-
Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shoqëruar prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Ai akuzohet për korrupsion dhe po hetohet për këtë akuzë sipas Prokurorisë. Ndalimi i prokurorit është bërë nga oficerët në sallën e gjyqit. Çoçoli është lënë i lirë disa orë pas shoqërimit. Report Tv mëson se Çoçoli ka qenë në përgjim. Ai është akuzuar në korrik të 2018 nga një grua rome se i kishte marrë 1 mijë euro për kthimin në shtëpi të vajzës së rrëmbyer, por ai nuk e ka zgjidhur këtë çështje si dhe ka lënë të lirë rrëmbyesin.
14 Janar 2019, 18:24 -
Po transportonin drogë me çanta për në Greqi, kapen në kufi dy shqiptarët
12 Janar 2019, 22:53Policia e Gjirokastrës, ka sekuestruar një sasi droge, e llojit kanabis, në afërsi të vijës së gjelbër pranë kufirit të Kakavijës, ku mësohet se janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët po e transportonin lëndën narkotike me çanta.
-
Ishte bllokuar me 400 krerë bagëti, lirohet pas 13 orësh blegtori në Dropull
9 Janar 2019, 21:55Blegtori Astrit Nikoli gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike me studion e lajmeve për Report Tv, bëri një apel për ndihmë dhe u shpreh se ndodhet në qiell të hapur me 400 krerë bagëti që e shoqërojnë e që janë në urgjencë për ushqim.
-
Blegtori i bllokuar me 400 krerë bagëti në Dropull, apel për ndihmë në Report Tv, prefektura vihet në lëvizje
9 Janar 2019, 13:33Report Tv kontaktoi menjëherë me Alket Nikollin, blegtorin e bllokuar në Dropull bashkë me 400 krerë bagëti. Ai apeloi për ndihmë nga prefektura dhe institucionet përkatëse, ndërkohë që prefekti Astrit Aliaj garantoi se do t'i jepet ndihma e nevojshme Nikollit. Prefekti i Gjirokastrës mësohet se ka nisur një grup pune drejt bariut të bllokuar.
-
-
Ishte duke kaluar në rrugë, ‘Jeep’-i përplas për vdekje kalimtarin në Gjirokastër (EMRI)
2 Janar 2019, 15:57Shkëlqim Late 60-vjeç ishte duke kaluar në rrugë në momentin kur u përplas nga një makinë tip ‘Jeep’ me targë AA331ET me drejtues Arjanit Barjamin.
-
Gjatë kohës me shi uji vërshonte në rrugë, ndërhyhet në murin e liqenit të Viroit në Gjirokastër
27 Dhjetor 2018, 21:21Muri rrethues që mban ujin e liqenit të Viroit në Gjirokastër është duke u sistemuar. Report tv disa herë ka sjellë në vëmendje problematikën ku si pasojë e rritjes së nivelit të liqenit të Viroirt uji vërshonte në rrugë duke bllokuar edhe rrugës nacionale që lidh bregdetin e jugut me pjesën qendrore të vendit.
-
Kryemadhi nga Gjirokastra: Më 30 qershor do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare
27 Dhjetor 2018, 17:35Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi tha se në datë 30 qershor sipas informacioneve që ka ajo dhe partia e saj do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme përveç atyre lokale.
-
Prag festave të fundvitit, në Gjirokastër rriten çmimet e produkteve ushqimore
26 Dhjetor 2018, 16:13Ashtu si në të gjitha qytete e vendit edhe Gjirokastra nuk i ka shpëtuar rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Qytetarët shprehen se në këtë periudhë çmimet e produkteve ushqimore pësojnë rritje çdo vit, por ndryshe nga vitet e kaluara agrumet nuk e kanë ndryshuar çmimin. Ajo që ka pësuar më shumë rritje të çmimit është qepa dhe patatja, që për shqiptarët janë ushqimet bazë.
-
Shkrumbohet një makinë në Gjirokastër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)
19 Dhjetor 2018, 07:25Një automjet në Gjirokastër, i parkuar përpara një banese, është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga flakët e zjarrit.
-
Librat anti-shqiptare, Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: S'i kërkuam ne, distancohemi nga veprimi i Panajot Barkës
17 Dhjetor 2018, 16:10Universiteti i Gjirokastrës sqaron se librat që Panajot Barka po i sillte në Shqipëri nga Greqia, i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit. Sipas Rektorit Bektash Mema, Universiteti "Eqerem Çabej" nuk ka marrë asnjë kërkesë për dorëzimin e tillë librave në departamentit.
-
Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek
8 Dhjetor 2018, 13:28Deputeti i pavarur grek Nikolas Nikolau u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë, ndërsa polici Marios Gogolos. të cilit iu gjet dhe arma është nën masën e arrestit.
-
Lija e dhenve përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, më të prekurit fëmijët e kopshteve dhe shkollave
5 Dhjetor 2018, 19:10Variçela prej disa ditësh është prezente në kopshtet e Gjirokastrës. Janë 9 fëmijë të cilët janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në Drejtorinë e Shëndetit Publik të këtij qarku akoma nuk ka të dhëna se sa është numri zyrtar i të prekurve nga kjo sëmundje.
-
Gjirokastër, përroi i Çullos rrezik për përmbytje, banorët: Askush nuk po merr masa
26 Nëntor 2018, 20:46Reshjet e shiut e rëna gjatë ditëve të fundit po e vështirësojnë situatën sa i përket manaxhimit të përrenjëve. Në Gjirokastër përroi i Çullos rrezikon të mbyt dhjetra shtëpi të cilat janë ndërtuar në brigjet e përroit. Ndërkohë një problem i ngjashem është edhe në Elbasan ku përroi i Zaranikës rrezikon disa familje si pasojë e prishjes së argjinaturës
-
Zgjedhjet në PD/ Dasho Aliko i Lazaratit do të drejtojë demokratët e Gjirokastrës
25 Nëntor 2018, 15:33Dasho Aliko zëvendëson në këtë post, Roland Bejkon i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Të dy, si Aliko dhe Bejko vijnë nga Lazarati, fshati i cili për gati 2 dekada u zhvillua duke mbjellë dhe trafikuar kanabis.
-
Gjirokastër/ Shembet muri anësor i kishës ortodokse në Nokovë, kryeplaku: Kemi njoftuar institucionet
24 Nëntor 2018, 17:06Rrëzimi i murit anësor të Kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Nokovë të Gjirokastrës rrezikon shembjen. Alarmin e jep kryeplaku i fshatit Anesti Shupuli, i cili ka kërkuar ndihmën e mënjëhershme të Ministrisë së kulturës. Kisha ortodokse daton në shekullin e 19 dhe konsiderohet si objekt i trashëgimisë kulturore.
-
Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg kanabis me destinacion Greqinë, tre të arrestuar
22 Nëntor 2018, 22:37Droga po transportohej me një automjet i cili vinte nga Saranda, me destinacion kufirin me Greqinë. Automjeti iu nënshtrua
-
Gjirokastër, nis gjyqi për mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 11-vjeçareje
21 Nëntor 2018, 17:40Në gjykatën e Gjirokastrës është zhvilluar këtë të mërkurë seanca gjyqësore në lidhje me rastin e 11 vjeçares nga fshati Kalasë i Delvinës. E mitura u ngacmua seksualisht nga mësuesi i saj 60 vjeçar dhe kanë qenë pikërisht gjyshërit e vajzës që e kanë denoncuar rastin në Report tv në prill të këtij viti. Dy palët janë përballur në sallë, ndërsa nxënësja e mitur ka shfaqur frikë gjatë kohës që ishte përballë ish mësuesit të saj.
-
Reshjet e shiut, uji i Drinos vërshon rrugëve të Gjirokastrës, probleme në qarkullim (VIDEO)
20 Nëntor 2018, 21:15Një situatë emergjente është krijuar si pasojë e motit të keq në qytetin e Gjirokastrës ku ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, duke dalë nga shtrati e duke përmbytur këtë urë.
-
Ministri i Brendshëm Lleshaj takim me strukturat në Gjirokastër: Krijoni siguri për qytetarët (VIDEO)
20 Nëntor 2018, 11:04Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Policinë e Gjirokastrës.