-
Saliu nuk bëhet dot Fatos!
30 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë i hiqte imunitetin Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste, me një akuzë të sforcuar që më vonë rezultoi fiasko. Skënder Gjinushi, n’ato mote aleat i Berishës vinte me vrap që të votonte heqjen e imunitetit, ç’ka dukej qartazi që po i printe arrestimit.
22 Dhjetor 2023, 09:59 -
Luani që paska qenë lepur!
Dikur në një film western apo “me kaubojs” siç i thoshim atëkohë, që e kam parë në adoleshencë, Kirk Douglas-it i vrasin gruan, një indiane amerikane. Bashkë me vjehrrin i vihen në ndjekje vrasësve dhe dikur i kapin. Më lër t’i vras unë, i thotë vjehrri i tij indian, sipas riteve tona.
27 Tetor 2023, 18:31 -
Bombat e Hamasit nuk kanë pse jehojnë në Tiranë!
Ka një risi lufta e tanishme në Izrael: Për herë të parë në historinë e tij si shtet, Izraelit i janë pushtuar qytete dhe fshatra dhe rrëmbyer civilë. Numri i civilëve të vrarë kap shifrën e 700 personave, pa llogaritur 750 të tjerë që mungojnë në apel dhe mbi 2.500 të plagosur
9 Tetor 2023, 19:35 -
Dritan Hila: Dy fjalë për Fatos Nanon!
Duket se Fatos Nano ia ka hedhur vdekjes. Njeriu që nuk e mori asnjëherë seriozisht pushtetin, mesa duket nuk është mësuar ta marrë seriozisht edhe vdekjen, pavarësisht këshillave të mjekëve. Me siguri, si në poezinë e famshme të Dritëro Agollit, për të disatën herë ka negociuar me të, i ka thënë të pinë një gotë bashkë dhe të kthehet një herë tjetër
1 Shtator 2023, 12:58 -
Kalë Troje apo gomar Himare!
Nëse çështja Beleri do kishte ndodhur 20 vjet më parë, Tirana do t’i kishte pisk punët. Gjashtëqind mijë shqiptarë në Greqi, një Greqi e autorizuar të mbikëqyrte Ballkanin, një Ballkan i dalë nga komunizmi i leqendisur, një Shqipëri e varur nga ndihmat e BE dhe një BE ku zëri i Greqisë buçiste, ishin që të gjitha kushtet që t’i bënte rreshtore Shqipërisë
27 Gusht 2023, 18:12 -
Bill Klinton dhe një histori me puritanë dhe psikopatë!
Një nga legjendat e përhapura në siujdhesën e Ballkanit e me siguri produkt serb, por që e recitojnë edhe shqip, është që Bill Klinton bëri luftën e Kosovës për shkak të skandalit Lewinski. Nuk ka gjë më të pështirë se ky krijim.
4 Korrik 2023, 15:48 -
Po sikur Kurti të ketë të drejtë?
Që nga vendimi për të vendosur komunarët e zgjedhur në komunat me shumicë serbe, është e vështirë të ndash mes të vërtetës dhe propagandës. Njësoj si në një luftë kur kundërshtari demonizohet dhe nuk ka bërë asgjë të drejtë: Albini është shkatërruesi i Kosovës; ai që po e prish me aleatët, po i shpërfill dhe po i jep një dorë Vuçiçit.
6 Qershor 2023, 17:57 -
A do shkaktojnë prapë serbët, luftë botërore!
Kur Gavrilo Princip shkrepte revolen në Sarajevë, askush nuk e mendonte që bota do hynte në luftë për një shtet barinjsh të mbufatur me ide nacionaliste në malet e Ballkanit. Për më tepër kur mbretërit dhe perandorët e fuqive që më pas u masakruan në llogoret e luftës, ishin kushërinj.
31 Maj 2023, 10:08 -
Të gjithë për tallava, asnjë për revolucion
Rikthimi i Bashës mendohej se do kishte një retorikë ndryshe. Mbase mund të priste edhe ca kohë derisa demokratët të tresnin humbjen. Mbase mund të bënte një analizë pse humbën më tepër sesa “Fajin e ka Berisha”. Gjithsesi Basha nuk është shquar për vesh muzike që të njohë ritmin se kur hyhet në valle dhe kur del.
30 Maj 2023, 10:08 -
Për ata që gëzohen nga ikja e Alibeajt: Berisha nuk vjen më kurrë në pushtet
Meta nga Partia e Lirisë dhe Berisha i Foltores deklaruan se nuk japin dorëheqje. Kemi një privatizim të këtyre formacioneve politike. Tashmë nuk ka mbetur një alibi për të thënë që këto janë parti ku ka një konkurrencë të lirë. Janë formacione familjare.
18 Maj 2023, 10:12 -
Dritan Hila: Racizëm apo drejtësi ndaj Belerit?
Gazetari Dritan Hila komentoi arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës për akuzën e shitblerjes së votave. I ftuar në Dritare TV, Hila tha se qëndrimi i Greqisë ndaj arrestimit të Belerit, është nuk është aspak korrekt
13 Maj 2023, 10:55 -
Beteja e dëshpëruar e Foltores për Lezhën
Në Lezhë po zhvillohet një betejë e heshtur, por jo më pak e ashpër për fitoren e bashkisë. Si gjithmonë kur ka beteja vendimtare Berisha po përpiqet të demonizojë kundërshtarët duke i faturuar të qena e të paqena, siç bëri të pamundurën t’ia faturonte vrasjen e Nikulaj në llogari Pjerin Ndreut.
9 Maj 2023, 12:00 -
Thirrja e dëshpëruar e Berishës!
Kisha vendosur të rrija i qetë në këtë mesfushatë edhe për faktin se është një rezultat i parathënë. Erion Veliaj mesa duket nuk e ka marrë vesh që ka një konkurrent në Tiranë dhe po lufton të marrë Kavajën; Gjirokastra, Vlora, Korça, Fieri, Elbasani, Dibra, Lezha janë të paravendosura dhe po luftohet për Durrësin dhe Shkodrën.
1 Maj 2023, 18:49 -
Rama, apendicit politik apo mjekësor?
Është lajmi i kësaj fillim jave operacioni i kryeministrit Rama, i cili hoqi apendicitin. Operacion u krye nga profesor Gjata, një nga mjekët më të mirë në fushën e kirurgjisë. Bëhet fjalë për një rikuperim të shpejt të Ramës. Por, gjendja shëndetësore e kryeministrit të një vendi është përtej një lajmi mjekësor i një udhëheqësi. Në SHBA është një buletin mjekësor.
19 Prill 2023, 10:56 -
Ka mbaruar ndeshja Doktor!
Sot nuk mund të rrinim pa diskutuar fushatën e hapjes së ditës së shtunë të koalicionit të Berishës dhe Metës. Gjithçka ishte përtej pritshmërive në sensin negativ, nuk pritej të ishte ndonjë miting i madh, sepse dhe herë të tjera e ka treguar që nuk ka funksionuar.
18 Prill 2023, 17:23 -
Dritan Hila: Pse i ka shitur zgjedhjet Berisha!
Opozita nuk e prish më gjakun nëse do t’i fitojë apo jo zgjedhjet e 14 majit. Kjo edhe për faktin sepse opozita i ka shitur zgjedhjet. Flas për opozitën e Berishës, foltores sepse pjesa e Alibeajt, ajo që mban siglën zyrtare të PD-së është pothuajse e pallogaritshme për numrin e kandidatëve që ka paraqitur.
11 Prill 2023, 11:14 -
Mallkimi që ndjek Berishën!
Një mallkim që e ndjek Berishën për 23 vjet është për Dame Audrey Francis Glover, gruaja që i ka prerë disa herë ëndrrat në mes Berishës. Një herë ishin zgjedhjet e vitit 1996 dhe pastaj ato të vitit 2015. Është me të vërtetë një Damë. Vjen nga një karrierë e ndritur përsa i përket të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve.
7 Prill 2023, 11:49 -
Zgjedhjet që do ringjallin Ilir Metën!
Nëse kanë shpresuar që kjo do të ulë goditjen e Sali Berishës kundër tyre, me siguri nuk e njohin. Por shqiptarët e njohin mirë Berishën dhe kjo nuk ka për t’u sjellë më një përfitim, përveçse ka për ta çorientuar më tepër elektoratin. Ende nuk e kam të qartë se si një votues i të djathtës do të shkojë të zgjedhje midis këshillit bashkiak të Sali Berishës, apo të PD-së. Është një kaos i organizuar.
29 Mars 2023, 10:26 -
Pse u qëllua Top Channel?
Në orët e vona të natës u qellua mbi Top Channel, duke lënë të vrarë rojën e natës së këtij institucioni mediatik. Është padyshim një ngjarje e rëndë, që duhet dënuan jo vetëm se pse qëllohet mbi godinën e një medieje, por edhe sepse kemi humbjen e një jete njerëzore, i cili për një rrogë modeste rrinte rojë natën.
28 Mars 2023, 11:49 -
Si Rama po bën diplomaci me piktura
Edi Rama ka hapur një ekspozitë në Athinë ku kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të politikës greke. Konkretisht kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, pastaj edhe ministri i Jashtëm Dendias, etj. Kjo në fakt është një taktikë e përdorur prej kohësh nga Edi Rama.
23 Mars 2023, 10:53