-
Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat
Përballë sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com, duke përmendur me emër dhe mbiemër pronarët e saj, Carlo Bollino dhe bashkëshortes Alba Malltezi, politika nuk ka heshtur.
25 Tetor 2020, 14:02 -
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.
25 Tetor 2020, 13:55 -
Sulmi i Metës ndaj botuesit të Shqiptarja.com dhe gazetarëve/ Rama: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë publikut
Pas sulmeve të bëra nga presidenti Ilir Meta në adresë personale të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
25 Tetor 2020, 13:14 -
Periferi
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
18 Tetor 2020, 12:51 -
Gjykata 'gjen' fantazmën Çlirim Gjata pas shkrimit të Carlo Bollinos, i cili i përgjigjet
Në një editorial të para pak ditësh që u botua në Shqiptarja.com dhe pati jehonë në shumë media të tjera, u denoncua rasti i Çlirim Gjatës, i cili për të shmangur përballjen me drejtësinë për shpifje pas denoncimit të gazetarit Carlo Bollino, u fsheh për 15 muaj, ndërkohë që gjyqtarja nuk e ka gjetur ende. Pas editorialit reagoi gjyqtarja e medias Edlira Petri. Publikojmë reagimin e saj dhe më poshtë një përgjigje të Carlo Bollinos.
13 Tetor 2020, 13:50 -
Bollino: Shpifi dhe fshihet, kush e njofton Çlirim Gjatën që gjykata po e kërkon prej 15 muajsh?!
Nëse Çlirim Gjata nuk do të ishte edhe kreu i departamentit të Drejtësisë së Partisë Demokratike që pretendon të udhëheqë vendin, kjo që po ju tregoj do të ishte vetëm një histori qesharake. Por duke konsideruar funksionin politik si dhe profesionin (e supozuar) të avokatit, mënyra se si Çlirim Gjata tallet me drejtësinë e bën këtë histori dramatike. Imazhi perfekt se si partia kryesore e ish-qeveritarëve dhe eksponetëve të saj më të lartë, vazhdon të baltosë drejtësinë, edhe tani që pretendojnë të rikthehen në qeveri.
11 Tetor 2020, 20:15 -
Bollino: Arben Frashëri me një shtëpi 56 metra2, u shkarkua një superpolic hero?
Nëse vërtetë vetëm në bazë të këtij “mëkati” u ndërpre me nam të zi karriera e gjatë e një polici, jo vetëm do të thotë që deri më sot Arben Frashëri ka luftuar me bandat pa pranuar prej tyre asnjë kompromis (edhe vetëm kaq do të mjaftonte ta quanim hero), por do të thotë, mbi të gjitha, se ky sistem vetingu nuk funksionon.
3 Tetor 2020, 20:01 -
Periferi
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online
Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin, Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit.
22 Shtator 2020, 21:19 -
Bollino: Miliona e miliona lekë nga 'oligarkët' ndaj dy familjeve në PD dhe mediave të saj
“Të ashtuquajturit “oligarkë” nuk janë kaq të fortë sa të kushtëzojnë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri edhe pse nuk ka asnjë dyshim se kanë lidhje të forta me politikën. Këto lidhje janë të dukshme me qeverinë, nëpërmjet konçensioneve, tenderave dhe PPP, por janë po aq të forta edhe ne se të padukshme me kupolën e Partisë Demokratike dhe mediat e lidhura direkt me PD”. Denoncimi u bë nga gazetari Carlo Bollino gjatë ndërhyrjes së tij në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.
18 Shtator 2020, 20:40 -
Bollino: PD shkel vijën e dytë të kuqe. Nis me mua metodat e reja të shantazhit kilian, nesër u takon të gjithëve
Jam një gazetar që kritikoj Sali Berishën dhe Partinë Demokratike çdo herë që sipas meje gabojnë, por PD po kërkon të më mbyllë gojën duke filluar një linçim publik duke shpërndarë të dhëna private të sipërmarrjeve të mia ligjore, të spiunuara nga sistemi tatimor shtetëror. Një sulm i hapur kundër lirisë së medias me metoda alla Pinoçet. Të njëjtat shantazhe po nis ndaj sipërmarrësve dhe çdo kundërshtari të PD-së për të kushtëzuar fushatën zgjedhore. Çfarë mund të ndodhë nëse PD fiton zgjedhjet?
3 Shtator 2020, 13:39 -
Bollino: Listat e hapura, logjika e SHBA rizgjon Lulin dhe Ilirin nga ëndrrat e tyre pa logjikë
Departamenti Amerikan i Shtetit çmonoti me deklaratën e sotme analizat, pretendimet dhe shpresat e palogjikshme të opozitës jashtëparlamentare dhe të Presidentit të Republikës duke i hapur rrugë, siç ishte e parashikueshme, ndryshimeve kushtetuese dhe listave të hapura që do të votojë Kuvendi, i cilësuar edhe njëherë nga SHBA plotësisht legjitim. Një tjetër dënim nga ana e ndërkombëtareve ndaj vendimit vetëvrasës të Lulzim Bashës për të braktisur kuvendin 17 muaj më parë.
29 Korrik 2020, 19:27 -
Bollino: Listat e hapura, Basha po korr gabimet që mbolli (as ndërkombëtarët nuk mund ta shpëtojnë dot)
Mundësia që Parlamenti të votojë listat e hapura dhe si pasojë të pengojë mundësinë e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, nuk është as grusht Shteti dhe as shkelje e Kushtetutës: Thjeshtë, është pasoja e parë politike dhe konkrete, e gabimit të PD-së dhe LSI-së me vendimin e marrë për bojkotimin e Kuvendit.
11 Korrik 2020, 17:50 -
SPAK duhet të hetojë historinë që tentoi të destabilizojë Shqipërinë
Gazetari Carlo Bollino ishte i vetmi që i hyri seriozisht me fakte dhe e çmontoi këtë lajm të rremë, por siç ndodh në Shqipëri, ai u relativizua nga politika, që e kishte projekt prodhimin e një skenari për destabilizim politik.
6 Qershor 2020, 16:26 -
Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos
Në rastin e kërcënimit dhe shpifjeve ndaj Bolinos është shkelur edhe kodi i nderit i shqiptarit. Berisha do të duhej të ishte bartës i kësaj vlere, por ai, përkundrazi, bën të kundërtën. Karlo Bolino ka zgjedhur të jetë shqiptar, pra të jetojë me ne dhe të marrë shtetësinë tonë. Në vendin e tij në Itali janë me mijëra shqiptarë që jetojnë dhe vlerësohen. Karlo Bolino, ashtu si shumë gazetarë të tjerë në këtë vend, ka treguar dhe ka informuar publikun si një gazetar perëndimor.
24 Maj 2020, 20:08 -
Kërcënimi i Carlo Bollinos pas sulmit të Berishës, Sejdarasi: Kolegët mos bëhen palë me të keqen, të lënë karrigen dhe të protestojnë
Për Sejdarasin, moderatorët e emisioneve duhet që përballë këtyre situatave, ku politikanët si rasti i Sali Berishës sulmojnë dhe shpifin për kolegët e tyre, duhet t'u tregojnë derën e prokurorisë dhe të gjykatës.
22 Maj 2020, 20:49 -
Bollino: Militanti i Berishës më kërcënon me vdekje 3 minuta pas shpifjeve të ish-kreut të PD-së në Tv Klan
Një simpatizant dixhital i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës më nisi mbrëmë një mesazh vdekjeje. ''Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda'' më shkruajti në messenger-in personal një farë Arjan Fatime Pupa, lindur në Sukth dhe banues në Itali, në provincën e Novarës. Mesazhi “elegant” më erdhi në 21:41, tamam tre minuta pasi Sali Berisha më sulmonte me shpifjet e tij të zakonshme gjatë emisionit “Opinion” ne Tv Klan të drejtuar nga Blendi Fevziu, kur me ka etiketuar si ''Karlo Malavita''.
22 Maj 2020, 19:14 -
Bollino: Pas 28 vitesh vazhdojnë përndjekjet ndaj meje me shpifje raciste e ksenofobe të çiftit Sali-Jamarbër
Shpifja është arma që Sali Berisha e ka mësuar në librat e marksizëm leninizmit, të vetmet që ka mësuar me përkushtim gjatë gjithë jetës. Habit fakti se dhëndrri i tij e ndjek në të njëjtën rrugë, duke injoruar jo vetëm logjikën, por edhe ligjet e bëra prej vetë atyre. As edhe një juriste në familje nuk i ndihmon që të shmangin gafat. Për fat të keq, familja Berisha ka pasur gjithnjë një konflikt të madh me ligjet, pasi ata ndjehen gjithmonë sipër çdo gjëje.
13 Maj 2020, 18:28 -
Bollino: Tetë vjet Report TV si përputhje e ëndrrave me pjesën më të mirë të shqiptarëve
Report TV sot është një televizion i fortë në tregun mediatik mes 4 televizioneve më të ndjekura në rang kombëtar, i besueshëm, i dashur dhe i kritikuar si të gjithë mediat që bëjnë të ndjehet pesha e zërit të tyre. Armiqtë janë pak a shumë të njëjtët e tetë viteve më parë, e duke i parë mirë, të njëjtët e 28 viteve të miat të kaluara në Shqipëri.
12 Maj 2020, 20:41 -
EKSKLUZIVE/ Flet për herë të parë në Shqipëri shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19: Mund të jetë gati në fund të vitit (VIDEO)
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19 profesor Andrea Gambotto në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i japë fund ankthit që ka tronditur mbarë botën.
5 Prill 2020, 18:32 -
Bollino: Një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri
Nga sot në orën 13.00, 655.000 pensionistë shqiptarë janë në ''arrest shtëpie'' pa afat, sipas një urdhëri të autoriteteve shëndetesore për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Një masë ekstreme, por që shkakton shumë probleme për të moshuarit. Pse nuk mendohen maza alternative, si për shembull duke u rezervuar të moshuarve një fashë orare daljeje të ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve?
28 Mars 2020, 16:19 -
Bollino: Një i shëruar nuk do të thotë asgjë, rrugët prapë janë plot, emergjenca e vërtetë ende nuk ka filluar!
Masat e marra deri tani në Shqipëri, ndonëse të rrepta, nuk janë ende të mjaftueshe për ta ndaluar epideminë të shpërthejë. Në Shqipëri është i nevojshëm një shtetrrethim edhe para orës 18.00, pasi virusi nuk përhapet vetëm kur është errësirë.
18 Mars 2020, 15:32 -
Bollino: Është koha për guxim, në Shqipëri duhen të njëjtat masa ekstreme të marra në Itali
Tani që, më në fund, ministria e Shëndetësisë u zgjua nga optimizmi i saj, në bazë të të cilit për ditë me radhë e ka trajtuar koronavirusin si një eventualitet akademik dhe jo si diçka që do të ndodhë me siguri, nuk duhet humbur më kohë. Masat e marra dje nuk mjaftojnë, pasi janë shumë të ngadalta dhe shumë të përmbajtura ndaj shpjetësisë, me të cilën po përhapet epidemia në Itali, nga e cila infektohemi.
10 Mars 2020, 11:51 -
Bollino: Meta dolli turpi me trafikante, por ai ligji duhet ndryshuar
Ilir Meta është vënë me shpatulla pas muri nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa ato foto skandaloze përbri trafikantëve e kanë vendosur në krizë para opinionit të brendshëm publik, i cili po e përmbyt me mesazhe e kritika edhe në mediat sociale
5 Mars 2020, 19:26 -
Gazetari Koka: Prokuroria të nisë hetimet për kërcënimin e gazetarit Bollino! Meta të bëjë 'mea culpa' për fotot me trafikantët (VIDEO)
I ftuar në 'Repolitix' gazetari Bledian Koka tha se kërcënimi i Carlo Bollions ishte një rast i rëndë, i dënueshme dhe se prokuroria duhet të niste një hetim. Në lidhje me faktin që Presidenti Meta ndodhej në krah të një personi të dënuar për drogë, gazetari koka shprehet se ai duhet të bëj një 'mea culpa' dhe të mbajë përgjegjësi në lidhje me aktet e tij.
4 Mars 2020, 21:34 -
Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët
Leonard Koka, vëllai i deputetit Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri.
4 Mars 2020, 19:01 -
Carlo Bollino: Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit
Meta është sërish në krye të botës së tij virtuale, në të cilën u votua më 13 tetor, ku parashikohen tërmetet, ku Parlamenti do të digjej, ku ambasadorët kërcënojnë dhe bëjnë komplote, ku institucionet ndërkombëtare janë në duar të bandave kriminale dhe ku LSI në zgjedhjet e vitit 2017 u bë forca e parë politike dhe fitoi më shumë se 50 mandate.
20 Shkurt 2020, 12:19 -
Bollino: “Anti-shpifje”, kontradiktat e një ligji të rrezikshëm
Edhe pse për herë të parë mbron të drejtën e një qytetari që cënohet nga shpifja e një media, ky ligj, për nga mënyra se si është hartuar rrezikon të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm presioni dhe kontrolli në duart e qeverisë së radhës. Kercenohen edhe televizionet. Ja pse.
18 Dhjetor 2019, 00:17 -
Carlo Bollino Kryemadhit: Unë bëra dy muzeume, jo vila e pallate si ju
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pati nje debat të ashpër në studion e emisionit "Open" natën e të enjtes në Top Channel, ku në vend që të fliste për problemet e tërmetit dhe pasojat e tij, u fokusua të sulmojë gazetarët personalisht me akuza të rreme dhe pa asnjë fakt dhe logjikë
13 Dhjetor 2019, 18:36 -
Festivali i 11 (+47) i një italiani
Nuk e prisja që një Italian, Carlo Bollino, të sillte në skenë një Festival që për vetë shqiptarët që lindën pas vitit 1972 nuk u morr vesh kurrë me saktësi si dhe pse ndodhi “rënia” e siparit të lëvizjes kulturore, ajo që do të “ngrinte” përfundimisht plot këngëtarë dhe autorë; dhe që ngriu përfundimisht Luan Zhegun.
12 Dhjetor 2019, 20:55 -
Nga ish- studenti që kryesoi jurinë tek artistët, mesazhet e natës finale në Festivalin e XI-të në Bunk’art 1
Festivali i XI në Bunk'art 1 ka mbyll siparin mbrëmjen e sotme. Nga Agim Krajka, Justina Aliaj, Luan Zhegu tek Kozma Dushi, spektatori ka përjetuar tre net magjie. Artistët protagonistë janë kthyer në retrospektivë, para 47 vitesh, duke sjell kujtime të ëmbla dhe të trishta
11 Dhjetor 2019, 22:46 -
Superprenotime për Festivalin e 11, salla plot për të tri netët që startojnë sot në Bunk'Art1 (VIDEO)
Atmosferë pune e entuazmi në Bunk'Art1. Mbushet plot salla per te tri netet e festivalit. Ja si punojnë organizatorët e protagonistë e festivalit, regjisori e prezatuesit Bujar Kapexhiu e Marsela Çibukaj. Bujar Kapexhiu: “Falënderoj ideatorin Carlo Bollino, po e rikhen festivalin në formën më origjinale.”
8 Dhjetor 2019, 19:51 -
Bollino: Ekstremizmi i Ilir Metës, një tjetër dhuratë për Edi Ramën
I terrorizuar nga pamundësia e kontrollit të sistemit të ri gjyqësor, presidenti është hedhur në një betejë të dëshpëruar kundër reformës së drejtësisë që për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian vlen më shumë se çdo princip tjetër. Rezultati i këtij veprimi ekstremiste dhe të pakontrolluar, është se siç ndodhi me protestat e opozitës, komuniteti ndërkombëtar u bashkua fort sërish rreth Edi Ramës.
23 Nëntor 2019, 12:29 -
Java e Gjuhës Italiane/ Në librin 'Italianë të Lindjes', edhe Shqipëria vendi i ëndrrave që bëhen realitet (VIDEO)
Libri “Italianë të Lindjes” i Lorenzo Colantoni-t edhe Riccardo Venturit u promovua në Tiranë, në kuadër të javës së Gjuhës Italiane në Botë. Autorët e librit si dhe personazhet që janë përzgjedhur si rrëfyes për Shqipërinë në këtë këtë libër, si gazetari Carlo Bollino, sipermarresja Silvia Minotti, apo sipërmarrësi e politikani Agron Shehaj rrëfejnë eksperiencat e tyre si emigrantë
24 Tetor 2019, 12:20 -
Ekskluzive/ Soreca: Për ta mposhtur, krimit duhet t'i goditet pasuria! BE strukturë në Shqipëri për hetime financiare (VIDEO)
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë intervistës ekskluzive të dhënë për gazetarin Carlo Bollino në Report TV ka theksuar se për të luftuar krimin e organizuar duhen luftuar edhe pasuria e vënë në mënyrë të kundraligjshme. Kryediplomati i BE-së, ka rrëfyer edhe për projektin e BE-së me disa vende anëtarë për të trajnuar forca policore për hetime financiare ndaj grupeve kriminale.
23 Tetor 2019, 17:48 -
Bollino: 'Venecia', ja dy nenet e Kushtetutës që ka shkelur Presidenti
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përpiqet edhe një herë t’i vijë rrotull verdiktit të Komisionit të Venecias. Mbrëmë në darkë, duke folur në një intervistë televizive dhënë gazetares Eni Vasili, ai tha se vendimi, që pritej të merrej sot, për atë “ka zero rëndësi”.
11 Tetor 2019, 19:28 -
Bollino: Kur propozova një vit më parë një armë kundër 'KÇK'-së
Nuk më pëlqen të citoj atë që kam shkruar unë vetë. Dhe, nëse e bëj këtë herë, kjo është vetëm pasi alarmi, që lëshova sakësisht një vit më parë, më në fund u dëgjua. Është vonë, shumë vonë, por ka shpresë që, gjithsesi, mund të bëhet diçka për të goditur fenomenin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët, në pritje të vetingut, dhe duke e ditur që nuk kanë asnjë shpresë për ta kapërcyer, “kapin ç’të kapin”.
9 Tetor 2019, 19:43