njihet për frekuentimin sidomos nga pushuesit ditorë dhe ata nga trojet shqiptare. Brigjet joniane dallojnë për vijën shkëmbore dhe thellësinë, me Vlorën dhe Sarandën si pika kryesore.
3 Nëntor 2021, 10:35 -
Ekonomi
Nuk jemi në liqenet e Zvicrës, por të Belshit! Rama: Nga një vend rrënojash, në model ekoturizmi
Kryeministri Edi Rama, pas inspektimit të qendrës së re shëndetësore në Belsh, është ndalur në një nga liqenet ku po transformohet në një pikë turistike që do të sjellë zhvillim për zonën. Rama thotë se kjo zonë po merr formë duke u kthyer nga një ‘ferr’ rrënojash e plehrash në një model të ri ekoturizmi.
30 Tetor 2021, 16:43 -
Ekonomi
Mbyllja e sezonit ul lehtë hyrjet e turistëve në vend! INSTAT: Në 9 muaj në Shqipëri hynë 4.8 mln të huaj
Në 9-mujorin e këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 4.8 milionë shtetas të huaj me një rritje të ndjeshme në krahasim me 2020, por që nuk janë arritur shifrat e vitit 2019. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 50% e hyrjeve në vend kanë qenë nga shtetas nga Kosova.
22 Tetor 2021, 16:30 -
Ekonomi
Sezoni veror i 2021 s'kapërceu arritjet e 2019! INSTAT: Në 3 muajt e verës erdhën 289 mijë të huaj më pak! Në janar-qershor hynë në vend 4.3 mln të huaj
Edhe pse sezoni veror i këtij viti konsiderohet i suksesshëm, shifrat e 2019 nuk arriti ti kapërcej. Sipas të dhënave të INSTAT nga qershori në fund të gushtit Shqipëria u vizitua nga 3.3 milionë shtetas të huaj, vetëm 63 mijë më pak se në 2019.
23 Shtator 2021, 21:13 -
Ekonomi
Kreu i shoqatës së Turizmit: Shqipëria s’duhet të synojë turizëm masiv, por elitar! Turistët te ne shpenzojmë më pak se në Kosovë! Mungojnë punëtorët e kualifikuar
Kreu i shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi është i mendimit se Shqipëria duhet të ndjekë një strategji të re sa i përket turizmit, ku sipas tij duhet të kalojë nga turizmi masiv në atë elitar.
22 Shtator 2021, 14:03 -
Reportazh
Bjeshka e 'Lkenit të Ponarëve', një mrekulli e harruar...Vetëm pak kilometra nga qyteti i Bajram Currit, një 'oaz' mes maleve
Në rrethin e Tropojës, 70% të sipërfaqes e zënë malet, ndërsa bujarisht natyra i ka falur lugina e pllaja qenë gjirin e tyre kanë me dhjetëra liqene akullnajore, të rrethuara me pyje pishe,bredhi apo ahu. E, pikërisht në zemër të majës së malit të Hekurave ndodhet bjeshka e Lkenit të Ponarëve.
21 Shtator 2021, 11:35 - Kronikë
- Ekonomi
-
Kronikë
Qetësi e det i pastër, turistët e huaj me kampera në Radhimë
Edhe pse kemi hyrë në vjeshtë, të shumtë janë pushuesit e huaj që po frekuentojnë bregdetin në jug të vendit. Serb, gjermanë dhe italianë janë vendosur me kampera në Radhimë. Ndjekim impresionet e tyre për bregdetin shqiptar
11 Shtator 2021, 16:05 - Politikë
- Drejt Punës
-
Kronikë
Çifti gjerman Wagner rrëfen pushimet me pamjet përrallore në Shqipëri, Rama shpërndan videon: Faleminderit
Një çift të rinjsh gjermanë kanë kaluar pushimet në vendin tonë dhe kanë mbetur të mahnitur. Thomas dhe Manuela Wagner kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre, kryesisht në veriun e Shqipërisë.
4 Shtator 2021, 19:42 -
Kronikë
Projektligji për bregdetin/ Ndalohet çdo ndërtim, lejohen vetëm investimet strategjike! Skaner objekteve aktuale, Agjencia që do marrë në dorë vijën e detit me super kompetenca
Vija bregdetare e Shqipërisë do të kalojë në duart e një agjencie shtetërore me super kompetenca. Do ndalohen lejet e ndërtimit në bregun e detit. Shtetit ka të drejtën e parablerjes së çdo prone private. Lejohen vetëm investimet strategjike për zhvillimin e vijës bregdetare.
4 Shtator 2021, 17:13 -
Kronikë
Yuri Kim viziton për herë të parë Peshkopinë, shëtit në qytet e pi kafe me banorët: Ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim vijon pushimet e saj, ku këtë herë është ndalur në Peshkopi, ku nuk kanë munguar promovimi i kulturës dhe bukurive të asaj. Kim shkruan se në Peshkopi ndodhet për herë të parë dhe se vendi ka një potencial të madh dhe duhet zhvilluar edhe më shumë.
3 Shtator 2021, 22:27 -
Ekonomi
Masat antiCOVID rrezikojnë turizmin e vjeshtës e dimrit, operatorët: Lëvizjet do jenë të vështira e të kushtueshme
Ashpërsimi i masave për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19, rrezikon vijimin e turizmit të vjeshtës dhe dimrit. Operatorët turistikë edhe pse mbështesin masat e ndërmarra nga Komiteti i Ekspertëve thonë se ato kufizojnë lëvizjet dhe i bëjnë më të kushtueshme udhëtimet. Sezonin turistik, në përgjithësi e cilësojnë të suksesshëm, pavarësisht problemit me menaxhimin e mbetjeve.
31 Gusht 2021, 15:34