-
Viti i Ri në Elbasan, qytetarët ndjekin spektaklin e fishekzjarreve nga dritaret e shtëpive (VIDEO)
Elbasani mirëpret vitin 2021 këtë vit pa qytetarë në shesh, spektaklin e fishekzjarreve qytetarët e kanë ndjekur në dritaret dhe ballkonet e tyre, në fund një stuhi shiu pushtoi Elbasanin duke rënë dhe breshër.
1 Janar 2021, 00:18 -
Mbërrin Viti i Ri 2021, Veliaj: Ky do të jetë viti i ringritjes! Ju uroj gëzuar (VIDEO)
Teksa ora ka shënuar 00:00, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e ndërrimit të viteve. Përmes një videomesazhi në Facebook, ai tha se viti 2020 ishte një vit i vështirë por shpreson se ky i ardhshmi do të jetë viti i ringritjes. "Të das
1 Janar 2021, 00:56 -
Spektakël fishekzjarresh në Tiranë dhe në rrethe (VIDEO-FOTO)
Bashkitë e qyteteve të Shqipërisë kanë organizuar spektakël me fishekzjarre për natën e ndërrimit të viteve. Në ndryshim nga vitet e tjera, në Tiranë, spektakli i fishekzjarreve është organizuar në çdo njësi administrative në kryeqytet dhe jo vetëm në qendër.
1 Janar 2021, 00:06 -
Heshtja mbizotëron në rrugët e Tiranës, atmosfera festive vetëm në shtëpi (VIDEO)
Kur na ndajnë më pak se një orë nga ndërrimi i viteve, rrugët e Tiranës janë totalisht të boshatisura. Qytetarët kanë zgjedhur që festën e fundvitit ta kalojnë në shtëpi duke respektuar kështu dhe masat e vendosura nga qeveria për kufizimin e lëvizjeve. Edhe qendra e Tiranës e cila &e
31 Dhjetor 2020, 23:10 -
Urimi i ministres Denaj: Tërmeti dhe COVID-19, jemi përballur me sfida të mëdha! Kemi qenë në ndihmë të shqiptarëve! Gëzuar Vitin e Ri
Përmes një videomesazhi në Facebook, Ministrja e Financave Anila Denaj ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2021. Ajo u shpreh se ishte një vit i vështirë me sfidat që na solli tërmeti dhe pandemia por me shpresën vi
31 Dhjetor 2020, 21:46 -
Troket Viti i Ri 2021! Fishekzjarre në të gjitha qytetet! Në Tiranë dhe në rrethe mbizotëron heshtja në rrugë! Qytetarët festojnë në shtëpi! Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar
Troket Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19. Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive që qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.
31 Dhjetor 2020, 21:11 -
Mbrëmja e Vitit të Ri, Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr, e cila u bë me shtëpi të re: 2021 do të jetë viti i ringritjes (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 20:49 -
Urimi i Ambasadës së SHBA-së për Vitin e Ri: Në 2021, shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve. Përmes një postimi në Twitter, ambasada shpreson që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve ndërsa do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.
31 Dhjetor 2020, 20:06 -
Urimi nga Vlora, kryebashkiaku Leli: Mos të qajmë të vjetrën por t'i gëzohemi jetës! Gëzuar vitin 2021 (VIDEO)
Nga Vlora, kryebashkiaku Dritan Leli ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit. Në mesazhin e tij ai thotë se ky vit na përballi me sfida të mëdha duke filluar nga tërmeti dhe më pas pandemia. Por ai thotë se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, është momenti që qytetarët të mos qajn&am
31 Dhjetor 2020, 19:33 -
Festat e fundvitit, Meta: Vitaliteti i jashtëzakonshëm dhe dashuria për familjen e kanë mbajtur gjallë kombin tonë! Ju uroj gëzuar (VIDEO)
Edhe Presidenti Ilir Meta ka bërë urimin e tij në prag të ndërrimit të vitit. Në mesazhin e tij, ai thotë se është momenti për të kujtuar mjekët që kanë dhënë jetën dhe janë në frontin e parë në 'luftën' kundër koronavirusit.
31 Dhjetor 2020, 19:22 -
VIDEO/ Kërcim në emër të jetës, urimi i veçantë i punonjësve të Bashkisë së Tiranës në kujtim të dy kolegëve që nuk jetojnë më
As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për qytetarët e Tiranës, në kujtim edhe të dy prej njerëzve që i dhanë aq shumë qytetit me punën e tyre dhe që jeta ju ndërpre në mes tinëzisht prej COVID-19, Feti Fanajt dhe Valter Gjonit.
31 Dhjetor 2020, 18:32 -
Urimi i kryeministrit për Vitin e Ri, Rama: Qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë shqiptarët! Më të keqen e lamë pas, më të mirën e kemi përpara (VIDEO)
Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021. Rama fillimisht e nisi me sfidat që është përballur Shqipëria gjatë këtij viti që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e deri tek pandemia e koronavirusit. Ai thotë se më të keqen tashm&
31 Dhjetor 2020, 18:12 -
Kryebashkiaku i Beratit urim për fundvit, Demo: Kaluam një vit të vështirë, do ia dalim të rikthejmë jetën normale në 2021
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, në mesazhin e tij për fundvit u ka uruar të gjithë qytetarëve të Beratit një vit sa më të begatë, me shpresën që 2021 të jetë plot shëndet për të gjithë qytetarët shqiptar dhe një vit që të risjellë jetën normale. &
31 Dhjetor 2020, 17:11 -
Manastirliu me mjekët e COVID-2 që do jenë në shërbim natën e ndërrimit të viteve: Me zemër të gjithë do të jemi së bashku (VIDEO)
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në spitalin COVID 2 me mjekët dhe infermierët që do të jenë në shërbim natën e ndërrimit të viteve, për të uruar të gjithë stafet mjekësore për një vit të mbarë e të shëndetshëm.
31 Dhjetor 2020, 15:43 -
Manastirliu dhe mjekët në luftë me COVID-19 urojnë festat e fundvitit për shqiptarët (VIDEO)
Në ditën e fundit të vitit ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe mjekët kanë uruar përmes një videomesazhi në Facebook shqiptarët për vitin e ri! “Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që k&
31 Dhjetor 2020, 14:02 -
Veliaj në familjen nga Baldushku që natën e ndërrimit të viteve e pret në shtëpinë e re: 2021, viti i ringritjes (VIDEO)
Në këtë ditë të fundit të vitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që të vizitojë familjen e Bajram Karajt, nga fshati Balshaban në Baldushk, e cila do ta festojë sonte natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e re, një vit pasi shtëpia iu shkatërrua nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 12:23 -
Basha uron shqiptarët: Po lëmë pas një vit të vështirë, pandemia na gjeti të gjunjëzuar, mos u dorëzoni! Viti 2021 do të jetë ai i ndryshimeve (VIDEO)
Ai tha se viti që do lëmë pas ishte një vit shumë i vështirë për botën por në veçanti për shqiptarët. “Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të p
31 Dhjetor 2020, 12:24 -
Kushi uron nxënësit dhe pedagogët për vitin 2021: Mirënjohje për të gjithë ju pas këtij viti të vështirë, gëzuar me zemër! (VIDEO)
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një videomesazhi në rrjetin e saj social Facebook ka uruar nxënësit, studentët dhe pedagogët për vitin e ri 2021. “Fjalët dhe falënderimet nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen time të thellë, njëkohësisht edhe mirënjohjen e gjith&
31 Dhjetor 2020, 12:08 -
Politika uron shqiptarët/ Rama: Të keqen e lamë pas, të mirën e kemi para! Basha: 2021 viti i ndryshimeve! Punonjësit e Bashkisë Tiranë, kërcim në emër të jetës
Në pritje të trokitjes së Vitit të Ri 2021, drejtues të institucioneve më të lartë në vend kanë shprehur urimet e tyre për shqiptare, përmes mesazheve të veçanta.
31 Dhjetor 2020, 12:02 -
Xhaçka uron efektivët e FA-së për festat e fundvitit: Jeni mesazh shprese dhe sigurie për çdo shqiptar, faleminderit për shërbimin (VIDEO)
Tërmeti dhe më pas pandemia treguan edhe njëherë jo vetëm kapacitetet e Forcave të Armatosura për të përmbushur detyrën e tyre , por njëherësh edhe dimensionin e tyre human duke qenë kudo ku ka nevojë. Përmes një videomesazhi për festat e fundivitit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh mirënjohjen mijëra burrave dhe grave që mbajnë veshur me krenari uniformën.
31 Dhjetor 2020, 11:07 -
Aktivitete në të gjitha njësitë/ Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit
Në këto ditë festash dhe mbylljeje të një viti të vështirë, Bashkia e Tiranës ka menduar që t'i gjendet pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, duke shpërndarë dhurata.
30 Dhjetor 2020, 17:52 -
Lanë pas tërmetin, dy familje të tjera në Zall-Herr marrin shtëpitë e reja! Veliaj: Jemi përballur çdo vit me fatkeqësi, por gjithmonë jemi ringritur (VIDEO)
Nuk ka gëzim më të madh se sa kur hyn në shtëpinë tënde të re. E pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, familjet e Hider Danit dhe Dan Danit nga fshati Çerkezë e Zall Herrit, morën sot pronësinë e banesës së rindërtuar, ku nesër do të festojnë Vitin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS Xhemal Qefalia vizituan sot të dyja familjet. Kryebashkiaku tha se tërmetet kërcënojnë kudo dhe qeveria është testuar thuajse çdo vit nga fatkeqësitë natyrore.
30 Dhjetor 2020, 13:53 -
Festat e Fundvitit, Manastirliu: 100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren (VIDEO)
Në prag të festave të fundvitit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se janë vendosur ekipe shëndetësore shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore. Duke folur nga Spitali i Traumës, Manastirliu u shpreh se ato do të jenë në gatishmëri në çdo moment. Ajo tha se do të jenë 100 ekipe shëndetësore në sistemin e Urgjencës Kombëtare të cilat do jenë të shpërndara në terren.
30 Dhjetor 2020, 12:52 -
Video/ Punon në Greqi, por shtëpia iu ringrit nga e para, emigranti falenderon Veliajn në Skype
Mes shtëpive të rindërtuara nga Bashkia e Tiranës, ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi edhe atë të Ylli Troksit në Farkë, i cili prej vitesh punon si emigrant në Greqi.
29 Dhjetor 2020, 18:45 -
Tre familje në Farkë i gëzohen banesave të reja para Vitit të Ri, Veliaj: I kemi rindërtuar shtëpinë kujtdo që u prek nga tërmeti, pa dallime partiake
Dashamir Paci, Ylli Troksi dhe Muhamet Deliu nuk e kishin menduar se natën e ndërrimit të viteve do ta festonin në shtëpinë e tyre të re, në ngrohtësinë e familjes. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 i kishte lënë pa strehë, e sigurisht ua kish prerë edhe shpresën për një rimëkëmbje të shpejtë. Por, sot ata morën në duar dokumentet e pronësisë së banesës të sapo rindërtuar kryebashkiaku, Erion Veliaj.
29 Dhjetor 2020, 15:02 -
Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull i përgjegjshmërisë qytetare
Edhe këtë fundvit Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, duke e cilësuar muajin dhjetor si muajin e dhurimit për njerëzit në nevojë. Pjesë e dhurimit vullnetar janë bërë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët i janë drejtuar Bankës së Gjakut.
29 Dhjetor 2020, 12:01 -
Bashkia e Tiranës vlerëson ish-futbollistët legjendë të Tiranës, Dinamos dhe Partizanit! Veliaj: Vitin e ardhshëm do ringrihemi më të bashkuar
Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani, u vunë sot përballë njëra-tjetrës në një garë mes ish-futbollistëve legjendarë të secilit ekip, si një mënyrë për të vlerësuar lojtarët që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit. Në këtë ndeshje të organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës morën pjesë edhe sportistët e njohur Devi Muka, Redi Jupi dhe Erion Bogdani
28 Dhjetor 2020, 19:07 -
150 familje me banesë të re/ Veliaj në Pezë : 2021 është viti i rimëkëmbjes, kemi ndihmuar këdo që u prek nga tërmeti
Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, ministri Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu, u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve të Qani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuan shume herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti. Sipas bashkisë së Tiranës 150 familje do ta festojnë mbrëmjen e ndërrimit tëviteve në banesën ere.
28 Dhjetor 2020, 14:29 -
Rruga në kryeqytet merr emrin e ish-sportistit Muhamet Malo, Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit dhe mbështeti të rinjtë
Rruga që lidh “Medresenë” me “Unazën” në Tiranë do të mbajë emrin e Muhamet Malos, ish-sportist dhe themelues i një prej televizioneve të para në vend, Telesport. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi bashkëshortes së të ndjerit, në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës.
27 Dhjetor 2020, 14:20 -
Procesi i rindërtimit, Rama: Rikthimi në shtëpitë e reja vijon çdo ditë për të gjithë të prekurit nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka shpërndarë një video të një familje në Tiranë e cila është futur në banesën e re teksa Rama shkruan se procesi i rindërtimit vijon çdo ditë.
27 Dhjetor 2020, 08:07 -
Qendrat sociale të Tiranës, drekë festive për Krishtlindje për njerëzit në nevojë, Veliaj: Vitin tjetër do të ringrihemi më të fortë
Dreka e Krishtlindjes u festua sot në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, në të cilat u shërbye për grupe të vogla nga 10 persona. Kryebashkiaku Erion Veliaj shërbeu një vakt për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ku u shpreh se në këto ditë festash askush nuk duhet të ndihet i vetëm.
25 Dhjetor 2020, 13:34 -
Veliaj: Fishekzjarret do vijnë në çdo lagje të Tiranës! Viti i ardhshëm do jetë për rindërtimin e banesave kolektive
Së fundmi kryebashkiaku Veliaj foli mbi organizimet e fundvitit. Ai tha se për shkak të kufizimit të grumbullimeve, bashkia do të organizojë një spektakël me fishekzjarre në çdo lagje të qytetit. Ndërsa për objektivat e bashkisë për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se fokusi është tek rindërtimi, ta
25 Dhjetor 2020, 11:52