-
-
-
22 në burg dhe 7 në arrest shtëpie/ Jepet masa e sigurisë për trafikantët e klandestinëve
Seanca te Krimet e Rënda zgjat plot 12 orë. Ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar me dhjetëra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve. Për të siguruar një pasaportë të falsifikuar qytetarët e interesuar kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.
5 Shkurt 2019, 21:05 -
Nxjerrja e përgjimeve për blerjen e votave/ Prokuroria: Po hetojmë nga doli informacioni, jo gazetarët
Prokuroria deklaron se hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal por thekson se nuk po hetohen gazetarët që i kanë publikuar.
5 Shkurt 2019, 13:36 -
Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)
Detaje të reja lidhur me trafikun ilegal të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë. Report Tv mëson se pjesë e rrjetit kriminal ishte edhe kreu i shoqatës së vllehëve, i cili siguronte dokumente false për të interesuarit. Grupi kishte pajisur me pasaportë false edhe anëtarin e bandës së Shijakut. Arratiset organizatori i trafikut, Dritan Gramozi, Report Tv siguron përgjimet telefonike mes personave në kërkim. Seancë maratonë, Krimet e Rënda japin masat e sigurisë për 32 të arrestuarit
5 Shkurt 2019, 11:17 -
VOL-VO 4/ Apeli i Krimeve ndryshon masën e sigurisë, arrest shtëpie për dy ish-deputetët e PS e 4 të tjerë, burg për Avdylajt
Apeli i Krimeve ka dhënë masën e sigurisë arrest shtepie për dy ish-deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka të arrestuar në operacionin “Vol-vo 4”. Bashkë me ta, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie edhe për sportistin Elis Guri, për Zef Lazrin, Ardit Gjyriqi dhe Paulin Simoni. Ndërsa Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit mbetet në burg bashkë me Astrit Avdylin dhe 17 anëtarë të tjerë të bandës që trafikonin drogë
15 Nëntor 2018, 14:03 -
Deklarata e Avdylajt në gjyq, PD: Prokuroria të nisë hetimet. Dako: Për të qarë dhe për të qeshur të gjithë bashkë!
Replika të ndërsjellta mes PD dhe PS pas thirrjeve “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste”, nga Altin Avdylaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda. PD kërkon që prokuroria të nisë urgjentisht hetimet, ndërsa kryebashkiaku Vangjush Dako paralajmëron edhe deputetin Luciano Boci me padi pas akuzave të lëshuara nga Boci sot në selinë e PD.
13 Nëntor 2018, 16:32 -
Apeli shtyn për të enjten vendimin për grupin e Shijakut, Astrit Avdyli: Rroftë Dako, rroftë PS, i kam miq
Seancë maratonë kjo e sotmja te Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për 24 të arrestuarit e grupit "Avdylaj". Të pranishëm në seancë ishin 16 të pandehur ndërsa munguan dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
13 Nëntor 2018, 08:42 -
-
Replikat/Basha: Iu dhe Avdylajve leje për të ndërtuar restorant Pistën. Dako: Peshk që qelb dynjanë, padi të hënën!
Replika në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Shkak është bërë publikimi i akuzave të reja nga Basha, i cili e akuzon Dakon se iu ka dhënë një leje grupit të Avdylajve për të ndërtuar një restorant në Durrës. Dako, i përgjigjet Bashës dhe e paralajmëron se të hënën do të depozitojë një tjetër padi për shpifje.
27 Tetor 2018, 17:44 -
Përgjimet e Vangjush Dakos, socialistët të ndarë për përgjegjësinë
Deputetët socialistë janë të ndarë në qëndrimet e tyre nëse është normale që Vangjush Dako bashkëpunon në fushatë me personat problematikë të fisit të Avdulajve. Të pyetur nga Report TV disa thonë se nuk ka asnjë problem për sa kohë nuk provohet blerja e votës, ndërsa të tjerë thonë se një bashkëpunim i tillë nuk duhet të ekzistojë.
26 Tetor 2018, 14:28 -
Përgjimet me Avdylajt/ Burime: Dako në hetim për blerje votash e punësime të paligjshme, Prokuroria: S'është e vërtetë!
Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, Elton Qyno kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako është në hetim për blerje votash dhe punësime të paligjshme. Hetimet kanë nisur që në qershor të 2017 pas përgjimeve mes Dakos dhe anëtarëve të grupit të Shijakut. Por në një reagim zyrtar për Report Tv, Prokuroria mohon që Dako të jetë marrë në pyetje apo të jetë në hetim.
26 Tetor 2018, 14:05 -
Përgjimet, Basha: Dako të merret i pandehur/ Kryebashkiaku: O toç i Saliut, shihemi në gjyq
Për Bashën, përgjimet janë një provë e qartë dhe Dako duhet të merret i pandehur, pasi sipas tij, kryebashkiaku i Durrësit pranoi se ‘ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet’. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit, që e cilëson Bashën si ‘toç’ të Saliut, që i ka të lyera duart me gjak.
26 Tetor 2018, 11:32 -
-
-
Basha: Teatri vija e kuqe, gati për zgjedhje të parakohshme, por më parë të zgjidhen dy çështje
Basha u shpreh se kriminelët i siguruan Ramës 10-15 mandate në zgjedhje dhe kjo sipas tij shpjegon “kapjen e drejtësisë dhe emërimin e Arta Markut për të shkatërruar hetimin dhe transferimin e prokurorëve”.
25 Tetor 2018, 13:22 -
Gjykata e la në burg, ish-deputeti Çuko: U bëmë kurban të integrimit në BE
Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba, që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe jo më të kishte transferuar një të dënuar.
25 Tetor 2018, 07:28 -
Ndërpritet seanca për Avdylajt te Krimet e Rënda, një prej të arrestuarve humb ndjenjat në gjyq (FOTO+EMRI)
Gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një prej të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti dhe është transportuar me urgjencë për në spital.
24 Tetor 2018, 11:14 -
-
VOL-VO 4/ Gjykata lë në burg 24 anëtarët e bandës ‘Avdylaj’, mes tyre ish-deputetët Ndoka e Çuko
Është zhvilluar ditën e sotme në një seancë të gjatë, seanca në ngarkim të 34 të arrestuarve në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Gjykata ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ndërkohë që Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitje. 6 nga të arrestuarit janë lenë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerët do të vijojnë të mbeten në burg.
24 Tetor 2018, 08:53
