-
Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë, në Belgjikë e Gjermani! Arrestohen 6 'kokat' shqiptare, mes tyre nipi i deputetit! Kapen gjithsej 1.2 tonë kokainë, armë dhe rreth 200 mijë euro (Emrat)
Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, si dhe janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro
21 Dhjetor 2020, 13:56 -
U nënshkrua nga Rama dhe Vuçiç/ Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për Lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti. Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev
16 Dhjetor 2020, 21:55 -
Haradinaj: Minishengeni të ndodh fillimisht mes Shqipërisë e Kosovës, pastaj rajonit
Ramush Haradinaj tha se në lidhje me projektin e Minishengenit do të donte që aspektet e saj të bashkëpunimit ekonomik dhe në drejtime të tjera të ndodhin fillimisht mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe më pas me rajonin."Edhe këtu është aspekti kohe i rëndësishme, nuk është se d
14 Dhjetor 2020, 22:20 -
Ndarja e Kosovës, Haradinaj: Ishte projekt ballkanik, jo amerikan! Nuk ja arritën, tentativat e tjera do jenë më të vështira
Duke folur për ndarjen e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo se ai ishte një projekt rajonal dhe jo i SHBA-së. Por tashmë ai beson se përderisa më parë kanë dështuar për ta realizuar, tani do jetë akoma më e vështirë."Bashk&e
14 Dhjetor 2020, 22:14 -
Haradinaj: Ishte faji i vetë Kurtit për rrëzimin e qeverisë së tij, humbi besimin tek aleati
Për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, rrëzimi i qeverisë Kurti ishte vetë faji i kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai thotë se Kurti humbi besimin tek aleati i tij, çka bëri që të humbë dhe shumicën në Parlament."Marrëdhëniet mes palëve politike janë kontrata dhe jan&
14 Dhjetor 2020, 22:09 -
Haradinaj: Nëse nuk biem dakord për kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje
Ramush Haradinaj tha se AAK i ka paraqitur partive të tjera kandidaturën e tij për President në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Hashim Thaçit pas akuzave për krime lufte nga gjykata speciale në Hagë. Haradinaj thot&
14 Dhjetor 2020, 21:56 -
Haradinaj: Ne donim që Gjykata Speciale të funksiononte në Kosovë! Shqipëria duhet të jetë në mbështetjen tonë! Unë nuk jam më subjekt hetimi
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale e Hagës duhet të funksiononte në Kosovë ashtu siç kërkonin më parë. Tani është në dorën e avokatëve, shprehet Haradinaj. Ai shprehet i bindur se përsa kohë prokuroria nuk paraqet fakte në Gjykatë nuk mund të vërtetohen akuzat.Haradinaj i b&a
14 Dhjetor 2020, 21:50 -
Haradinaj: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë për të dalë e vërteta e luftës së UÇK! Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje (VIDEO)
Ramush Haradinaj tha se do të ishte shumë e dobishme që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me gjykatën në Hagë në mënyrë që të dalë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe pafajësia e të akuzuarve. Në lidhje me kandidaturën e tij për President, Haradinaj tha se janë ende në bisedime, por nëse nuk bien dakord me partitë politike atëherë do të shkojnë në zgjedhje.
14 Dhjetor 2020, 21:41 -
S'ka bisedime brenda vitit, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet brenda vitit 2020 për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen që kjo që nuk ndodhi tani, por që bën thirrje që ky bllokim nga Ministrat e Europës të marrë fund sa më shpejt dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE në një kohë të shkurtër.
8 Dhjetor 2020, 17:09 -
Thirrja e eurodeputetëve për çeljen e negociatave/ Reagon ambasadori Soreca: Deklaratë e rëndësishme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas publikimit të letrës që 24 eurodeputetë drejtuar ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të mos vonuar çeljen e negociatave me Shqipër
8 Dhjetor 2020, 11:27 -
Letra/ 24 eurodeputetë thirrje Këshillit të BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit
24 deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të të gjitha forcave politike, i kanë kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Eurodeputetët thonë se bllokimi rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkan. "Ndaloni shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave Negociatat e pranimit të fillojnë para fundit të vitit", thuhet në letër.
8 Dhjetor 2020, 11:08 -
Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare
Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
5 Dhjetor 2020, 09:45 -
Haradinaj-Stublla: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi
Pas takimit që ka zhvilluar me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ministrja e jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria si dy shtete demokratike, kanë bashkëpunim të ngushtë në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.
4 Dhjetor 2020, 16:52 -
Parlamenti Evropian draft raport për zhvillimet në Shqipëri: Mbështesim pa vonesa thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Janë plotësuar kushtet
Në raport i vihet një theks i veçantë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, situata në vend e pandemisë COVID dhe marrëdhëniet me fqinjët. PE dënon dhunën, frikësimin, fushatat e shpifjeve dhe presionin indirekt politik dhe financiar të drejtuar kundër gazetarëve, të cilat sipas europarlamentarëve mbytin seriozisht lirinë e medias, nxisin vetë-censurë dhe dëmtojnë rëndë përpjekjet për të zbuluar krimin dhe korrupsionin.
3 Dhjetor 2020, 16:00 -
Shengeni rajonal, Shqipëria e Maqedonia e Veriut marrëveshje për menaxhimin e peshkimit në Ohër dhe Prespë të Madhe
Rreth dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.
3 Dhjetor 2020, 12:02 -
'Shqipëria ka përparuar'/ Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave brenda vitit, por ndodh shumë shpejt
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit. Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.
30 Nëntor 2020, 18:20 -
Analiza: Bullgaria 'groposi' integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
Viti 2020 ishte menduar si viti kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më në fund do të nisnin të ecnin në rrugën e pranimit në BE duke hapur më në fund bisedimet e anëtarësimit. Supozohej se do të ishte një vendim i thjeshtë dhe i shpejtë. Megjithatë, fantazmat populiste erdhën të na ndjekin edhe një herë. Këtë herë në formën e një vendimi shkatërrues nga qeveria bullgare për të bllokuar bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut.
28 Nëntor 2020, 07:58 -
76-vjetori i çlirimit të Tiranës, ithtarët e Enver Hoxhës homazhe tek 'Ushtari i panjohur'
Në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë nuk kanë munguar dhe veteranët e luftës antifashiste.Ata u shfaqën pranë "Ushtarit të panjohur" me pankarta në duar me portretin e diktatorit Enver Hoxha.
17 Nëntor 2020, 11:52 -
Meta: Të punojmë për një Shqipëri demokratike, që të rinjtë të mos largohen! Të mos humbasim kursin drejt Europës
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe te "Ushtari i Panjohur" në kuadër të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës, ku nuk i ka kursyer edhe mesazhet politike."Çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm se i la një legjitimitet luftës antifashiste dhe kontributit të popullit shqiptar n&a
17 Nëntor 2020, 11:28 -
Veliaj nga ceremonia e 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës: Minoranca e zhurmshme dhe e rrënuar moralisht nuk do tja dalë me këtë retorikë
Në ceremoninë e zhvilluar si përkujtimore të luftës për çlirimin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se minoranca e zhurmshme dhe e rrënuar nuk ka për tja dalë për të marrë pushtetin me retorikën e saj politike.Duke shprehur se PD ka firmosur raportin e Dick Marty për krimet e luftës gjatë luft&
17 Nëntor 2020, 11:10 -
76-vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur', i pranishëm kryebashkiaku Veliaj
Në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, tek Ushtari i Panjohur zhvillohen homazhe për ata që kanë sakrifikuar jetën për liri.Në këtë ceremoni është i pranishëm dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
17 Nëntor 2020, 10:13 -
76 vjetori i çlirimit të Tiranës, ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur'! Veliaj: Ditë e lavdishme! Meta: Të ringremë ngremë vendin
17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.
17 Nëntor 2020, 08:12 -
Sulmet terroriste në Francë dhe Austri/ Shqipëria rrit nivelin e sigurisë! Antiterrori zbret në terren, nën monitorim 30 persona 'me prirje ekstremiste'
Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste. Report tv mëson se masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.
3 Nëntor 2020, 09:28 -
'Nature Albania' aksion pilot ne 10 parqe! Giorgio Ponti: Janë parashikuar disa ndërhyrje në gjithë Shqipërinë (VIDEO)
Nisma “Nature Albania” organizon për të parën herë eventin për prezantimin e veprimeve pilot për Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës” dhe parqeve të tjera të vëndit tonë. Kreu i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej shpjegoi rëndësinë e planeve në këtë park të paprekur nga dora e njeriut.
30 Tetor 2020, 21:55 -
Ministri francez pret në takim Cakajn në Paris: Franca vlerëson rezultatin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune priti në takim këtë të enjte Ministrin e Jashtëm Gent Cakaj në Paris. Franca vlerësioi rezultatin e Shqipërisë mbi procesin e integrimit europian.
22 Tetor 2020, 15:48 -
Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi po përballet me një fushatë lincuese nga përfaqësues zyrtarë të klerit myslyman në Kosovë. Ai shpërndau një raport të gazetës franceze “Le Figaro”, në të cilën bëhej një kronologji e ngjarjeve, lidhur me masakrat që kanë pasur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Raporti i gazetës franceze është tërësisht korrekt, pasi është një kronologji ngjarjesh.
21 Tetor 2020, 20:26 -
Kufiri detar në Hagë, Nesho: Nuk është bërë transparencë për diskutimet, mund të humbasim! Nuk është kaluar në etapat e domosdoshme
Në një intervistë për Report Tv, ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë transparencë lidhur me diskutimet mes palëve.
21 Tetor 2020, 18:42 -
Ministri i Jashtëm grek vjen nesër në Shqipëri, pritet të takohet me Cakajn, Ramën dhe Metën/ Kufiri detar pjesë e diskutimeve
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme, ku do të takohet me ministrin Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
19 Tetor 2020, 09:44 -
BE sqaron shqiptarët dhe hedh poshtë aludimet në disa media: Nuk ka rikthim të vizave, ja çfarë është ETIAS
BE ka sqaruar se nuk ka asnjë të vërtetë në rikthimin e vizave për shqiptarët duke hedhur poshtë keqinformimin që kanë bërë disa media në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).
6 Tetor 2020, 14:04 -
KE: Shqipëria gati për Konferencë Ndërqeveritare, problem mbeten ende Gjykata Kushtetuese dhe Ligji i Medias (DOKUMENT)
Në progres raportin e fundit Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ndërsa shihet si problematike mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Ligji i Medias e klima politike.
6 Tetor 2020, 12:31