-
Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!
Vetë grekët e mençur, në kushtet e plakjes së popullsisë dhe ardhjes së emigrantëve të pakualifikuar e dembelë nga Filipinet apo Bangladeshi, kanë kuptuar se çfarë fati ishte emigracioni shqiptar i viteve ‘90-të dhe çfarë humbje do të ishte largimi i tyre nga Greqia. Ndaj fraza e Ramës nuk shkaktoi krizë diplomatike. Kjo edhe për faktin se nuk kishte asgjë shoviniste dhe pretendim territorial.
13 Maj, 11:20 -
Dritan Hila: Strategjia e 50 protestuesve
E njëjta gjë vlen edhe për këtë vit, ku veç militantëve të Rithemelimit janë shtuar edhe disa kokrra të Metës që protestojnë përpara bashkisë, por ky akt nuk është se i qas me pushtetin, përkundrazi. Madje Rama do të donte t’i kishte përditë, por puna është se krahu tjetër nuk ka as njerëz e as takat.
7 Maj, 18:05 -
E rruajnë, e rruajnë!
Dhe pastaj ne çuditemi pse gjuha e rinisë në jetën e përditshme ka degraduar më keq se ajo e meshkujve lapërdharë dikur; habitemi pse njerëzit nuk kanë respekt për policinë në rrugë apo pse kjo polici nuk është më e rreptë ndaj shkelësve të ligjit. Nuk kanë faj.
22 Prill, 20:36 -
Dritan Hila: Greku i mirë Vangjel Tavo!
Ngjan si një diferencim alla Millosheviç i viteve ‘80-të për shqiptarë të mirë e të këqij, aq popullor gjatë represionit në Kosovë, vetëm se këtu ka një ndryshim thelbësor: minoriteti grek realisht është minoritet dhe të drejtat e tyre për shkollim, punësim, karrierë kanë pasur një diskriminim historik pozitiv
2 Prill, 21:06 -
Beleri, kënga e fundit
Pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm ndaj Ramës, të qeverisë greke dhe vetë kryeministrit të saj, Micotaqis, drejtësia shqiptare dha një produkt që nuk ishte parë më herët, duke i bërë ballë presionit të Greqisë, sikurse edhe asaj të opozitës dhe mediave të rreshtuara në krah të saj.
5 Mars, 19:57 -
20 shkurti si komedi!
Kur në vitin 1991 turma rrëzonte monumentin e Enver Hoxhës në Tiranë, Shqipëria kishte më shumë se një vit vonesë nga rënia e Murit të Berlinit dhe ngjarja nuk shkaktoi asnjë sensacion në Evropë. Ishim vend i vogël i vetë futur në ibernizimin e izolimit dhe si i tillë, nuk përbënte asnjë çudi
20 Shkurt, 10:57 -
Këshillë falas për ndjekësit e Saliut
Tashmë që ka filluar ngujimi i Berishës në apartamentin e tij, ka një tërheqje të mbështetësve të tij, përjashto ata me fanatikët apo nga grupi i deputetëve. Mesa duket askush prej tyre që kanë mbetur nuk arrin ta kuptojë situatën dhe kush e ka me Saliun
3 Janar, 09:11 -
Saliu nuk bëhet dot Fatos!
30 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë i hiqte imunitetin Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste, me një akuzë të sforcuar që më vonë rezultoi fiasko. Skënder Gjinushi, n’ato mote aleat i Berishës vinte me vrap që të votonte heqjen e imunitetit, ç’ka dukej qartazi që po i printe arrestimit.
22 Dhjetor 2023, 09:59 -
Luani që paska qenë lepur!
Dikur në një film western apo “me kaubojs” siç i thoshim atëkohë, që e kam parë në adoleshencë, Kirk Douglas-it i vrasin gruan, një indiane amerikane. Bashkë me vjehrrin i vihen në ndjekje vrasësve dhe dikur i kapin. Më lër t’i vras unë, i thotë vjehrri i tij indian, sipas riteve tona.
27 Tetor 2023, 18:31 -
Bombat e Hamasit nuk kanë pse jehojnë në Tiranë!
Ka një risi lufta e tanishme në Izrael: Për herë të parë në historinë e tij si shtet, Izraelit i janë pushtuar qytete dhe fshatra dhe rrëmbyer civilë. Numri i civilëve të vrarë kap shifrën e 700 personave, pa llogaritur 750 të tjerë që mungojnë në apel dhe mbi 2.500 të plagosur
9 Tetor 2023, 19:35 -
Dritan Hila: Dy fjalë për Fatos Nanon!
Duket se Fatos Nano ia ka hedhur vdekjes. Njeriu që nuk e mori asnjëherë seriozisht pushtetin, mesa duket nuk është mësuar ta marrë seriozisht edhe vdekjen, pavarësisht këshillave të mjekëve. Me siguri, si në poezinë e famshme të Dritëro Agollit, për të disatën herë ka negociuar me të, i ka thënë të pinë një gotë bashkë dhe të kthehet një herë tjetër
1 Shtator 2023, 12:58 -
Kalë Troje apo gomar Himare!
Nëse çështja Beleri do kishte ndodhur 20 vjet më parë, Tirana do t’i kishte pisk punët. Gjashtëqind mijë shqiptarë në Greqi, një Greqi e autorizuar të mbikëqyrte Ballkanin, një Ballkan i dalë nga komunizmi i leqendisur, një Shqipëri e varur nga ndihmat e BE dhe një BE ku zëri i Greqisë buçiste, ishin që të gjitha kushtet që t’i bënte rreshtore Shqipërisë
27 Gusht 2023, 18:12 -
Bill Klinton dhe një histori me puritanë dhe psikopatë!
Një nga legjendat e përhapura në siujdhesën e Ballkanit e me siguri produkt serb, por që e recitojnë edhe shqip, është që Bill Klinton bëri luftën e Kosovës për shkak të skandalit Lewinski. Nuk ka gjë më të pështirë se ky krijim.
4 Korrik 2023, 15:48 -
Po sikur Kurti të ketë të drejtë?
Që nga vendimi për të vendosur komunarët e zgjedhur në komunat me shumicë serbe, është e vështirë të ndash mes të vërtetës dhe propagandës. Njësoj si në një luftë kur kundërshtari demonizohet dhe nuk ka bërë asgjë të drejtë: Albini është shkatërruesi i Kosovës; ai që po e prish me aleatët, po i shpërfill dhe po i jep një dorë Vuçiçit.
6 Qershor 2023, 17:57 -
A do shkaktojnë prapë serbët, luftë botërore!
Kur Gavrilo Princip shkrepte revolen në Sarajevë, askush nuk e mendonte që bota do hynte në luftë për një shtet barinjsh të mbufatur me ide nacionaliste në malet e Ballkanit. Për më tepër kur mbretërit dhe perandorët e fuqive që më pas u masakruan në llogoret e luftës, ishin kushërinj.
31 Maj 2023, 10:08