-
-
Partizani ‘masakron’ Kukësin, Junior: Këtë herë derbi me Tiranën do ketë histori ndryshe
Fitorja tenistike 5-0 kundër Kukësit i ka dhënë zemër Partizanit. Në prag të derbit me Tiranën futbollisti brazilian i të kuqve Stenio Junior thotë se këtë herë historia do jetë ndryshe me bardheblutë, të cilët kanë fituar dy ndeshjet e para të sezonit.
3 Mars 2022, 14:31 -
Superliga, Partizani pret Kukësin për t'u rikthyer te fitoret! Mehmeti: Gabimet në sulm s'na lejohen më!
Në prag të ndeshjes me Kukësin trajneri i Partizanit i druhet çedimit që skuadra e tij ka në fazën e sulmit. Ndërkohë trajneri i Tiranës Orges Shehi shprehet se bardheblutë do ta kenë të vështirë me Teutën, pasi është ekipi kampion në fuqi.
1 Mars 2022, 14:48 -
Të shtunën luhet një 'copë' titulli, trajneri i Tiranës: Kundër Laçit 90 minutat vlejnë 6 pikë
Në prag të supersfidës Tirana-Laçi që mund të jetë përcaktuese për titullin, trajneri i bardhebluve Orges Shehi, thotë se ky 90 minutësh mund të vlejë 6 pikë. Ndërkohë te Kukësi pretendojnë se ndryshe nga pjesa e parë e sezonit Teuta tani është një kundërshtar i kalueshëm.
25 Shkurt 2022, 13:14 -
U godit me gurë nga tifozët e Kastriotit, futbollisti i Tiranës me 4 të qepura në kokë! Shehi: Krutanët ishin agresiv!
Aldo Gjumsi, futbollisti i Tiranës, është goditur me send të fortë në kokë gjatë ndeshjes me Kastriotin. Tifozët krutanë i kanë shkaktuar dëmtime të shumta 19-vjeçarit, duke rikthyer edhe njëherë skenat e dhunës në futbollin shqiptar.
21 Shkurt 2022, 10:53 -
Skënderbeu thyhet në përballjen e mbijetesës kundër Egnatias! Dinamo 3 humbje rradhazi, zv/trajneri: Shpresë me Teutën
Derbi i mbijetesës mes Egnatias dhe Skënderbeut i ka takuar rrogozhinasve. Ndërkohë po për llogari të javës së 21 të dielën do luhet me Teuta-Dinamo, me stafin me ‘nëndetëses’ që beson se kundër durrsakëve do të marrë fund ecuria negative e humbjeve rradhazi.
19 Shkurt 2022, 15:48 -
Kukësi e fundosi, trajneri i Kastriotit: E kotë nëqoftëse nuk marrim pikë kundër Tiranës
Kastrioti që Lufton për mbijetesë mori një goditje të fortë javën e fundit, por krutanët shpresojnë të marrin pikë këtë fundjavë kundër Tiranës. Trajneri Emiljano Çela thotë se do të jetë shumë e vështirë për skuadrën që drejton në rast se nuk merr rezultat pozitiv ndaj kryesuesve të kampionatit.
17 Shkurt 2022, 13:19 -
-
-
'Presioni më pëlqen', trajneri i Partizanit: Me Teutën duam 3 pikët! Prag Skënderbeu, Tirana: S'ka eufori tek ne
Në prag të përballjes me kampionët në fuqi të Teutës te Partizani trajneri Mehmeti e pranon se ka presion. Ndërkohë te Tirana kryesuese hedhin poshtë mundësinë për eufori dhe thotë se me Skënderbeun objektiv janë vetëm 3 pikët.
4 Shkurt 2022, 13:10 -
S'fitoi asnjëherë në 2021, trajner i Tiranës: Kukësi s'është i pamposhtur! Të hënën mbyllet gjysma e Superligës
Kukësi i pamposhtur në 2021 nga Tirana do përballet me bardheblutë kryesues të Superligës të dielën në supersfidën e javës së 18. Trajneri i Tiranës Orges Shehi thotë se kjo ndeshje do ketë një histori tjetër nga ajo e kaluara, ndërsa po të dielën luhet edhe Kastrioti-Vllaznia.
29 Janar 2022, 13:43 -
Shkurtaj rikthehet me gol te Kukësi, 'likuidon' Skënderbeun me një lojtar më pak! Të hënën derbi Dinamo-Tirana
Kukësi ia ka dal të marrë një fitore minimale 1-0 kundër Skënderbeut edhe pse për më shumë se 50 minuta luajti me një lojtar më pak. Ndërkohë të hënën në program është derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana, me trajnerin e nëndetëses Shkëmbi i cili thotë se janë gati për të mundur bardheblutë kryesues.
23 Janar 2022, 18:57 -
Veliaj bën bashkë legjendat e Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, thumbon Dukën: Kush e ka punë kryesore sportin, duhet të kishte bërë më shumë
Emrat më të shquar të futbollit shqiptar që kanë bërë histori me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos u rikthyen dje në fushën e blertë, për të risjellë edhe njëherë emocionet e mëdha të derbeve të Kryeqytetit
21 Janar 2022, 13:37 -
Dhunë në ndeshjen Tirana- Vllaznia, VIDEO nga momenti kur tifozët marrin fikëset e zjarrit, sulmojnë njëri-tjetrin në Air Albania, ndërhynë FNSH! FSHF dështon para syve të UEFA-s
FSHF ka dështuar në provën e sigurisë në 'Air Albania' në sytë të UEFA-s. Gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia, dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar në xhama, stola të thyera, aq sa u desh ndërhyrja e FNSH që situata të qetësohej. Ky incident ndodhi në një kohë kur të pranishëm kanë qenë ekspertët e UEFA-s të cilët po bëjnë prova që stadiumi të jetë gati për në maj për finalen e 'Conference League'.
15 Janar 2022, 21:59 -
Eksperimentet e UEFA-s me Air Albania, tifozët mbesin jashtë për derbin Tirana-Vllaznia
Për shkak se ekspertët e UEFA-s po bëjnë prova për Conference League, finalja e së cilës do luhet në maj në Air Albania, tifozëve u është kërkuar në momentin e fundit karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për tu futur në stadium.
15 Janar 2022, 19:53 -
Superliga rikthehet me derbin Tirana-Vllaznia, shkodranët 5 vite pa fitore në kryeqytet! Skënderbeu prezanton blerjet para Laçit
Tirana-Vllaznia ose ndryshe derbi i Shqipërisë është supersfida e javës së 16 të Superligës që rikthehet pas ndërprerjes dimërore. Ndërkohë në prag të takimit me Laçin Skënderbeu ka prezantuar dy blerje të reja të merkatos.
14 Janar 2022, 14:13 -
Braçe nxjerr pagesat e paligjshme të FSHF-së me firmë të Armando Dukës për Tiranën: I tmerruar nga tallja e t*apit, pa u hetuar nuk mund të ketë futboll
Për deputetin socialist Erion Braçe, futbolli në vendin tonë nuk luhet më me kembë, por me dorë në tavolinën e Atmand Dukës. Deputeti i PS-së ka publikuar disa pagesa bankare me firmë të Armand Dukës, që FSHF ka kryer në emër të klubit Tirana, që ka llogaritë e bllokuar nga përmbarues, duke e cilësuar këtë një shkelje të hapur të çdo lloj barazie
12 Janar 2022, 19:29 -
Vllaznia dhe Tirana 'ndezin motorët', fitojnë me 'poker' miqësoret para derbit të Shqipërisë
Si Vllaznia ashtu edhe Tirana kanë treguar se janë gati për derbin e Shqipërisë një javë para se të zhvillohet. Shkodranët kanë mposhtur 4-1 Tërbunin, ndërsa bardheblutë kryesues të Superligës fituan 4-2 kundër Bylisit.
9 Janar 2022, 18:16 -
Dita e parë e 2022! Kryeqyteti ‘i boshatisur’, pa njerëz dhe pa trafik (VIDEO)
Mëngjesi i 1 janarit kishte një panoramë krejt ndryshe nga ditët e zakonta në kryeqytet. Rrugët që pothuajse çdo ditë karakterizohen nga trafiku sot ishin bosh, ndërsa të paktë ishin edhe qytetarët që kishin dalë të ecnin.
1 Janar 2022, 11:36 -
EKSKLUZIVE/ I ra të fikët nga emocioni i golit, tifozi i Tiranës: I kërkova ambulancës të kthehej në stadium! Derbin e përjetoj gjithmonë kështu
Tifozi i Tiranës, të cilit i ra të fikët në derbi për shkak të emocioneve të mëdha, tregon për Report TV situatën e pabesueshme që i ndodhi gjatë kohës që shkonte me ambulancë drejt spitalit. Ai thotë se prej 25 vitesh e përjeton me emocione të jashtëzakonshme derbin e kryeqytetit.
24 Dhjetor 2021, 12:52