-
Veliaj: Në Tiranë i kalojmë 19 mandate! Çuam listën në KQZ pas debatit dhe votimit unanim, nuk jemi si PD ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët
Në intervistën e dhënë për Report Tv, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Tiranë thotë se forca e tij politike dallon nga kundërshtarët për vetë faktin se vendimet merren në mënyrë unanime sipas tij dhe jo nga 'dhëndurët dhe kunetërit', duke ironizuar k&am
9 Mars 2021, 12:48 -
Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politk i qarkut, Erion Veliaj e ka konsideruar listën e PS-së për kandidatët për deputet si "listë vlerash". Nuk ka të njëjtën mendim për listën e PD dhe LSI-së, të cilat i komenton me ironi. Emrat e demokratëve i quan "fosile", e ndërsa emrat e LSI-së, "si të inkriminuar" që kanë dosje në SPAK.
9 Mars 2021, 12:41 -
8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën
Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare.
8 Mars 2021, 14:25 -
Veliaj në Rrogozhinë: Motoja e socialistëve s’është gjumi, por puna! Ne e kemi të shenjtë detyrën, jo si opozita që iku nga parlamenti
Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes siç veproi opozita me mandatet në parlament, por dhe në Këshillat Bashkiakë. Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD Lulzim Basha, kur tha se motoja e socialistëve nuk është gjumi, por puna, pasi vetëm duke punuar mund të ecim përpara.
7 Mars 2021, 18:14 -
Veliaj nga Kavaja: Me Luljetën dhe Najadën kemi sjellë më të mirën, gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%
Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra.
7 Mars 2021, 16:00 -
7 Marsi, Veliaj shpërndan certifikata mirënjohjeje për 10 mësues: Faleminderit për përkushtimin tuaj! Do të ndërtojme 40 shkolla të reja në Tiranë (VIDEO)
Me rastin e 7-Marsit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij 10 mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës, të cilët i falenderoi dhe u shprehu mirënjohjen për punën, sakrificën dhe përkushtimin e tyre në këtë vit të pazakontë plot sfida dhe vështirësi.
7 Mars 2021, 13:29 -
Veliaj me peshëngritësit Briken Çalja dhe Evangjeli Veli: Na bëni krenarë për sukseset tuaja! Model për të rinjtë shqiptarë (VIDEO)
Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë.
5 Mars 2021, 14:12 -
Imamit të Farkës i rindërtohet shtëpia, Veliaj: Përballuam me sukses sfida që përkulën shumë të tjerë (VIDEO)
Tërmeti i 26 Nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e Ismail Hasës, imamit që i shërben prej vitesh komunitetit të Farkës. Por, një vit më pas ai i gëzohet shtëpisë së re, të përfituar falë Programit të Rindërtimit.
4 Mars 2021, 17:20 -
3 familje hyjnë në shtëpitë e reja në Baldushk, Veliaj: Na jepni besimin, t’i çojmë punët deri në fund! PD shalqi me provë, në LSI hajdutë me çizme
Tre familje të tjera, ajo e Ramazan dhe Fadil Harizajt, si dhe e Ali Ramës nga fshati Balshaban i Baldushkut, hynë në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas rrënojave që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili vizitoi familjet në banesat e reja, u shpreh se, pavarësisht terrenit të vështirë, standardi i rindërtimit është zbatuar kudo njëlloj, ndërsa theksoi se transformimi i Baldushkut do finalizohet me lagjen e re, e planifikuar në Programin e Rindërtimit, për 30 familje të dëmtuara nga tërmeti tragjik.
4 Mars 2021, 14:19 -
Humbi banesën e vjetër nga tërmeti, familja me dy kurorë në Farkë bëhet me dy shtëpi të reja, Veliaj: Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë, është vetëm çështje kohe!
Familja e Sadete Koshit në Farkë, 26 Nëntorin e tërmetit tragjik e gdhiu në qiell të hapur. Sot, një vit nga fatkeqësia, dy kurorat e kësaj familjeje, - Sadetja me bashkëshortin e saj dhe Luani me familjen e tij, gëzojnë secila nga një shtëpi, falë Programit të Rindërtimit.
3 Mars 2021, 15:47 -
5 shkolla të reja në ‘Don Bosko’, Veliaj inspekton punimet te ‘Qazim Turdiu’: Po i ndërtojmë me të njëjtën cilësi si te Liceu Artistik
Pesë shkolla të reja vetëm në Njësinë 9 në Tiranë, dy prej të cilave në zonën e “Don Boskos”, do të mirëpresin nxënësit me kushte shumë herë më të mira vitin e ardhshëm mësimor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën “Qazim Turdiu”, e cila pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit po ringrihet nga themelet, duke i rritur në të njëjtën kohë vlerën gjithë zonës.
2 Mars 2021, 12:02 -
Rikonstruktohet shkolla ‘Fiqiri Kurti’ në Kavajë, Veliaj: 400 nxënës do mësojnë në mjedise më të mira, do të ndërtojmë edhe 11 të tjera
400 nxënës të Kavajës do e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, e cila do të jetë edhe parashkollor.
1 Mars 2021, 12:08 -
Programi 'Deputeti që duam', Veliaj tregon një pjesë nga historia e tij: Në PS nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë
Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, gjatë fjalës së tij në kuadër të programit ‘Deputeti që duam’ tregoi një pjesë nga historia se si u bë pjesë e kësaj partie. Ai tha se në Partinë Socialiste nuk ka rëndës
28 Shkurt 2021, 14:21 -
Rama për Voltana Ademin: Shkodra po paguan koston e zgjedhjes, ka tension të lartë tifozllëku politik
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë që i bashkohen PS-sw se prapambetja e Shkodrës lidhet me zgjedhjet që ka bërë ndër vite duke e cilësuar si zonën me tensionin më të lartë të tifozllëkut politik. “Prapambetja e Shkodrës lidhet me z
28 Shkurt 2021, 13:55 -
Zgjedhjet, Rama e konfirmon: Do jem pjesë e skuadrës së Durrësit
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, gjë të cilën e kishte shprehur dhe më parë por pa një vendim final. “Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë nj&eum
28 Shkurt 2021, 13:44 -
E reja nga Kukësi 'sfidon' Ramën: Unë do jem një nga lypëset më të forta për zhvillimin e zonës time (VIDEO)
Një tjetër kandidate e cila shprehu ambicien për t'u bërë deputete e PS-së në Kukës, tha se synon që të zhvillojë turzmin në këtë qytet. Ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama, se njësoj se siç ai e etiketon veten si 'lypësi më i gjatë', edhe kandidatja tha se do jetë 'lyp&
28 Shkurt 2021, 12:39 -
Kandidatja ja thotë 'defektin' në sy Ramës: Jam vajza e një prokurori! Jeni pak arrogant (VIDEO)
Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë. Ajo i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtës
28 Shkurt 2021, 12:15 -
Rama prezanton gjeneralin Bardhyl Kollçaku si kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë takimit në kuadër të programit "Deputeti që Duam", Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.
28 Shkurt 2021, 12:30 -
‘Deputeti që duam’, Balla iu jep një këshillë kandidatëve të rinj (VIDEO)
Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj, kKreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij iu dha një këshillë të rinjve dhe të rejave që kanë kandiduar për që qenë kandidat për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit, e cila ishte të mbajnë marr&
28 Shkurt 2021, 12:05 -
Rama 'zë ngushtë’ kandidaten për deputete: Unë hyra në PS se mendoja që kishte defekte! Po ti ç'probleme shikon, se unë jam më i pakënaquri (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kadidatëve për deputetë ka vënë në “siklet” një prej kandidateve të cilën e ka pyetur për një problem që shikon në PS, pasi kjo e fundit tha fjalë shumë të mira. Këtu Rama tregoi se ai vetë kur ka ardhur n&am
28 Shkurt 2021, 11:58 -
Rama: Kanë aplikuar 1581 qytetarë për t'iu bashkuar skuadrës së PS-së (VIDEO)
Kryeministri Rama u shpreh se në platformën 'Deputeti që Duam' kanë aplikuar 1581 qytetarë nga çdo fushë e jetës. "Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie për të na u bashku
28 Shkurt 2021, 11:46 -
‘Deputeti që duam’, Rama: Mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti e pandemia! Jam në skuadrën e Durrësit! Grupi i PS gati me lojtarë të rinj, 1581 kandidatë duan t'i bashkohen (VIDEO)
Në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’ kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm. Teksa ka prezantuar disa finalistë të programit “Deputeti që duam”, Rama tha se grupi parlamentar ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat
28 Shkurt 2021, 11:32 -
‘PD po kopjon keq’, Veliaj nga Njësia 7: Kanë në program ato që ne tashmë i kemi bërë!
“Partia Demokratike po kopjon keq ato që i kemi bërë tashmë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet. Sipas tij, PD nuk ka asnjë ide.
26 Shkurt 2021, 14:53 -
Veliaj me familjet e vjetra dibrane: Rritëm pensionet dhe dyfishuam ndihmën ekonomike
Gjatë një takimi me familjet dibrane në Njësinë 4, një ndër komunitetet më të vjetra të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se sa herë Partia Socialiste ka qenë në drejtim të vendit, ka përmirësuar jetën e qytetarëve në çdo “stacion”. &
25 Shkurt 2021, 19:08 -
Veliaj: Programi i PS-së më i miri! Kriteri që të jesh kandidat i LSI-së është, të kesh dosje në SPAK (VIDEO)
Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin. Me këtë mesazh iu drejtua banorëve të Njësisë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shtoi se programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.
25 Shkurt 2021, 12:30 -
Veliaj nga njësia 9: Kandidatët e LSI-së janë gjithë ditën në SPAK dhe justifikohen tek partia se po punojnë
Në Njësinë 9 teksa fliste me banorët e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike e ka humbur sensin e realitetit. Për kandidatët e LSI-së në këtë njësi, kryebashkiaku ironizoi kur tha se janë të gjithë në Njësinë 9 sepse aty afër është SPAK-u.
24 Shkurt 2021, 17:49 -
Veliaj: Bashkia e Lulit luftonte kundër qendrave rinore dhe mbronte klubin e striptizmit, PS-ja po shtohet përditë (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, tha se edhe kjo është një nga zonat e kryeqytetit që po i shtohet vlera e pronës çdo ditë e më shumë. Veliaj shtoi se pas zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një nismë në favor të biznesit të vogël.
23 Shkurt 2021, 11:10 -
Kryemadhit s'i del inati me Erion Veliajn, padit në gjykatë KQZ-në për anulimin e gjobës
Çifti presidencial, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, duket se nuk po gjejnë dot paqe në Tiranë. Pas shpërbërjes së disa prej degëve kryesore të LSI në kryeqytet, mesohet se çifti Meta-Kryemadhi po investohet financiarisht e ligjërisht në sulmet e tyre ndaj Veliajt, i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.
22 Shkurt 2021, 21:54 -
Manastirliu-Veliaj inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Kashar: Përfundon rehabilitimi i 300 të tjerave (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj mëngjesin e sotëm kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar.
22 Shkurt 2021, 09:56 -
Veliaj në Kavajë: Qarku i Tiranës është lokomotiva e fitores! Ata 'përça e sundo' ne 'bashko dhe përqafo'
“Kavaja nuk është kosh riciklimi për asnjë forcë politike”. Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se emrat që PD dhe LSI kanë sjellë për të përfaqësuar kët&eu
21 Shkurt 2021, 13:29 -
Rrogozhinë, Veliaj: Të fundit që kanë mbetur në LSI të bashkohen me PS! Luli bën sikur shan oligarkët, por në program u ul taksën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë.
21 Shkurt 2021, 13:11 -
Prezantohet 'Parku i Artit' në ish-Kinostudio, arkitekti: Do heqim rrethimet, do shtojmë gjelbërimin dhe do ekspozojmë vepra arti (VIDEO)
Ministrja e Kulturës Elva Margariti edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj prezantuan projektin e Parkut të Artit në ish-Kinostudion “Shqipëria e re”. Arkitekti Gentian Agolli shpjegon qëllimin i studios projektuese “iRi”, se si hapësira prej 16 mijë metra katrorë do të shfrytëzohet jo vetëm nga artistët, por edhe nga komuniteti
19 Shkurt 2021, 17:36 -
Lagjja e re në Kombinat/ 5 familjet e para firmosin kontratat e porosive, Veliaj: Mos dëgjoni legjendat urbane, shtëpitë bëhen pronë e qytetarëve (VIDEO)
Pesë familjet e para, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmetet e vitit 2019, u pajisën me kontratën që siguron strehimin e tyre, me një apartament të ri, më të mirë se ai që kishin para tërmetit, në “KombinArt”, një prej lagjeve të reja që po ndërtohet në Tiranë.
19 Shkurt 2021, 15:45 -
Romina Kuko: Tërheqja e gjobës ndaj Veliajt tregoi se nuk kishte çështje të debatueshme! PS fiton mandatin e tretë, kemi çfarë t'u ofrojmë qytetarëve
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Romina Kuko gjatë një interviste për Report Tv, foli mbi procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ajo tha se aktualisht janë 400 banesa të cilat janë miratuar në vlerën e rindërtimit për qytetarët në nevojë ndërsa 199 familje firmosën kontratat në Kombinat. Kuko u shpreh se aktualisht ka 540 familje që marrin dëmin për rindërtimin e banesave të tyre.
18 Shkurt 2021, 19:33