-
Pas takimit me Bashën, aleatët: Zgjedhje me një palë nuk do të ketë në 30 qershor
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim aleatët. Në përfundim të këtij takimi, Vangjel Dule tha se takimi me presidentin Meta do të zhvillohet për t'i prezantuar këtij të fundit platformën e opozitës së bashkuar.
29 Prill 2019, 18:58 -
Roland Lami për Report Tv: S'ka zgjedhje më 30 qershor, kriza mund të zgjidhet nga të huajt
Kanë ngelur vetëm dy muaj nga data e dekretuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kriza politike nuk po shkon drejt zgjidhjes. Analisti Roland Lami, gjatë një interviste për Report TV, pret që zgjidhja të vijë nga angazhimi ndërkombëtar.
29 Prill 2019, 15:12 -
Basha: Do të hap PD-në për ta modernizuar
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se do të hapë partinë për të gjithë ata që duan që të bëhen pjesë e kësaj force politike. Ai përsëriti pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan se kandidatët për deputetë, por edhe kryebashkiakë do t&eum
29 Prill 2019, 13:46 -
Aleatët i kërkojnë që të ulet me Ramën, Basha pranon tryezën për dialog (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është treguar për herë të parë i hapur për tu ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama, një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë. por që këtë radhë, Basha e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, të cilët nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t'i kërkuar atij thirrjen e tryezës së dialogut si negociator, dhe uljen e të gjitha partive politike.
29 Prill 2019, 13:44 -
Bie kushti i Bashës! Aleatët: Do ulej në tryezë me Ramën ende pa dhënë dorëheqjen
Aleatët e qendrës së djathtë thonë se kërkesa e tyre ndaj presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike për zgjidhjen e krizës, ka dakordësinë edhe të liderit demokrat Lulzim Basha. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se kryedemokrati Basha është shprehur edhe më her&e
29 Prill 2019, 11:48 -
Dashamir Shehi zbulon pikën e fortë që ndan aleatët nga PD: Nga penxherja do hymë në zgjedhje?
Pesë aleatë të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, pa Shpëtim Idrizin e PDIU-së, tashmë kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike, e cila më tej do të duhet të kalojë me votim në Parlamentin e Shqipërisë.
29 Prill 2019, 11:34 -
Aleatët e Bashës: Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve për 15 vite me radhë (PLATFORMA)
Partitë aleate të PD-së, kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe thuajse të gjitha institucioneve qeverise në vend. President nga Populli, Parlament me dy dhoma, kufizim mandati për kryeministrin dhe një sistem të ri të drejtësisë janë kërkesat kryesore të 5 aleatëve të Bashës. Teksa theksojnë se nuk ka asnjë gjasë që të marrin pjesë në zgjedhje i kërkojnë Presidentit Meta që të ulë opozitën dhe mazhorancën në tryezë.
29 Prill 2019, 11:18 -
Konfederata e sindikatave: Kriza politike po largon investitorët
Kriza politike, protestat e përjavshme dhe bllokimi i akseve po detyrojnë investitorët e huaj të braktisin vendin. Problemi është ngritur nga kreu i sindikatave Kol Nikollaj, i cili ndër të tjera u ndal edhe tek çështja e mosplotësimit të kushteve të sigurisë teknike në punë nga kompanitë, ku shtoi se 5 punëtorë kanë ndërruar jetë vetëm muajin e fundit.
27 Prill 2019, 18:33 -
Kriza politike: LSI-ja në pozitën më të vështirë
Edi Rama do të iki, më e shumta pas dy viteve, por PS, LSI dhe PD do pjellin kriza të reja, pasi nuk gjenerojnë ide por thjesht ambicie në kurriz të vendit. Dhe, kur kjo është e shfrenuar të bën të humbasësh në xhunglën e jetës politike shqiptare.
27 Prill 2019, 11:32 -
Kriza politike/ Presidenti u përgjigjet të 'vegjëlve', tryezë të martën
24 orë pas apelit të partive të vogla, aleate me opozitën, Presidenti Ilir Meta ka pranuar kërkesën e tyre për t'i takuar. Tryeza do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00 në Presidencë. Mediu dje apeloi që Meta të niste lëvizjet për të zgjidhur krizën politike.
26 Prill 2019, 16:05 -
Rusia reagon për herë të parë për situatën politike: Palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët (VIDEO)
Zv ambasadori rus në Tiranë Dmitry Kazmin në një intervistë për Report Tv ka thënë se shpreson se palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Sipas tij Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit dhe dialogu është shumë i rëndësishëm.
24 Prill 2019, 22:28 -
OSBE: Po kërkojmë dialog që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje! S'mund të parashikoj a do të ketë të parakohshme
Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka deklaruar se po kërkohet po nxitet dialogu mes palëve politike në vend, në mënyrë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. A mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Kryediplomati kthen përgjigje i qeshur para gazetarëve duke thënë se nuk mund të parashikojë të ardhmen.
16 Prill 2019, 13:22 -
-
Milo te '5 Pyetjet': Gati kandidatët, do marr pjesë në zgjedhje, mafia shtetërore po grabit pronat në Jug
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, aktualisht kryetar i Partisë Demokracia Sociale i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" mbrëmjen e sotme komentoi aktualitetin politik, debatin për ndarjen e Kosovës, por edhe atë që po ndodh në Jug të vendit me pronat, teksa edhe Greqia lëshoi një kërcënim se mund të bllokonte negociatat nëse nuk zgjidhet.
8 Prill 2019, 21:43 -
-
-
Soreca: Koha për kompromis, ura e dialogut ekziston...thjesht duhet të gjendet (VIDEO)
Bashkimi Europian ka apeluar sërish për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Përmes ambasadorit Luigi Soreca, BE i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjnë kompromis. Soreca: Reforma zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeverisë. E kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë fushë që ka të bëjë me shit-blerjen e votave.
8 Prill 2019, 11:48 -
'Mitingjet po dëmtojnë vendin'/ Basha refuzon thirrjen për dialog, Meta për Report Tv: E kam të vështirë të flas...
Kreu i shtetit Ilir Meta i bëri sot apel shumicës dhe opozitës që të heqin dorë nga demonstrimi i forcës me mitingje dhe anti-mitingje dhe të ulen për të dialoguar. "Ka një hapësirë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe secili duhet të reflektojë. "Është detyrë e tyre të tregojnë vullnet për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja" tha Presidenti. Por, Lulzim Basha refuzoi thirrjen e Presidentit për dialog duke thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis me Edi Ramën, ndërsa pas deklaratës së kryedemokratit, Meta foli për Report Tv.
7 Prill 2019, 10:20 -
Kriza/ Mejdani e Moisiu: Kështu nuk vazhdohet, t’i thërrasin mendjes! Meta të veprojë
Dy ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu mbështesin idenë se presidenti i Republikës duhet të ndërhyjë për të zgjidhur krizën në vend, ndërsa bëjnë apel që palët politike të gjejnë zgjidhje dhe të mos i vendosin fitilat situatës.
30 Mars 2019, 14:13 -
Servet Pëllumbi: Zgjedhje të parakohshme?! Përse duhen?! Mazhoranca mund të qeverisë
Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në krizën politike në Shqipëri, duke hequr paralele edhe me atë se çfarë po ndodh në Francë, me protestat e 'jelekverdhëve' kundër qeverisë.
23 Mars 2019, 10:59
