-
Basha me banorët dhe bizneset në Kamëz: Është rritur varfëria, të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë Shqipërinë
Në vazhdim të turit të takimeve me qytetarët dhe bizneset, kreu i PD, Lulzim Basha është ndaluar në Kamëz. Sipas Bashës, banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë.
16 Qershor 2020, 18:11 -
Basha me bizneset në njësinë 4: Në kushte të vështira për bukën e gojës, taksat e shqiptarëve për oligarkët (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon me turin e takimeve me bizneset e vogla. Ai është ndaluar në njësinë 4 në Tiranë, ku fajtore për situtën ekonomike bën qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
11 Qershor 2020, 10:45 -
Heqja e TVSH-së, Jaka: Frymëmarrje për biznesin e vogël, paketa e rimëkëmbjes e domosdoshme, humbjet janë të mëdha
Heqja e tatim-fitimit dhe e TVSH-së për biznesin e vogël deri në vitin 2029, për sipërmarrjen private do t'i japë frymëmarrje ekonomisë. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë përveç këtyre masave biznesi ka nevojë për një paketë rimëkëmbje emergjente pasi humbjet janë të mëdha.
9 Qershor 2020, 13:18 -
Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet e të kthehet i vogël (VIDEO)
9 vite biznesi i vogël me qarkullim deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajë tatim mbi fitimin. Ky është propozimi i qeverisë që pritet të zyrtarizohet këtë sesion në parlament, që për ekspertët është pozitiv dhe mbështet biznesin. Eksperti Klodian Muço thotë se ky përjashtim formalizon ekonominë por do rrezikon buxhetin e shtetit.
6 Qershor 2020, 15:37 -
Ahmetaj konfirmon: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029
Biznesi i vogël nuk do të paguaj tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërsa këtë të premte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.
5 Qershor 2020, 15:56 -
Rama lajm të mirë për biznesin e vogël: Do heqim taksat deri në 2029
Rama tha se po punohet për një ligj që bizneset e vogla me xhiro vjetore 140 mijë dollarë të mos paguajnë asnjë taksë deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.
4 Qershor 2020, 23:10 -
Basha takim me bizneset në njësinë 8 në Tiranë: Po falimentojnë për shkak të Ramavirusit (VIDEO)
Basha shprehet se bizneset po shkojnë drejt falimentit dhe nuk janë ndihmuar nga qeveria, pasi Rama nuk ka asnjë plan konkret ekonomik për të nxjerrë nga kriza e pandemisë biznesin e vogël.
29 Maj 2020, 11:49 -
PD-ja llogarit humbjet e biznesit, Salianji: Një bar kafe minus 1.5 mln lekë çdo muaj, ndihma e qeverisë e vogël
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji llogariti sipas tij humbjet mujore të një biznesi të vogël, bar kafe, ku thekson se bie në sy sesa të larta janë taksat dhe tarifat dhe sa e vogël është ndihma e qeverisë
7 Maj 2020, 12:40 -
Hyn në fuqi Akti normativ për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi fitimit për call center dhe turizmin. Biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim!
Biznesi i vogël duke qenë se është dëmtuar ndjeshëm nga përhapja e Covid-19, si dhe mbyllja e tij me vendim qeverie, nuk do të paguaj tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020 në masën e 5%.
27 Prill 2020, 19:47 -
Shtyhet në 2021 parapagimi këstit të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center, biznesi i madh rifillon pagimin e këstit në tetor 2020
Të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë nuk do te paguajnë këstet e parapagimit të tatim fitimit, për vitin 2020. Këto parapagesa kryhen për çdo tremujor bazuar në fitimin e një viti më parë.
24 Prill 2020, 22:10 -
Sot mbyllet afati i aplikimit për pagën e luftës, Tatimet: Të refuzuarit do t'i njoftojmë nëse fitojnë nga paketa e dytë
Sot përfundojnë aplikimet për pagën e luftës për të gjithë të punësuarit në biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë, dhe që aktiviteti i të cilëve është mbyllur me vendim qeverie.
18 Prill 2020, 09:26 -
Denaj thërret Këshillin e Investimeve, Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve. Në mbledhje është diskutuar impakti në ekonomi i situatës së krijuar nga pandemia, si dhe nevojat për ridimensionim të ekonomisë në sektorë kyç në një periudhë afatmesme.
15 Prill 2020, 13:48 -
Rama: Me ecurinë e deritanishme të COVID-19, brenda majit një pjesë e 176 mijë punonjësve rikthen në punë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj.
14 Prill 2020, 10:44 -
Pse refuzohen aplikimet për pagën e luftës? Ja 10 arsye! Shumica e aplikimeve kanë qenë biznes i madh
Brenda një jave nga fillimi i aplikimeve nga ana e bizneseve dhe të vetë punësuarve për të marrë pagën e luftës, pasi kanë mbetur të papunës si pasojë e masave kundër Covid-19, janë refuzuar 18% e aplikimeve të bëra, pasi është verifikuar se ato nuk bënin pjesë në grupin e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet që mbyllet.
13 Prill 2020, 12:01 -
Në rrugët e Elbasanit lëvizin vetëm autoritetet, asnjë qytetar jashtë (VIDEO)
Si shumë qytete në Shqipëri edhe në Elbasan situata paraqitet e njëjtë, lëvizjet janë me pikatore. Në rrugë nuk mund të shquash asnjë qytetar, ndërsa të vetmit që lëvizin janë autoritet si policia, ushtria, policia bashkiake apo ambulancat.
12 Prill 2020, 16:39 -
E diela e heshtur në Durrës! Qyteti dhe autostrada të boshatisura nga njerëzit dhe mjetet
Dita e diel me diell nuk ka tunduar qytetarët durrsakë të dalin shëtitje në qytet apo buzë detit, por kanë preferuar që rrezet t’i shijojnë nga ballkoni i tyre i shtëpisë. Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi qytetarë, se me shëndetin nuk bëhet shaka duke marrë seriozisht zbatimin e
12 Prill 2020, 15:45 -
Lëviz vetëm ambulanca! Heshtje në Fier, qytetarët e shijojnë të dielën nga ballkoni (Pamjet me dron)
Një ditë e bukur me diell, por që fierakët duhet ta shijojnë nga ballkonet, pasi të gjithë qytetarët janë në karantinë. Report Tv sjell pamjet me dron nga Fieri, ku në rrugë qarkullon vetëm ambulanca dhe disa mjete.
12 Prill 2020, 10:28 -
Leli apel vlonjatëve përmes Report Tv: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit, ndihma e parë për biznesin
Sot vendi është në karantinë totale, por nga nesër e në vazhdim kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u kërkoi qytetarëve që në fashën orare që lejohen për të dalë nga shtëpia të respektojnë distancën sociale, pasi jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Lidhur me biznesin, Leli tha se do ta përjashtojë nga taksa e zënies së hapësirës publike për tre muaj, ndërsa janë në diskutim me qeverinë për paketën mbështetëse për turizmin.
12 Prill 2020, 09:05 -
Tatimet: Ndihmë vetëm të punësuarit e regjistruar para krizës, nuk merren parasysh bizneset e hapura më 2020
Një numër punonjësish, të cilët nuk po punojnë pasi bizneset punëdhënëse janë pezulluar për shkak të koronavirusit, janë përjashtuar nga marrja e ndihmës ekonomike. Tatimet sqarojnë se kush nuk mund të përfitojë ndihmë dhe çfarë duhet të plotësojnë për ta marrë atë.
10 Prill 2020, 17:42 -
PD: Lekët që qeveria i jep në mëngjes biznesit të vogël, ia merr në darkë me sigurimet shoqërore
Konkretisht, Shehaj denoncon se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars dhe nga 26000 lekë që është paga e luftës, i mbeten, sipas tij edhe 2 mijë lekë në xhep.
10 Prill 2020, 15:50 -
Miratohet ndihma financiare për bizneset e vogla! Refuzohen 18% e aplikimeve...deri tani janë paguar mbi 17 mijë punonjës
Drejtoria e Tatimeve deri më sot ka miratuar ndihmën ekonomike në masën 26 mijë lekë në muaj për punonjësit e 12.600 bizneseve të vogla, me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, të cilat janë detyruar të mbyllen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërsa janë skualifikuar 18% e aplikimeve të bizneseve.
9 Prill 2020, 11:53 -
Paga e luftës/ Tatimet: Mbi 10 mijë punonjës nga biznesi i vogël e morën, vijojnë aplikimet
Që nga hapja e aplikimeve më 1 prill për të përfituar pagën e luftës për të gjithë ata biznese dhe të vetëpunësuar, kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese dhe 61 mijë e 120 punonjës e të vetëpunësuar. Ndërkohë është miratuar ndihma financiare për mbi 6 mijë biznese dhe për mbi 10 mijë punonjës.
6 Prill 2020, 15:35 -
Shtyrja për shkak të koronavirusit/ Tre kategoritë përfituese do t'i paguajnë qiratë me këste pas 31 majit
Qeveria ka publikuar aktin normativ që shtyn pagesën e qirasë me dy muaj për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga masat e qeverisë kundër COVID-19, për studentët si dhe për individët që kanë mbetur të papunë si pasojë e masave kundër virusit. Pagesa e qirasë do të bëhet me këste pas pandemisë, ndërsa ata qiradhënës që nuk respektojnë vendimin do të gjobiten sa pesëfishi i qirasë mujore.
3 Prill 2020, 15:32 -
Si të aplikoni për të përfituar pagë/ Qeveria paketë masash për biznesin e vogël dhe ata që mbetën pa punë
Me një akt normativ dhe me një VKM qeveria ka vendosur të mbështetë financiarisht personat që mbeten pa punë si pasojë e rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Janë caktuar lehtësi në pagesën e taksave për ndërmarrjet e vogla, ndërkohë që të papunët e mëparshëm dhe personat në ndihmë sociale marrin përfitime që fillon nga 26.000 lekë në muaj, deri në dyfishim të asistencës.
28 Mars 2020, 14:40 -
'Hiqni çdo lloj takse vendore dhe na paguani dritat e ujin', biznesi i vogël dhe i mesëm kërkesë me 12 pika qeverisë
Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël ku u është shtyrë mbyllja e bilancit në korrik, përjashtimi nga taksat vendore dhe do të punonjësit mbetur në shtëpi do të paguhet, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, iu është drejtuar me një kërkesë me 12 pika.
25 Mars 2020, 19:30 -
Lokali iu mbyll si pjesë e masave ndaj koronavirusit, pronari: Deri tani kam 3 milionë lekë dëme (VIDEO)
Dorian Çela është një qytetar nga Tirana, pronar i një bar-kafeje në zonën e Yzberishtit. Në stafin prej katër vetash Doriani shpjegon se dëmi me përafërsi që ka shkaktuar mbyllja e biznesit të tij që prej datës 11 mars, kur ai uli qepenat shkon në 3 mln lekë.
24 Mars 2020, 21:16 -
PD: Bashkia Tiranë të lehtësojë bizneset, pezullo këstin e parë të taksave vendore
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar nga Bashkia Tiranë që të lehtësojë biznesin sidomos atë të vogël në mënyrë që të shmanget falimentimi I tyre në këtë situatë emergjente të krijuar nga koronavirusi.
16 Mars 2020, 18:21 -
Zbardhet udhëzimi, si do të njihen shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti për bizneset
Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.
17 Shkurt 2020, 08:30 -
'Do ulim taksat dhe do shkrimë inspektoratet'/ Basha i premton 'parajsën' biznesit të vogël në Fier, por s'përgjigjet për qeverinë në hije (VIDEO)
Si hap të parë, Basha tha se biznesi i vogël do të konsiderohet cdo sipërmarrje me xhiro nën 14 mln lekë në vit dhe do të përjashtohet nga skema e TVSH-së. Gjithashtu ai premtoi edhe masa të tjera lehtësuese te energjia dhe nafta.
13 Nëntor 2019, 18:04