-
Pesë gjyqtarët që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Mesazhi i Oficerit: Vetëm drejtësi s'mund të quhet
Shqiptarja.com mëson emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin. Gjyqtarët janë Fuat Vedha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, kreu i grupit gjykues, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë, të cilët kompletojnë pesëshen e gjyqtarëve që rrëzuan 4 dënimet përjetë të Dritan Dajtit.
8 Shkurt 2019, 19:32 -
Vrau 4 policët që shkuan ta arrestonin në 2009 në Durrës, Dritan Dajti i shpëton burgut përjetë
Apeli i Krimeve ka pranuar sot kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar përfundimisht atë me 25 vite burg. Më herët, Gjykata e Lartë kishte kthyer dosjen për rishqyrtim në Apel për shkelje procedurale. Shkalla e parë e Krimeve të Rënda e kishte dënuar Dritan Djatin me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve specialë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, gjatë një operacioni për arrestimin e tij në Durrës në gusht 2009.
8 Shkurt 2019, 16:45 -
'Escobari i Ballkanit'/ Krimet e Rënda caktojnë trupën e gjyqtarëve për Kelment Balilin (EMRAT)
Përmes shortit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar trupën që do gjykojë dosjen e të ashtuquajturit "Escobari i Ballkanit", Kelment Balili. Kryesuese e trupës do jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj ndërsa dy gjyqtarët e tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
30 Janar 2019, 11:01 -
Kërkoi favore seksuale për t'i dhënë kujdestarinë e fëmijës gruas, Apeli i Krimeve lë në burg gjyqtarin e Fierit
Gjytari i Fierit, Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani do vijojnë të qëndrojnë në burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e arrestit të dhëna disa ditë më parë nga shkalla e parë. Gjyqtari u denoncua me video nga një grua në një emision investigativ teksa i kërkonte favore seksuale dhe para t'i dhënë asaj kujdestarinë e fëmijës pas divorcit.
25 Janar 2019, 10:06 -
Operacioni i madh antidrogë që nxori zbuluar pesë grupe kriminale në vend
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e 44 personave. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të zbardhur nga "Shqiptarja.com", rezulton se organizatat kriminale më me zë në vend kanë lidhje me njëra-tjetrën. Konkretisht filitet për organizatën e Avdylajve e Hoxhave në Shijak, Bajrave në Shkodër e Ndokajve në Lezhë.
25 Janar 2019, 07:59 -
Seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me atentatorin nga Kosova
Seancat gjyqësore tek Krimeve të Rënda kanë dështuar disa herë radhasi, pasi nuk bëhej i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri por referuar të dhënave të sistemit TIMS Berisha rezultonte brenda vendit.
6 Dhjetor 2018, 10:43 -
'Lazarati 2' tek Krimet e Rënda, Armand Bajrami: Pati fjalë fyese dhe dhunë ndaj gazetarëve
Pas gjykatësve, të radhës që u dhunuan nga familjarët e grupit të Lazaratit ishin gazetarët. Në një prononcim për Report Tv, gazetari i ABC News ka shpjeguar situatën me të cilën ai dhe kolegë të tij të tjerë u përballën në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
20 Nëntor 2018, 13:31 -
Merr fund saga 'Shullazi', koka i bandës dënohet me 14 vite burg, 55 vite për të gjithë grupin kriminal
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Në total, për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria. Pala mbrojtëse akuzoi gjykatën se mori vendime nën presion, ndërsa paralajmëroi ankimim në Apel.
13 Nëntor 2018, 16:36 -
Dëshmia e plotë e Redi Popescut në prokurori: Elvanën e ngacmuan nga një makinë, çfarë ndodhi para vrasjes
Popescu ka dëshmuar dy herë në prokurori, dhe ka thënë se natën e vrasjes, këngëtarja Elvana Gjata dhe i dashuri i saj, Ervin Mata janë takuar para dyqanit në ish-bllok, për të shkëmbyer një celës shtëpie, dhe në këtë moment këngëtarja është ngacmuar nga disa persona që ndodheshin brenda një makine.
3 Nëntor 2018, 15:56 -
Dosja e vrasjes në Bllok/ Ja çfarë dëshmuan prindërit e këngëtares Elvana Gjata
Ndërsa Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se ‘Elvanën kam rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.
3 Nëntor 2018, 14:14 -
‘Ngacmoi Elvanën, mos lëvizni se do t’ju q....robt......”/ Dëshmitë si ndodhi përplasja në Bllok për këngëtaren
Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Ai ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushin.
3 Nëntor 2018, 14:03 -
Pasuria në sitë, prokuroria: Ervis Martinaj në hetim për pastrim parash, lojërat e fatit kundra ligjit
Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione.
3 Nëntor 2018, 13:25 -
Dinamika/ Ervis Martinaj- shokëve: Ejani me armë në Bllok (Zbardhen bisedat telefonike)
Pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, Ervis Martinaj komunikon në ëhats up me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.
3 Nëntor 2018, 12:52 -
Vrasja në ish-bllok, si ndodhi përplasja për këngëtaren Elvana Gjata: Mos lëvizni se do tju q* robt
Report Tv siguron detaje nga hetimet për vrasjen në ish-Bllok. Janë zhdukur 2 pistoleta. Gjenden 13 gëzhoja, 10 prej tyre nga pistoleta që dyshohet se është përdorur nga ish-komandoja Marviol Bilo, 3 gëzhoja të tjera janë qëlluar nga dy, një e gjetur një vendngjarje dhe një tjetër e zhdukur. Ngjarja në Bllok zgjati 60 sekonda. Sipas prokurorisë Martinaj përdor një dokument të Kosovës mund të largohet nëse lirohet nga burgu. Bisedat telefonike, Martinaj komunikon me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur. Nesër Gjykata pritet të japë edhe vendimin për masën e sigurisë për Martinajn.
3 Nëntor 2018, 11:51 -
Vrasja e gjyqtares Hafizi, i shoqi vrasës flet në Gjykatë: Ja sa kam paguar për të
Seanca fillimisht është zhvilluar me dyer të hapura, por më pas me kërkesën e të pandehurit, gjykata ka vendosur të mbyllë dyert. Kasemi ka thënë se ka 4 elementë të jetës në cift mes tij dhe gjyqtares së vrarë, Fildes Hafizi. Shqiptarja.com ka siguruar pjesë nga dëshmia e Kasemit në Gjykatë, ku ai ka bërë një llogari të shpenzimeve që ka bërë për Hafizin, ku ka përmendur të gjitha pagesat e bëra për të.
1 Nëntor 2018, 13:45 -
Foto për të mos u humbur, gjesti human i gazetarit të Report Tv, blen mandarina, ujë dhe biskota për policët
Në një postim në Facebook, gazetari Arsen Rusta shkruan se zgjodhi të bëjë këtë akt njerëzor pasi prej orës 8 të mëngjesit, 40 punonjës policie vijojnë të qëndrojnë në këmbë përpara Gjykatës.
24 Tetor 2018, 17:15 -
VOL-VO 4/ Gjykata lë në burg 24 anëtarët e bandës ‘Avdylaj’, mes tyre ish-deputetët Ndoka e Çuko
Është zhvilluar ditën e sotme në një seancë të gjatë, seanca në ngarkim të 34 të arrestuarve në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Gjykata ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ndërkohë që Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitje. 6 nga të arrestuarit janë lenë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerët do të vijojnë të mbeten në burg.
24 Tetor 2018, 08:53 -
Debat në gjyqin e Shullazit, avokatët: Prokurorët s'e kanë lexuar dosjen 10 mijë faqe, policia presion gjyqtarëve
Avokatët lexuan një deklaratë brenda në sallën e gjyqit, ku pretendojnë gjithashtu se gjyqtarëve po u bëhet presion duke rrethuar Gjykatën me forca policore, ndërsa shtuan se prokurorët nuk e kanë lexuar dosjen.
2 Tetor 2018, 12:36 -
Jepet pretenca te Krimet e Rënda/ 17 vite burg për Shullazin, 64 vite për të gjithë bandën
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë bandën. Pretenca është lexuar nga prokurorët Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, ndërsa Donika Prela s'ka qenë e pranishme.
2 Tetor 2018, 08:17 -
Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, fëmijët refuzojnë përballjen me babain
Ishin ftuar të dëshmonin në gjyqin ku i pandehur është babai i tyre për vrasjen e nënës Fildeze Hafizi, por fëmijët e mitur refuzojnë të përballen në gjykatë me Fadil Kasemin. Në një letër drejtuar Gjykatës, ata thonë se e kanë të pamundur përballjen
27 Shtator 2018, 15:52 -
Akuza për korrupsion me tenderat e ushqimeve, Gjykata e shpall të pafajshëm, Artur Zoto lë qelinë e burgut
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto. Zoto u arrestua 1 vit më parë pas akuzave të vartësit të tij, Iljaz Labi për korrupsion me tenderat e ushqimeve.
19 Shtator 2018, 14:35 -
Biznesmenit i bllokohen prona me vlerë 10 mln euro në Tiranë
Pasuria në emër të Luan Spahiut dyshohet se u përfitua nga veprimtari e paligjshme. Biznesmeni i dënuar me 5 vite burg në Gjermani për trafik kokaine nga Ekuadori. Si themeloi kompaninë e ndërtimit në Tiranë dhe ia la një gruaje nga Kolumbia
20 Mars 2018, 21:52